Njohje me Fondacionin e Kur’anit
Falënderimi është vetëm për Allahun e Madhëruar, i Cili është Zoti Një dhe i Vetëm. Paqja dhe Mëshira e Tij qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasuan, e pasojnë dhe do ta pasojnë deri në Ditën e Kiametit! Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ky (Kur’ani) i udhëzon në atë që është më e drejtë.”
Kur’ani Kerim është libri udhërrëfyes, të cilin Allahu e zbriti për mbarë njerëzinë. Është më se e ditur se çdo shoqëri, pa dallim race e kombi ka nevojë për një kushtetutë të përbashkët, të pastër e të përhershme.
Kur’ani është Libri udhërrëfyes, të cilin Allahu e zbriti për mbarë njerëzinë. Është e ditur se çdo shoqëri, pa dallim race e kombi ka nevojë për një kushtetutë të përbashkët, të pastër e të përhershme.
E kjo kushtetutë është Libri i Allahut të Plotfuqishëm, Kur’ani fisnik, i cili përmban gjithçka, për të cilat ka nevojë mbarë njerëzia, në çdo kohë e në çdo vend. Sigurisht, këto ligje dhe rregulla kanë nevojë për njohje dhe njohja arrihet nëpërmjet studimeve të Kur’anit fisnik. Për këtë, me ndihmën e Allahut dhe falë përpjekjeve të institucioneve përkatëse dhe besimtarëve të devotshëm, u bë i mundur themelimi i Fondacionit të Kur’anit në vendin tonë në vitin 2000.

