Ndalimi i pijeve alkoolike në Islam – pjesa e dytë

Në suren Ahzab, ajeti 36 Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍۢ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَٰلًا مُّبِينًا

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.”

Burimi i dytë i Sheriatit të pastër islam është sunneti i Profetit Muhamed dhe i familjes së tij të pastër e të dëlirë.

Në Kur’anin e shenjtë ka ajete që na urdhërojmë t’i bindemi të Dërguarit duke zbatuar porositë dhe urdhërat e tij. Prej atyre ajeteve të Kur’ani janë:

Në suren Hashr, ajeti 7 Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا

“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”

مَّن يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ ٱللَّهَ ۖ 

“Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut…”

Në këto ajete të begata shihet qartë se është detyrë zbatimi i porosive dhe i urdhrave të Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ndër ato janë edhe urdhërat dhe porositë për largimin nga përdorimi i pijeve alkoolike. 

Në vijim kemi përzgjedhur 40 hadithe nga Profeti dhe Ehli Bejti i tij i pastër e i dëlirë që flasin për ndalimin e alkoolit, për dëmet e tij dhe për dënimin që e pret në Jetën Tjetër. 

1- Alkooli dhe besimi kurrë nuk bashkohen

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kurrë nuk bashkohet alkooli dhe besimi në brendinë dhe në zemrën e një njeriu.” 

(El Biharu: 79/152/58.)

2- Të mallkuarit

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Allahu e ka mallkuar alkoolin, shtrydhësin e tij, kultivuesin (ruajtësin) e tij, pirësin e tij, atë që e shërben atë (alkoolin), shitësin e tij, blerësin e tij dhe atë që ushqehet me vlerën (të ardhurat) e tij, mbartësin e tij dhe atë (mjetin) me të  cilin e mbart atë (alkoolin).” (Amali i Sadukut:346/1.)

3- Alkooli është nëna e të këqijave dhe e të ndytave

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Alkooli është nëna e të këqijave dhe e mëkateve të mëdhaja.” (Kenzul Ummal: 13181.)

4- Alkooli është nëna e të ndytave

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Alkooli është nëna e të ndytave.” (Kenzul Ummal: 13183)

6- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Alkooli është tubuesi i mëkateve, nëna e të ndytave dhe çelësi i të këqijave.” (Biharul Anuar: 79/149/58) 

7- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “E gjithë e keqja është vendosur në një shtëpi dhe çelësi i saj është pirja e alkoolit.” (Biharul Anuar: 58/148/58)

Ndalimi i uljes në tryezën që gjendet alkool

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Jetën Tjetër, të mos ulet në tryezën në të cilën pihet alkool.”

Imam Aliu (as) ka thënë: “Mos u ulni në atë tryezë në të cilën pijet alkool sepse robi (njeriu) nuk e di se kur do të merret (do të vdesë).”

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “I mallkuar i mallkuar është ai që ulet me vullnetin e tij në tryezën në të cilën pihet alkool.”

Shkaku i ndalimit të alkoolit

12- Kur Mufaddal e pyeti Imam Sadikun (as) për shkakun e ndalimit të alkoolit, imami i ka thënë: “Allahu e ndaloi alkoolin përshkak të shkatërrimit që ai sjell sepse i varuri te alkooli trashëgon rrënqethje, rrahje të shpejta të zemrës nga frika, ia largon dritën atij (përdoruesit), ia shkatërron personalitetin, e bën të guximshën në kryerjen e mëkateve, shkakton gjakderjen, përdoruesi i tij kryen prostuticion, atij (kur dehet) nuk i besohet nga mospërdhunumi i të afërmeve të tij femra dhe përdoruesi i alkoolit i shtohen më shumë të keqëijat,”  

Ndëshkimi i pirësit të alkooli

15- Imam Aliu (as) ka thënë: “Ai që pi alkool dhe e di që është haram (i ndaluar), Allahu do t’i japë me pi gjak dhe qelb që del nga banorët e Xhehenemit.” 

Imam Aliu (as) ka thënë: “Ai që është i varur nga alkooli do ta takojë Allahun si të jetë pagan.”

23- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Pirësi i alkoolit do të dalë nga varri i tij dhe në mes të dy syve të tij është shkruar: I larguar nga mëshira e Allahut.”

31- Transmetohet nga Ebi Abdilahu, imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Katër grupe nuk do të hyjnë në parajsë: 1- fallxhorët 2- hipokritët 3- pijanecët 4- thashethemexhijtë.” (Kenzul Ummali: vëll. 5, hadithi 13186)

34- I Dërguari i Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Katër persona nuk i shikon Allahu në Ditën e Kijametit: keqtrajtuesi i prindërve, thashethemexhiu, përgënjeshtruesi (mohuesi) i kaderit dhe alkoolisti.”

40- Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Pirësi i alkoolit është i mallkuar. Pirësi i alkoolit është si adhuruesi i idhujve dhe në Ditën e Kijametit do të tubohet me Faraonin dhe Hamanin.” https://youtu.be/ZvivrSrA5yA