“Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” Musai tha: “Zoti më ruajt!” që unë të bëhem nga të paditurit!”
“Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”
“Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.”
“Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë.”
“Musai tha: “Ai thotë se lopa s‟duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.
“Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.”
Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t‟i ngjallë të vdekurit dhe do t‟ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.”
“Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.”
Kjo sure është quajtur me emri El Bekaretu (Lopa) bazuar te kjo histori e lopës.
Në mësimet e ajeteve 65-66 folëm për historinë e njerëzve të ‘Ditës së Shtunë’ prej bijve të izraelit të cilët kundërshtuan urdhërin e Allahut dhe Allahu menjëherë i shndërroi në majmunë të neveritur.
Edhe këto ajete flasin me detaje për një tjetër ndodhi nga historia e bijëve të Izraelit, e cila është historia e therjes së lopës.
Si të gjitha historitë e tjera kur’anore edhe kjo histori, historia e therjes së lopës, është e mbushur me mësime. Historia nxjerr në pah kokëfortësinë dhe pabindshmërinë e bijëve të Izraelit, nivelin e besimit të tyre ndaj fjalëve të Musait (paqja e All’llahut qoftë mbi të!).
Historia e lopës së bijëve të Izraelit
Ndodhia e therjes së lopës, siç përmend edhe Kur’ani dhe librat e tefsijrit, është si vijon: “Një burrë prej bijëve të Izraelit u vra në mënyrë të pakuptueshme e të turbullt dhe nuk dihej vrasësi. Mes fiseve të bijëve të Izraelit ndodhi konflikt për shkak të kësaj ndodhie. Çdo fis akuzonte fisin tjetër për vrasjen. Ata shkuan te Musai që të gjykonte mes tyre. Musai as u tha se Allahu i urdhëron ata të therin një lopë dhe me jë copë moshi të kësaj lope të prekin të vrarin dhe ai do të ringjallet dhe do ta tregojë vrasësin. Bijtë e Izraelit u zemëruan dhe i thanë Musait as: A po tallesh me ne? Musai u tha: Tallja është vepr e të paditurve dhe unë i kërkoj mbrojtje Allahut që të jem prej të paditurve. Mirëpo, siç thotë Kur’ani, pas disa kërkesave të kota të bijve të izraelit, ata e therën lopën, e prekën të vdekurin me një copë mishi të saj, i vdekuri u ringjall dhe e tregoi varsësin. Kjo histori përmendet edhe në Teurat (Torro)
Nga këto ajete mësojmë:
1- Urdhrat e Zotit të mos i cilësojmë si të kota dhe të mos tallemi me to, por t’i pranojmë ato urdhra duke besuar se Zoti nuk merr asnjë vendim që nuk është në interes të njeriut dhe shoqërisë. Ndoshta therja e lopës për të gjetur vrasësin në pamje të parë duket e palogjikshme, por kjo çështje, nga njëra anë vret ndjenjën e beni izraelitëve për adhurimin e lopës dhe nga ana tjetër, demonstron fuqinë e Zotit, që duke prekur me një copë mishi të lopës së therur të vdekurin, ai ringjallet.
2- Të mos bëhemi kokëfortë dhe të mos kërkojmë pretekste përballë urdhrave të Allahut apo të përpiqemi t’i ikim zbatimit të tyre. Të mos bëjmë pyetje të kota, sepse pyetja nuk është gjithmonë shenjë e studimit dhe kuriozitetit, por në disa raste shërben edhe si mjet për t’ju larguar përgjegjësisë.
3- Allahu është i Plotfuqishëm për ngjalljen e të vdekurit edhe nëpërmjet prekjes së dy të pajetëve me njëri -tjetrin.
4- Therja e lopës do të thotë largimi i mendimit se ajo është e shenjtë, ashtu siç e shkatërroi Ibrahimi shenjtërinë e idhujve kur i theu ato apo siç u thye ideja e shenjtërisë së viçit të Samiriut kur e hodhën në zjarr.
5- Besimi i njerëzve te Profetët duket qartë në zbatimin e urdhrave të tyre (të Profetëve).
6- Kërkuarja ndihmë Allahut dhe strehimi te Ai është një nga rrugët e mbrojtjes nga tw kwqijat dhe mwkatet.
7- Tallja dhe ofendimi janë metodë e të paditurve dhe e atyre qw nuk arsyetojnw.
8- Padyshim që “pyetja” është çelësi i zgjidhjes së problemave dhe mjeti i heqjes së paditurisë e të paqartësisë. Mirëpo ajo duhet të bazohet në etikë. Nëse e tejkalon kufirin dhe pyetja bëhet në vendin që nuk i takon, kjo tregon për devijim dhe çon në dëme. Një prej tyre është ajo shohim në këtë histori.
9- Nuk duhet vonuar zbatimi i urdhërit të Allahut të Madhëruar. Mos të dëgjohen pëshpëritjet e djallit dhe as të mos dyshohet në urdhrat e Allahut.
10- Ngjyrat ndikojnë në psiqikën e njeriut dhe sipas transmetimeve islame ngjyra e verdhë është e pëlqyeshme. Në ajetin 69 të ajeteve në fjalë thuhet: me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.”
11- Përqëndrimi në çështjet e vogla pengojnë dallimin e çështjeve themelore siç ndodhi me bijtë e izraelit të cilët i thënë Musait as: “sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne.”
12- E vërteta është e paqartë te ata njerëz që i sundon mendjemadhësia dhe kokëforcia.
13- Udhëheqësit e përzgjedhur nga Allahu janë zemërgjerë të durueshëm siç ishte profeti Musai as me bijtë e izraelit të cilët edhe pse talleshin me atë kur iu drejtuan atij disa herë: Pyete Zotin Tënd dhe nuk i thonin pyete Zotin tonë. Apo kur i thanë: idhheb inte ue rabuke fe katila inna ha huna kaidun.
14- Nga njëherë njeriu përpiqet ta shpëtojë veten e tij prej njw tw keqeje apo krimi duke fajësuar dikënd tjetër. Ai harron që Allahu është i Plotfuqishëm që të zbulojë të vërtetën siç veproi me prekjen e të vrarit me një copë mishi nga mishi i lopës së therur siç thuhet në ajetin 72 të ajeteve në fjalë: “Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.”
15- Kush i mbështet gjynahet e të tjerëve ai është partner i atyre gjynahqarëve. Në kohën e Profetit Muhamed kishte jahudinj të cilët ishin të kënaqur me vrajset që bënë bijtë e izraelit në kohën e Musait as.
16- Të përpiqemi që të fitojmë besimin e njerëzve. Nuk ishte Profeti Musa ai që e preku të vdekurin me copën e mishit të lopës së therur por ai u kërkoi njerëzve që ata ta bëjnë këtë: “Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!”
17- Ajeti 73 dëshmon qartë fuqinë absolute të Allahut për Ringjalljen e të vdekurve: “Dhe kështu, Allahu do t‟i ngjallë të vdekurit.”
18- Kur’ani na tregon se Allahu i Plotfuqishëm, në disa raste ka ringjallur të vdekurit që në këtë botë, në mënyrë që të na tregojë fuqinë e Tij dhe ne të na bëjë të mendojmë për Ditën e Gjykimit, siç është ringjallja e Uzejrit.
19- Njeriu nuk duhet të habitemi vetëm për një moment nga këto ndodhi e mrekulli, por duhet që ai të mendojë vazhdimisht se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
20- Nëse njeriu nuk e pastron shpirtin dhe intelektin e tij nga papastërtitë, argumentet e qarta të Allahut nuk do të depërtojnë në to dhe nuk do të ndikojnë te njeriu.
21- Kafsha të cilën e flijojmë në rrugën e Zotit duhet të jetë e shëndoshë dhe pa të meta, ashtu si vizitorët e Shtëpisë së Zotit të cilët në ditën e Kurban Bajramit duhet të therin kafshë të shëndosha.
22- Zoti i di të gjitha veprat tona, qofshin të hapura apo të fshehta dhe nëse Ai dëshiron, i shpalos ato dhe na turpëron. Pra, të mos kryejmë mëkate përpara Zotit apo gabimet tona t’ua përshkruajmë të tjerëve.
23- Ngurtësimi i zemrës është një sëmundje shpirtërore që lind si pasojë e kokëforcisë dhe e mosbindjes së vazhdueshme të njeriut. “Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta”
24- Të gjitha krijesat e gjithësisë madje edhe guri i fortë dhe i pashpirt dorëzohen dhe përkulen përballë ligjeve dhe rregullave që Zoti ka vendosur për qarkullimin e kësaj gjithësie. Pra, nëse një njeri shkel apo devijon nga rregullat dhe urdhrave e Tij, zemra dhe shpirti i njeriut bëhen më të ashpër dhe më të fortë se guri. Ajeti na thotë: “Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut.”
25- Allahu është i Gjithditur për veprat tona, qofshin të mira apo të këqija, të vogla apo të mëdhaja. Ajeti i fundit prej ajeteve në fjalë thotë: Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.”
Allahu i Madhëruar në suren Ibrahim ajetet 24-25 thotë:
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا كَلِمَةًً طَيِّبَةًً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ﴾
تُؤْتِي أُُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
“Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e shembëllson fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që ata të mendojnë .” (Sure “Ibrahim” ajetet 24-25.)
Fjala e mire, në vetvete, në çdo kohë dhe në çdo vend, është mirësi e madhe. Ajo është e shpërblyer tek Allahu i Madhëruar. Prandaj, prej bazave të jetës në Kur’an është edhe përdorimi i fjalës së mirë me të tjerët. Në një ajet tjetër Allahu Fuqiplot thotë: “Thuaju, robëve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.” (Sure “Isra”, ajeti 53.).
Sigurisht që fjala më e mirë është Libri i Krijuesit tonë, Kur’ani i Shenjtë. Çdo fjalë e Kur’anit përmban mësime edukative për njerëzit.
Edhe sot do të përcjellim për ju të dashur vëllezër dhe motra disa mësime që përmbajnë ajetet 83 dhe 83 të sures Bekare. Në këto dy ajete të begata thuhet:
وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا اللَّهَ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا مِنْكُمْ وَأَنْتُمْ مُعْرِضُونَ وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ لَا تَسْفِكُونَ دِمَاءَكُمْ وَلَا تُخْرِجُونَ أَنْفُسَكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ ثُمَّ أَقْرَرْتُمْ وَأَنْتُمْ تَشْهَدُونَ
83- “Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, u thoni fjalë të mira njerëzve, falni namazin e jepni zeqatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).”
84- “Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë.”
NGA KËTO AJETE MËSOJMË
1- Allahu i merr prentimet nga njerëzit nëërmjet intelektit, natyrës së pastër të krijuar dhe nëpërmjet shpalljes.
2- Monoteizmi është parimi më kryesor tek fetë dhe pas tij vjen puna e mirë
3- Në Ajetin 83 teuhijdi është i shoqëruar me mirësjelljen dhe respektin ndaj prindërve.
4- Nuk lejohet bërja e dallimit mes prindërve pra të anohet kah njëri prind e të neglizhohet tjeri.
5- Më të afërmit nevojtarë janë më parësorë për t’u ndihmuar se të tjetët.
6- Kur të japë diçka njeriu duhet ta japë me sinqeritet dhe jo me mburrje apo të japë për shfrytëzim.
7- Nëse nuk ke mundësi t’i ndihmosh njerëzit materialisht, atëherë thuaju atyre fjalë të mira: ” thoni fjalë të mira njerëzve”
8- Bushkëpunimi me të mirë dhe fjala emirë nuk duhet të zbatohen vetëm me muslimanët por me të gjithë njerëzit sepse ajeti thotë: thoni fjalë të mira njerëzve.
9- Përveç dhënies së zekatit, njeriu duhet të jetë bamirës ndaj mjeranëve, jetimëve të varfve.
10- Edhe fetë e tjra para fesë islame urdhëronin për namaz dhe zekat. Këtë e dëshmon ajeti në fjalë që flet për bijtë e izraelit: falni namazin e jepni zeqatin.
11- Namazi dhe lidhja me Allahun nuk janë të ndara nga marrëdhënia me të varfërit. sepse besimi në Allahun dhe fjala e namazit e bëjnë njeriun që të jetë përkrahës i të varfërve.
12- Besimi në monoteizëm, sjellja e mirë me prindërit, përkrahja e të varfërve dhe jetimëve, bashkëpunimi në formë të mirë me njerëzit, dhënia e zekatit, falja e namazit, e të tjera, tregojnë se Feja e pastër islame është gjithpërfshirëse dhe ajo ka si qëllim lumturinë e njeriut.
13- Çështja e zbatimit të të drejtave ka shkallë dhe në krye të atyre të të drejtave është e drejta ndaj Allahut, pastaj të drejtat ndaj prindërve, pastaj të drejtat e të afërmëve, pastaj të drejtat e jetimëve që humbin ngohtësinë e dashurisë me vdekjen e prindërve të tyre, të drejtat e të varfërve e mjeranëve për t’i ndihmuar dhe të drejtat e njerëzve të tjerë pa dallim feje, rrace e kombësie.
14- Të gjitha dispozitat e besimit, të moralt, të legjislacionit, janë zotimet kryesore të Allahut të marra nga njerëzit, në mënyrë që të arrijnë lumturinë e vërtetë. besimi dhe monoteizmi, mirësia dhe respekti ndaj prindërve, ndihmesa për të varfrit, për të afërmit dhe jetimët, fjalët e mira me njerëzit, falja rregullisht e namazit, dhënia e zekatit, distancimi nga vrasja dhe gjakderdhja, mos sulmimi i banesave apo atdheut të të tjerëve.
15- E drejta për të jetuar është e drejtë për të gjithë njerëzit. Islami e dënon vrasjen e të pafajshmëve. Në suren Maide ajeti 32 thuhet: “Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.”
16- Ruajtja e vetes dhe e vatanit është porosi e Allahut dhe e feve qiellore.
17- Dashuria për vatanin është e drejtë e natyrshme dhe mohimi i kësaj të drejte është padrejtësi e madhe.
18- Shoqëria është trupi kurse pjestarët e saj janë organet e tij. Nëse shoqëria dëshiron të jetojë në paqë atëherë pjestarët e saj të bashkëpunojnë me mirësi mes tyre dhe të kthehen te Krijuesi i tyre duke lexuar fjalën e Tij, Kur’anin e Shenjtë dhe ta zbatojnë atë në jetën e tyre.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Kur’ani është depozita e dijeve të Allahut. Ai që ndriçohet me këtë dije dhe i mbart ato, do të jetë prej banorëve të Xhennetit. Transmetohet nga imam Sexhxhadi (paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Ajetet e Kur’anit janë depozitat e dijes. Sa herë që të hapësh një depozitë, ti duhet të shikosh se çfarë ka në të.” (Mustedrekul Uesail, vëllimi 4, faqe 238.)
Kur’ani është përsosmëria e vërtetë. Cilido që e mëson Kur’anin dhe e kristalizon atë në brendinë e tij, sigurisht që ai mbart një mirësi të madhe dhe pasuri të pashtershme. Kur’ani është tryeza e Allahut për njerëzit. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Sigurisht, ky Kur’an është tryeza e Allahut, prandaj, studiojeni sa të mundeni tryezën e Tij.”
Allahu e ka zbukuruar këtë tryezë me llojet më të përsosura e të panumërta të ushqimeve për dijen dhe shpirtin. Në këtë tryezë gjendet çdo gjë për të cilën kanë nevojë njerëzit. Allahu i Madhëruar thotë:
وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِن كُلِّ مَثَلٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
“Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, që ata të mendojnë.”

