Prej llojeve të shkujdesjes që përmenden në Kur’anin e Shenjtë janë:
1- Shkujdesja ndaj argumenteve e shenjave të Allahut
Ka shunmë njerëz që janë të shkujdesur ndaj argumenteve dhe shenjave të Allahut që gjenden në gjithësi dhe në vetat e tyre, të cilat sqarojnë madhështinë, fuqinë, dijen dhe urtësinë e Krijuesit të Plotfuqishëm. Në suren Junus ajeti 92 thuhet:
}وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ عَنْ آَيَاتِنَا لَغَافِلُونَ{
“…Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve janë të pavëmendshëm (të shkujdesur, moskokëçarës) ndaj shenjave Tona.”
Në suren Jusuf, ajeti 105 Allahu thotë për të shkujdesurit:
}وَكَأَيِّنْ مِنْ آيَةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَمُرُّونَ عَلَيْهَا وَهُمْ عَنْهَا مُعْرِضُونَ{
“Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin!”
Këta të shkujdesur i shohin shenjat e Allahut por nuk mendojnë thellë në to.
Në suren Lukman ajeti 7 Allahu i Madhëruar thotë:
}وَإِذَا تُتْلَى عَلَيْهِ آيَاتُنَا وَلَّى مُسْتَكْبِرًا كَأَنْ لَمْ يَسْمَعْهَا كَأَنَّ فِي أُذُنَيْهِ وَقْرًا {
“Kur ndonjërit prej tyre i lexohen shpalljet Tona, ai e kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar, sikur i janë shurdhuar veshët…”
Këta as nuk i afrohen Librit të Allahut, as nuk e lexojnë e as nuk marrin mësime prej tij. Ata hiqen mendjemëdhenj dhe bëjnë sikur nuk dëgjojnë.
2– Shkujdesja ndaj adhurimit të Allahut
Njeriu i shkujdesur ecën i humbur në rrugët me gjemba të jetës. Ai i shfrytëzon të gjitha energjitë e tij për të punuar për këtë botë të vdekshme e kalimtare dhe harron atë për të cilën është krijuar, që është adhurimi i Krjuesit të tij. Njeriu i shkujdesur nuk ka shqetësim tjetër veçse të shijojë kënaqësitë e kësaj bote dhe të vrapojë vetëm pas epsheve dhe dëshirave të kësaj bote kalimtare. Ai është shkujdesur ndaj bindjes së Krijuesit të tij, largohet nga adhurimi i Tij, i shpërfill detyrat dhe obligimet, bëhet ekstravagant në mëkate dhe bën shumë vepra të këqija. Atij i pëlqen që ta shohin të tjerët kur bën ndonjë vepër apo ndonjë adhurim. Në suren Maun ajetet 4-7 Allahu i Madhëruar thotë:
}فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ .الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ. الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ .وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ{
“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.”
Allahu u ka premtuar ndëshkim të rëndë e poshtërues atyre që bëhen arrogantë ndaj adhurimit të Tij. Këtë e thotë në suren Gafir, ajeti 60:
}إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ{
“…Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!
3- Shkujdesja ndaj Jetës Tjetër dhe ndaj llogaridhënies në atë Jetë
Shkujdesja ndaj bindjes së Allahut dhe shkujdesja ndaj përgatitjes për Jetën e Përtejme është një sëmundje e cila ka prekur shumë njerëz.
Në suren Enbija, ajetet 1-3, Allahu i Madhëruar thotë:
}اقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ مُعْرِضُونَ . مَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنْ رَبِّهِمْ مُحْدَثٍ إِلا اسْتَمَعُوهُ وَهُمْ يَلْعَبُونَ . لاهِيَةً قُلُوبُهُمْ{
“Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta). Sa herë që atyre u vjen nga Zoti i tyre ndonjë paralajmërim i ri, ata e dëgjojnë, duke u tallur me të. Zemrat e tyre janë të hutuara…”
Shkujdesja e bën robin të harrojë Krijuesin e tij dhe Jetën Tjetër. E bën atë të kapet fort pas jetës së kësaj bote, duke e larguar atë nga Jeta Tjetër dhe nga të kujtuarit e vdekjes. Kështu që ai është i humbur dhe i shkujdesur për Ditën e Gjykimit, në të cilën do japë llogari për gjithçka që ka vepruar në këtë jetë. Me fjalë përmbledhëse, shkujdesja e çn njeriun në mosbesim. Kur i vjen vdekja njeriu i shkujdesur e jobesimtarë dëshiron të kthehet në këtë jetë, siç thotë Allahu i Madhëruar në suren Mu’minu, ajetet 99-100:
}حَتَّى إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ . لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ{
“Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.”
Ndërsa në suren Kaf, ajetet 19-22 Allahu thotë:
}وَجَاءَتْ سَكْرَةُ الْمَوْتِ بِالْحَقِّ ذَلِكَ مَا كُنْتَ مِنْهُ تَحِيدُ . وَنُفِخَ فِي الصُّورِ ذَلِكَ يَوْمُ الْوَعِيدِ . وَجَاءَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَعَهَا سَائِقٌ وَشَهِيدٌ . لَقَدْ كُنْتَ فِيغَفْلَةٍ مِنْ هَذَا فَكَشَفْنَا عَنْكَ غِطَاءَكَ فَبَصَرُكَ الْيَوْمَ حَدِيدٌ{
“Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e Jetës Tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t’i ikje. Dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e kërcënimit. Çdokush do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) grahës dhe një (engjëll) dëshmitar. (Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qenë i pavëmendshëm (i shkujdesur) për këtë. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”
Domethënë ti ishe i pavëmendshëm ndaj kësaj Dite duke u preokupuar me kënaqësitë kalimtare të jetës së dynjasë. As nuk e kujtoje dhe nuk u përgatite për këtë Ditë. Tani e sheh të vërtetën, se çfarë ka pas jetës së dynjasë, për të cilën ishe i shkujdesur, po largohesh nga dynjaja që të mashtroi dhe të robëroi.
4- Shkujdesja ndaj lutjes së Allahut
Kurani i Shenjtë tregon qartë rrezikun e të qenit i pavëmendshëm dhe i shkujdesur ndaj lutjes, që është adhurim dhe përkujtim i Allahut. Allahu i Madhëruar në suren Ahkaf, ajeti 5 thotë:
قال الله تعالى: وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ يَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ مَنْ لَا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَنْ دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ{
“Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?!
Ky ajet fisnik sqaron dhe paralajmëron ata që janë të shkujdesur se ato që ata adhurojnë, përveç Allahut të Plotfuqishëm, janë të pavetëdijshëm për lutjen e jobesimtarëve. Ata bëjnë atë që intelekti e mohon plotësisht dhe se ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së Zotit të tyre.
Këta jobesimtarë kanë hyrë në baltën e pakujdesisë nga portat e saj më të gjëra, kështu që ata meritojnë të përshkruhen si më të devijuarit e krijesave.
5- Shkujdesja ndaj të mësuarit prej sjelljes së të parëve
Historitë që gjenden në Kur’an, shëmbëllsimet dhe shembujt e tij, tregojnë shumë qartë nevojën e madhe të leximit, studimit e të dëgjimit të tyre po ashtu ato ftojnë në nxjerrjen e mësimeve nga jeta e të parëve. Prej historive dhe shembujve që përmend Allahu në Kur’ani është historia e Faraonit dhe e trupit të tij. Në suren Junus, ajeti 92 thuhet:
}فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ عَنْ آيَاتِنَا لَغَافِلُونَ {
“Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje.” Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.”
Ky ajet tregon se shumica e njerëzve janë të pavëmendshëm ndaj ajeteve të Allahut të Madhëruar, të cilat ftojnë në frikën ndaj Tij. Historia e Faraonit dhe mbijetesa e kufomës së tij është dëshmia dhe shenja më e mirë e fuqisë së Allahut të Plotfuqishëm.
Për t’u zgjuar nga gjumi i shkujdesjes, Allahu i Madhëruar na thotë në suren Haxh, ajetet 1 dhe 2:
﴿ يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ إِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَيْءٌ عَظِيمٌ * يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّا أَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَارَى وَمَا هُمْ بِسُكَارَى وَلَكِنَّ عَذَابَ اللَّهِ شَدِيدٌ ﴾[الحج: 1، 2].
1. “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe!”
2. “Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” https://youtu.be/o-KpdYa5NS4

