Allahu i Madhëruar thotë:
وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ مُبَارَكٌ فَٱتَّبِعُوهُ وَٱتَّقُواْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
“Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe frikësojuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.” (En’am, 155)
Kur’ani i shenjtë është baza e fesë dhe porta hyrëse në Islam. Ai është libri i Allahut, në të cilin i Plotfuqishmi, i Gjithëdituri dhe i Urti ka vendosur ligjet dhe të vërtetat e fesë së Tij të fundit e të pastër, Islamit. Allahu e zbriti Kur’anin udhërrëfyes dhe ndriçues për mbarë njerëzit. E zbriti që t’i nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë.
Nuk vjen libër tjetër nga Allahu pas Kur’anit. Ai është këshillë, shërim dhe mëshirë. Është dritë dhe udhëzim. Kushdo që dëshiron të arrijë sa më afër Krijuesit të tij, duhet të ketë Kur’anin prijës në jetën e vet.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Nëse dëshironi jetësën e të lumturve, vdekjen e dëshmorëve, shpëtimin në Ditën e vështirësisë, hijëzimin në ditën e nxehtë dhe udhëzimin në ditën e humbjes, studiojeni Kur’anin sepse ai është Fjala e Rahmanit (Gjithëmëshirmit), mbrojtje prej djallit dhe anues për nga veprat e mira në peshore.”
E kanë pyetur Imam Rizain (paqja qoftë mbi të!): Çfarë thua për Kur’anin? Ai ka thënë: “Është fjala e Allahut dhe mos dilni para tij. Mos kërkoni udhëzim prej tjetër kujt përveç tij se do të humbisni.
Sot do të përmend mësimet që pëmban ajeti 78 dhe ajeti 79 i sures Bekare.
Allahu i Madhëruar thotë:
}وَمِنْهُمْ أُمِّيُّونَ لَا يَعْلَمُونَ الْكِتَابَ إِلَّا أَمَانِيَّ وَإِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ (78) فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ يَكْتُبُونَ الْكِتَابَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَذَا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ لِيَشْتَرُوا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا فَوَيْلٌ لَهُمْ مِمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌ لَهُمْ مِمَّا يَكْسِبُونَ{
78- “Disa prej atyre janë analfabetë, nuk e njohin Librin, përveç disa trillimeve dhe flasin vetëm me hamendje.”
79- “Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!”
Shkaku i zbritjes
Një grup dijetarësh jahudij, për të mbrojtur interesat e tyre dhe vazhdimësinë e ardhjes së pasurive që u vinin çdo vit nga të paditurit (injorantët) jahudij, i ndryshuan me qëllim cilësitë e profetit islam që përshkruheshin në Teurat. Kur erdhi Profeti, ata i ndryshuan cilësitë dhe shenjat që gjendeshin në Teurat dhe i zëvendësuan ato me cilësi e shenja të tjera të kundërta nga ato që ishin. Këtë e bënë me qëllim që t’u thonë të pashkolluarve, të cilët i dëgjuan ato më parë, se kur dijetarët e tyre jahudij t’i pyesin për profetin e ri, ata t’u lexojnë atyre ajetet e ndryshuara në Teurat për t’i bindur me këtë metodë.
Ajetet e mëparshme flisnin për dijetarët e bijëve të izraelit, të cilët i lexuan cilësitë dhe shenjat e ardhjes së Profetit Muhamed (s) në Teurat mirëpo i fshehën ato.
Ajeti 78 prej ajeteve në fjalë paraqet karakteristikat e njerëzve në përgjithësi nga bijtë e izraelit të cilët nuk i kishin lexuar librat qiellorë dhe nuk kisjin njohuri rreth tyre. Ata jetonin të zhytur në iluzione duke besuar se janë populli më i mirë dhe se janë bijtë e Allahit dhe të vaçantët e Tij. Ata besonin se Xhehenemi është i ndaluar për ata. E nëse do të ndëshkoheshin ai ndëshkim do të ishte veçse disa ditë në këtë dynja. Këtë e përmendin disa ajete të Kur’anit si: ajeti 80 dhe 120 i sures Nisa, ajeti 109 i sures Bekare, ajeti 21 i sures Maide.
Ajeti 79 është i vetmi ajet në Kir’an në të cilin përmendet tre herë fjala “el uejlu’ mjerë. Po ashtu flet për rrezikun e dijetarit kur kapet pas litarit të dynjasë.
Nga këto dy ajete të begata mësojmë:
1- Duhet që njeriu të njohën natyrën e shoqërisë ku ai jeton dhe të jetë i informuar me mendimet dhe idetë e përhapura në kohën e tij. Kjo është shumë e domosdoshme për predikuesit e Mesazhit të Allahut me qëllim që t’u flasë njerëzve sipas aftësive të tyre mendore siç thotë Profeti Muhamed s: Ne profstët jemi urdhëruar që t’u flasim njerëzve sipas aftësive të tyre mendore dhe intelektuale.
2- Kur në shoqëri ndodhet Libri dhe mësuesi zhduket analfabetizmi.
3- Në hijen e analfabetizmit dhe të injorancës lindin iluzionet fhe shpresat e kota dhe mashtruese.
4- Shpresat dhe dëshirat duhet të bazohen në dije dhe jo mbi hamendësime sepse hamendësimet nuk e zëvendësojnë të vërtetën siç thuhet në ajetin 28 të sures Nexhm:
إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ ۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغْنِى مِنَ ٱلْحَقِّ شَيْـًٔا
“…por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.”
5- Ndjekja e hamendësimit dhe e iluzioneve në çështjet e besimit është e ndaluar. Duhet patjetër verifikim dhe hulumtim për këtë çështje. Kur’ani na urdhëron që të largohemi nga hamendësimet, madje disa prej tyre janë gjynahsiç thuhet në ajetin 12 të sures Huxhurat: O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah…”
6- Shpikja e një feje dhe shkruajtja e një libri e më pas të thuhet se është nga Allahu është një çështje e rrezikshme për shoqërinë njerëzore. Fetë janë vulosur me Islamin dhe Librat qiellorë janë vulosur me Kur’anin.
7- Shfrytëzimi i të paditurve për interesa personale apo për t’i indoktrinuar është çështje shumë e rrezikshme. Prandaj nuk duhen lejuar planikuesit djallëzorë që të veprojnë këtë gjë.
8- Nuk duhet përdorur retorika fetare për të shfrytëzuar njerëzit.
9- Duhet bërë kujdes nga, shkrimet artikujt dhe librat helmues të cilët të çojnë në humbje.
10- Kapja pas dynjasë është një nga arsyet e risive dhe shpifjeve.
11- Fitimi më i ndytë është ai që fitohet duke bërë tregti me fenë.
12- Ata që tradhëtojnë besimet e njerëzve i pret një dënim i rëndë në Jetën Tjetër. Mendo thellë në thëniet e ajetit: “Mjerë ata për atë që kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për atë që kanë fituar!”
13- Çdo devijim nga rruga e drejtë përgjatë historisë është përshkak të bidatit dhe mëkati i tij është te shpikësi i bidatit. https://fb.watch/vEpOaQfCP5/

