Çfarë është Kur’ani?

Kur’ani, Libri i fundit i Allahut, përmban për njeriun programin më të plotë dhe më të përkryer të jetës. Kur’ani është i vetmi Libër që i siguron njeriut lumturinë e vërtetë në të dyja jetët. Kur’ani është drita e përjetshme. Ai është anija e shpëtimit në mesin e dallgëve të fuqishme të jetës. 

Përmbajtja e Kur’anit është aq mahnitëse dhe aq madhështore, saqë i ka detyruar mendimtarët dhe dijetarët e shumtë jomyslimanë ta pranojnë madhështinë e këtij Libri të Shenjtë. 

Poeti dhe mendimtari i njohur gjerman, Gëte ka thënë: “Kemi arritur të përparojmë në shkencë dhe në dije dhe kemi grisur perdet e fanatizmit të kotë; por madhështia e mësimeve të shenjta të Islamit dhe të Kur’anit kanë ngjallur habi te ne dhe është afër koha kur ky Libër mahnitës do ta tërheqë botën drejt tij dhe do të lërë gjurmë në shkencën dhe në dijen e botës dhe në fund, të bëhet boshti i globit.”

Kur’ani i Shenjtë është kushtetuta e përsosur e jetës. Ai është mrekullia e përjetshme, që ia Allahushpalli Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).  

Allahu i Plotfuqishëm ka premtuar se do ta mbrojë Kur’anin nga çdo intrigë e ndryshim. Këtë e dëshmon ajeti 9 i sures “Hixhr”, që thotë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” Drita e këtij Libri të Shenjtë nuk mund të shuhet me fjalë e me intriga djallëzore. Kjo dritë do të vazhdojë të ndriçojë zemrat, shpirtrat, ndërgjegjet dhe mendjet e njërëzve deri në Ditën e Fundit të kësaj jete. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.” (Sure “Teube”, ajeti 32.)

Është detyrë e të gjithë myslimanëve, pa dallim race, gjuhe, kombësie e shkolle (medhhebi), që të njihen sa më shumë me Kur’anin e Shenjtë dhe ta zbatojnë atë në jetën e tyre të përditshme. 

Çfarë është Kur’ani?

– En Nuru (drita):“… Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), “me të cilin Allahu udhëzon ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen dhe vullnetin e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.” (Sure “Maide”, ajetet 15-16)

– El Huda (udhëzuesi): “Ky është libri që nuk ka dyshim në të, është udhëzues…” Sure “Bekare”, ajeti 2).

– Edh Dhikër (kujtues): “Sigurisht, Ne e kemi shpallur dhikrin (Kuranin) dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (Sure “Hixhr”, ajeti 9).

 – Kaulun fasllun (fjala ndarëse): “Vërtet, ai (Kur’ani) është një Fjalë ndarëse.” (Sure “Tarik”, ajeti 13).

– El arabijju (në gjuhën arabe): “Kështu Ne shpallëm këtë Kur’anin arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që të ruhen ose ai (Kur’ani) t’iu sjellë atyre përvojë mësimi.” (Sure “Ta Ha”, ajeti 113).

– El hakijm (i urtë): “Pasha Kur’anin e pacënueshëm në urtësinë e tij më të lartë.” (Sure “Jasin”, ajeti 2).

– El Mexhijd (i lavdishëm): “Betohem në Kuranin e lavdishëm!” (Sure “Kaf”,  ajeti 1).

– Er Ruhu (shpirt): “…Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robtë e Vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (kijametin). (Sure “Gafir”, ajeti 15).

– El Haku (i vërtetë): “… ai është i vërtetë nga Zoti yt…” (Sure “Hud”, ajeti 17).

– Nebeul adhijm (Kumtesë e madhe): “Thuaj: ‘Ky (Kur’ani) është kumtesë e madhe” dhe “Të cilës ju i ktheni shpinën.” (Sure “Sad”, ajeti 67-68).

– Shifaun (Shërues): “…Thuaj: ‘Ai është për besimtarët udhëzues e shërues…” (Sure  “Fusilet”, ajeti 44).

– Rahmetun (mëshirë): “Është i zbritur prej Zotit të botëve.” (Sure “Neml”, ajeti 80).

– Tenzil (i zbritur): “Është i zbritur prej Zotit të botëve.” (Sure “Uakia”, ajeti 80).

– Beshirun Nedhirun (pëgëzues, qortues): “Është përgëzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, prandaj ata nuk dëgjojnë.” (Sure “Fusilet”, ajeti 4).

– Azizun (ngadhënjyes): “Ai (Kur’ani) është vërtet një Libër ngadhënjyes.” (Sure “Fusilet”, ajeti 41).

– Kitabun (libër): “Ky është libri që nuk ka dyshim në të…” (Sure “Bekare”, ajet 2).

– Adhijmun (i madhërishëm): “Ne të kemi dhënë ty shtatë ajete që përsëriten edhe Kur’anin e madhërueshëm.” (Sure “Hixhr”, ajeti 87).

– Mubijn (sqarues): “Pasha librin (Kur’anin) sqarues.” (Sure “Zukhruf”, ajeti 2).

– Furkan (ndarës): “I madhëruar është Ai që ia shpalli Furkanin (ndarës të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhamedit)…” (Sure “Furkan”, ajeti 1).

Kur’ani është shpirt dhe trup. Shpirti i tij është udhëzimi dhe drita, kurse trupi i tij janë fletët dhe fjalët e tij të shkruara. Trupi i Kur’anit arrihet lehtë nga të gjithë, qofshin besimtarë apo jobesimtarë. Shpirtit i Kur’anit – drita e udhëzimi tij – nuk arrihet lehtë. Që të arrijë shpirtin e Kur’anit, njeriu duhet të ketë shpirt të pastër.

Njeriu ka nevojë për ndriçim për zbulimin e të vërtetave. Allahu i Madhëruar e cilëson Librin e Tij dritë dhe Libër i qartë. Kjo dritë është e dobishme vetëm për atë që ka arsyetim. Kur’anin e kuptojnë të zotët e mendjes. Nëse njeriu nuk ka mendje të shëndoshë e as pëqëndrim, ai është i paaftë për ta kuptuar Kur’anin dhe përmbajtjen e tij të thellë e të pashtershme. 

Në Kur’an çdo gjë është e qartë. Ai sqaron të vërtetat dhe zbulon çështjet e jetës dhe rregullat e saj të përgjithshme. Allahu i Plotfuqishëm, nëpërmjet Kur’anit, udhëzon në atë që është më e mira. Por, kush është i aftë ta rrokë këtë udhëzim? Në ajetin që u citua më lart thuhet se të aftët për udhëzim janë: “…ata që ndjekin pëlqimin e Tij…” (Sure “Maide”, ajetet 16) janw tw devotshmit, janw poseduesit e mendjes (ulul elbabi). 

Prej dëshirave më të mëdha të njeriut është që të jetojë një jetë të qetë e të kënaqshme në këtë botë dhe të sigurojë shpëtimin në Botën Tjetër. Këto arrihen duke studiuar Kur’anin, duke zbuluar të vërtetat e tij të pafundme, të cilat po sqarohen dita – ditës me përparimin e shkencës dhe duke e zbatuar atë. 

Cilido që ndjek porositë e Allahut, e meriton që Allahu ta nxjerrë prej errësirave në dritë. Errësirat në këtë jetë janë moralet e këqija, padrejtësia, mendjemadhësia, fanatizmi verbues, padituria dhe shkatërrimi. 

Drita janë moralet e mira, udhëzimi, mëshira, dija, arsyetimi etj. 

Kur’ani na urdhëron që të jemi gjithmonë me dritën dhe të largohemi prej errësirave humbëse e shkatërruese.  

قُل لَّوْ كَانَ ٱلْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَٰتِ رَبِّى لَنَفِدَ ٱلْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَٰتُ رَبِّى وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِۦ مَدَدًا

Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.”

Nw suren Lukman ajeti 27 thuhet:

وَلَوْ أَنَّمَا فِى ٱلْأَرْضِ مِن شَجَرَةٍ أَقْلَٰمٌ وَٱلْبَحْرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦ سَبْعَةُ أَبْحُرٍۢ مَّا نَفِدَتْ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ https://youtu.be/_OmBY00VVhk