Islami, siç dihet, është i ndërtuar mbi pesë shtylla. Këtë e dëshmon edhe thënia e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhëruar dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit.”
Për Haxhin dëshmon edhe Kur’ani, i cili u bën thirrje besimtarëve që ta kryejnë atë.
Si të gjitha adhurimet e tjera, edhe Haxhi ka si qëllim pastrimin shpirtëror të njeriut. Nëpërmjet këtij pastrimi njeriu arrin që të jetë sa më afër me Krijuesin e tij dhe i nderuar në mesin e njerëzve e të shoqërisë ku jeton.
Për këtë Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Haxhi është pastrim (gjynahesh) mes tij dhe një Haxhi para tij; Ramazani është pastrim (gjynahesh) mes tij dhe një Ramazani para tij; Xhumaja është pastrim (gjynahesh) mes saj dhe një Xhumaje më përpara.”
Fjala Haxh përmendet 11 herë në Kur’anin Famëlartë dhe ajetet në të cilët përmendet fjala haxh janë:
Ajeti 158 i sures Bekare që thotë: “Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s’ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm.”
Ajeti 189 i sures Bekare, i cili thotë: “Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin
paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!”
Ajetet 196-197 të sures Bekare: “Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe
mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim,
lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
197. Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!”
Ajeti 97 i sures Ali Imrani i cili thotë: “Në të ka shenja të qarta (që janë): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti që) kush hyn në të është i sigurt; dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.”
Ajeti 3 i sures Teube i cili thotë: “Ja shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh: “Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo detyrim ndaj idhujtarëve”. Nëse ju (idhujtarë) pendoheni, është më mirë për ju; por, nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoni Allahut! Njoftoji mohuesit për dënimin e dhembshëm (që i pret).”
Ajeti 27 i sures Haxhxh, i cili thotë: “Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta.”
Këto ishin ajetet në të cilat përmendet fjala haxh. Sigurisht ka edhe ajete të tjera në të cilat përmenden rregulla e haxhit dhe vendet e shenjta në të cilat shkojnë haxhijtë gjatë kryerjes së adhurimit të Haxhit.
Mësimet nga ajetet e Haxhit
Me të vërtetë që këto ajete, si të gjithë ajetet e Kur’anit Famëlartë, përmbajnë mësime të shumta e të ndryshme. Prej atyre mësimeve janë:
1- Vendet që janë tregues të paraqitjes së mëshirës, fuqisë dhe mrekullive të Zotit si Safaja dhe Mervaja, duhet të jenë të respektuara, në mënyrë që kujtimi për ata njerëz të pastër dhe përpjekjet e tyre të mbeten gjatë përgjithmonë.
2- Safaja dhe Mervaja janë prej simboleve të Allahut. Është shkolla e monoteizmit që na zbulon neve dëshirës e Allahut të Madhëruar në tubimin e miliona njerëzve me gjithë ndryshimet e tyre ata janë të veshur me veshje të përbashkët. Është shkolla e profetësisë e cila na sqaron vullnetin e fortë të profstit Ibrahim kur e la bashkëshorten dhe fëmijën e tij në atë vend të thatë. Është shkollë për njeriun që i mëson atij kryrjen e ritualit në një kohë të shkurtër por që lë ndikim në shpirtin e tij deri në fund të jetës së tij. Ajo i mëson njerëzve se nëse lëvizin bashkarisht drejt të mirës do ta ndjejnë mëshirën e Allahut në shoqërinë e tyre. Ecje mes kodrinës së Savssë dhe Mervasë i mëson njeriut që të braktisë petkun e mendjemadhësisë e të mburrjes. Na mëson se femra dhe fëmija kanë pjesë në ringjalljen e emrit të Allahut.
3- Adhurimet duhet të bazohen te dashuria dhe vullnetarizmi larg mburrjes dhe përtacisë.
4- Vlera e punës lidhet me nijetin. Edhe politeistës para islamit e kryenin ecjen mes këtyre dy kodrinave, por ata vendosnin nga një idhull në çdo kodrinë dhe i preknin kur mbërrinin duke beduar se këta idhuj u sjellin mirësi. Besimtarët musliman e bëjnë ecja mes këtyre dy kodrinave për të fituar kënaqësinë e Allahut.
5- Allahu është falenderues për robtë e Tij për adhurimet e tyre siç thotë ajeti: “innallahe shakirun alijm.” Po ashtu është i Gjithditur për gjithçka që ne bejmë flasim dhe mendojmë.
6- Njeriu jetën e tij duhet ta koordinojë në bazë të kohës dhe programit, ashtu si Zoti që ka ndarë dhe ka programuar kohën e kryerjes së namazit për njerëzit.
7- Punë e mirë është ajo punë për të cilën udhëzon mendja dhe feja dhe që kryhet në bazë të devotshmërisë, e jo në bazë të traditave të të parëve. Nuk duhet që traditat e kota dhe trillimet t’i konsiderojmë si vepra të mira.
8- Adhurimet duhet të kryhen në formën më të plotë dhe pa mangësi.
9- Adhurimet në përgjithësi dhe haxhi në veçanti, duhet të bëhen me qëllim afrimi te Krijuesi. Nuk shkohet në haxh me qëllim turizmi.
10- Dispozitat e fesë nuk kanë ardhur për t’i munduar njerëzit. Nëse dikush nuk ka mundësi financiare dhe shendetësore nuk e ka obligim haxhin.
11- Frika nga dënimi i Allahut paraprin devotshmërinë e cila është qëllimi i dispozitave të fesë.
12- Umra dhe Haxhi temmetu është detyrë e haxhinjve që banojnë jashtë Mekës
Kurse banorët e Mekës kanë një lloj tjetër haxhi që quhet Haxhi (Haxhul kiran. Ai është detyrim për banorët e Mekës dhe kush është larg prej saj, jo më shumë se 48 milje. Haxhul ifrad. Ky Haxh, gjithashtu, është detyrim për banorët e Mekës dhe kush është prej saj, jo më larg se 48 milje. Banorët e Mekës mund të zgjedhin ndërmjet Haxhul kiran dhe Haxhul ifrad.
13- Adhurimet në Islam janë në kohë të caktur. Namazi është pesë herë në ditë agjërimi në muajin e Ramazani dhe Haxhi në muajin Dhul Hixheh. Kjo ndikon jashtëzakonisht në shpirtin e besimtarëve.
14- Nuk duhet të ndotet atmosfera e Haxhit apo Mekës apo Medines spo i vendeve të tjera të shenjta me erën e gjynaheve dhe mëkateve.
15- Besimi dhe bindja se Allahu është i Gjithdijshëm për gjithçka përçon në energji dhe shpresë te njeriu për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tij: ue ma tealuu min khajrin ja’lemhullahu.
16- Njeriu, ayhtu siç ka nevojë për pajisje e furnizim kur shkon në një vend tjetër, po ashtu ka nevojë për pajisje dhe furnizim kur shkon në Haxh dhe pajisja më e mirë për haxhin është devotshmëria.
17- Devotshmëria është tregues i arsyetimit dhe i logjikimit.
18- Kryerja e detyrimeve fetare ka të bëjë me aftësitë e çdo individi. Zoti u ka vënë detyra njerëzve sipas aftësive dhe mundësive të tyre fizike dhe materiale.
19- Duhet që Haxhi të jetë i ngjyrosur me çiltërsinë. Mohimi i haxhit është mosbesim.
20- Njerëzit përfitojnë nga kryerja e adhurimeve dhe obligimeve të caktuara nga Krijuesi sepse Ai është i Pasuri Absolut.
21- Thirrja për haxh ka ndikuar në çdo kohë te besimtarët dhe do të vazhdojë ndikin e saj edhe në të ardhmen.
22- Profetët janë pionierët e të udhëruarit për të mira dhe të ndalarat nga të këqijat.
23- Shkuarja në haxh është mbërritje në praninë e të dashurve të Allahut siç thotë Kur’ani “të vijnë ty” dhe nuk ka thënë t’i vijnë atij.
24- Allahu lajmëron se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kjo përftohet nga fraza: je’tijne.
25- Duhet që muslimanët të shkojnë në haxh që të përfitojnë nga dobitë e toj të shumta morale, ekonomike, shpirtërore, sociale, politike dhe psiqike.
26- Urdhërat e Allahut janë për të mirën e njerëzve
27- Filozofia e adhurimeve është përmendja e Allahut
28- Elementi kohë ka ndikim të madh në lutje dhe përgjërim.
29- Të gjitha mirësitë janë nga Allahu dhe prej atyre mirësive janë edhe bagëtitë që bëhen kurban dhe prej të cilave përfitojnë njerëzit në nevojë madje edhe vizitorët e Shtëpisë së Allahut. Ndryshe ishte në kohën para Islamit ku haxhiu e kishte të ndaluar ngrënien e mishit të kurbanit.
30- Të pasurit në haxh nuk duhet të jenë të pavëmendshëm ndsj të varfërve por të kundesen për ata duke i ushqyer siç thotë ajeti 28 i sures Haxh: …..
Të dashur vëllezër dhe motra!
Haxhi është paraqitje e bukur e mallëngjimit dhe i adhurimit.
Haxhi është ai që gjallëron historinë e jetës së profetëve në vetat tona, prej tyre Profeti Ibrahim profeti Ismail dhe Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te dhe familjen e tij). Haxhi është qendra botërore e tubimit të muslimanëve. Haxhi është qendra ndërkombëtare e shkëmbive të lajmeve dhe e situatave në botën islsme. Haxhi mbështetës i ekonomisë së muslimanëve sepse në kohën e haxhit punësohen me mijëra punëtorë. Haxhi është koha më e përshtatsjme dhe më e volitshme për preduëikim, për demaskimin e kurtheve, për përkrahjen e të privuarve, dhe për forcimin e unitetit të muslimanëve.
Haxhi është koha më e mirë për pendim, për përmendjen e Allahut për kujtimin e vdekjes e të Ringjalljes. Haxhi është shkolla e edukimit e pastrimit dhe e humanizmit.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ai njeri që e kryen Haxhin të plotë dhe të saktë, pastrohet prej mëkateve dhe kthehet si atë ditë që e ka lindur e ëma.”
E lus Allahun e Madhëruar që të na e mundësojë këtë adhurim madhështor! Alllahu ia pranoftë haxhin vëllezërve dhe motrave që kanë shkuar në Shtëpinë e Shenjtë! https://youtu.be/tnPingDaT5c

