Mësime nga ajetet e Kur’anit – ajetet 83 – 84 i sures Bekare

Allahu i Madhëruar në suren Ibrahim ajetet 24-25 thotë: 

 أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا كَلِمَةًً طَيِّبَةًً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ﴾

تُؤْتِي أُُكُلَهَا كُلَّ حِينٍ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

 “Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e shembëllson fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që ata të mendojnë .” (Sure “Ibrahim” ajetet 24-25.)

Fjala e mire, në vetvete, në çdo kohë dhe në çdo vend, është mirësi e madhe. Ajo është e shpërblyer tek Allahu i Madhëruar. Prandaj, prej bazave të jetës në Kur’an është edhe përdorimi i fjalës së mirë me të tjerët. Në një ajet tjetër Allahu Fuqiplot thotë: “Thuaju, robëve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.” (Sure “Isra”, ajeti 53.).

Sigurisht që fjala më e mirë është Libri i Krijuesit tonë, Kur’ani i Shenjtë. Çdo fjalë e Kur’anit përmban mësime edukative për njerëzit.

Edhe sot do të përcjellim për ju të dashur vëllezër dhe motra disa mësime që përmbajnë ajetet 83 dhe 83 të sures Bekare. Në këto dy ajete të begata thuhet:

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا اللَّهَ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا مِنْكُمْ وَأَنْتُمْ مُعْرِضُونَ وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ لَا تَسْفِكُونَ دِمَاءَكُمْ وَلَا تُخْرِجُونَ أَنْفُسَكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ ثُمَّ أَقْرَرْتُمْ وَأَنْتُمْ تَشْهَدُونَ 

83- “Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, u thoni fjalë të mira njerëzve, falni namazin e jepni zeqatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).”

84- “Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë.”

NGA KËTO AJETE MËSOJMË

1- Allahu i merr prentimet nga njerëzit nëërmjet intelektit, natyrës së pastër të krijuar dhe nëpërmjet shpalljes.

2- Monoteizmi është parimi më kryesor tek fetë dhe pas tij vjen puna e mirë

3- Në Ajetin 83 teuhijdi është i shoqëruar me mirësjelljen dhe respektin ndaj prindërve.

4- Nuk lejohet bërja e dallimit mes prindërve pra të anohet kah njëri prind e të neglizhohet tjeri. 

5- Më të afërmit nevojtarë janë më parësorë për t’u ndihmuar se të tjetët. 

6- Kur të japë diçka njeriu duhet ta japë me sinqeritet dhe jo me mburrje apo të japë për shfrytëzim.

7- Nëse nuk ke mundësi t’i ndihmosh njerëzit materialisht, atëherë thuaju atyre fjalë të mira: ” thoni fjalë të mira njerëzve”

8-  Bushkëpunimi me të mirë dhe fjala emirë nuk duhet të zbatohen vetëm me muslimanët por me të gjithë njerëzit sepse ajeti thotë: thoni fjalë të mira njerëzve.

9- Përveç dhënies së zekatit, njeriu duhet të jetë bamirës  ndaj mjeranëve, jetimëve të varfve. 

10- Edhe fetë e tjra para fesë islame urdhëronin për namaz dhe zekat. Këtë e dëshmon ajeti në fjalë që flet për bijtë e izraelit: falni namazin e jepni zeqatin.

11- Namazi dhe lidhja me Allahun nuk janë të ndara nga marrëdhënia me të varfërit. sepse besimi në Allahun dhe fjala e namazit e bëjnë njeriun që të jetë përkrahës i të varfërve. 

12- Besimi në monoteizëm, sjellja e mirë me prindërit, përkrahja e të varfërve dhe jetimëve, bashkëpunimi në formë të mirë me njerëzit, dhënia e zekatit, falja e namazit, e të tjera, tregojnë se Feja e pastër islame është gjithpërfshirëse dhe ajo ka si qëllim lumturinë e njeriut. 

13- Çështja e zbatimit të të drejtave ka shkallë dhe në krye të atyre të të drejtave është e drejta ndaj Allahut, pastaj të drejtat ndaj prindërve, pastaj të drejtat e të afërmëve, pastaj të drejtat e jetimëve që humbin ngohtësinë e dashurisë me vdekjen e prindërve të tyre, të drejtat e të varfërve e mjeranëve për t’i ndihmuar dhe të drejtat e njerëzve të tjerë pa dallim feje, rrace e kombësie. 

14- Të gjitha dispozitat e besimit, të moralt, të legjislacionit, janë zotimet kryesore të Allahut të marra nga njerëzit, në mënyrë që të arrijnë lumturinë e vërtetë. besimi dhe monoteizmi, mirësia dhe respekti ndaj prindërve, ndihmesa për të varfrit, për të afërmit dhe jetimët, fjalët e mira me njerëzit, falja rregullisht e namazit, dhënia e zekatit, distancimi nga vrasja dhe gjakderdhja, mos sulmimi i banesave apo atdheut të të tjerëve.

15- E drejta për të jetuar është e drejtë për të gjithë njerëzit. Islami e dënon vrasjen e të pafajshmëve. Në suren Maide ajeti 32 thuhet: “Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.”

16- Ruajtja e vetes dhe e vatanit është porosi e Allahut dhe e feve qiellore. 

17- Dashuria për vatanin është e drejtë e natyrshme dhe mohimi i kësaj të drejte është padrejtësi e madhe. 

18- Shoqëria është trupi kurse pjestarët e saj janë organet e tij. Nëse shoqëria dëshiron të jetojë në paqë atëherë pjestarët e saj të bashkëpunojnë me mirësi mes tyre dhe të kthehen te Krijuesi i tyre duke lexuar fjalën e Tij, Kur’anin e Shenjtë dhe ta zbatojnë atë në jetën e tyre. 

Të dashur vëllezër dhe motra!

Kur’ani është depozita e dijeve të Allahut. Ai që ndriçohet me këtë dije dhe i mbart ato, do të jetë prej banorëve të Xhennetit. Transmetohet nga imam Sexhxhadi (paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Ajetet e Kur’anit janë depozitat e dijes. Sa herë që të hapësh një depozitë, ti duhet të shikosh se çfarë ka në të.” (Mustedrekul Uesail, vëllimi 4, faqe 238.)

Kur’ani është përsosmëria e vërtetë. Cilido që e mëson Kur’anin dhe e kristalizon atë në brendinë e tij, sigurisht që ai mbart një mirësi të madhe dhe pasuri të pashtershme. Kur’ani është tryeza e Allahut për njerëzit. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Sigurisht, ky Kur’an është tryeza e Allahut, prandaj, studiojeni sa të mundeni tryezën e Tij.”

Allahu e ka zbukuruar këtë tryezë me llojet më të përsosura e të panumërta të ushqimeve për dijen dhe shpirtin. Në këtë tryezë gjendet çdo gjë për të cilën kanë nevojë njerëzit. Allahu i Madhëruar thotë: 

وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِن كُلِّ مَثَلٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

“Vërtet, Ne u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kuran për çdo gjë, që ata të mendojnë.”