Bazat e islamit sipas Kur’anit

Në suren En’am, ajeti 125 thuhet:

فَمَن يُرِدِ ٱللَّهُ أَن يَهْدِيَهُۥ يَشْرَحْ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَٰمِ ۖ 

” Atë që dëshiron Allahu ta udhëzojë ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin…”

Shumë herë kemi dëgjuar hadithin e ardhur nga Profeti Muhamed (s) i cili thotë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, haxhillëkun dhe agjërimin e Ramazanit.”

Mirëpo, kushdo që e studion Kur’anin do të konkludojë se Islami nuk bazohet vetëm në këto pesë gjëra, por Islami bazohet në legjislacione dhe në rregulla të shumta dhe nuk bazohet vetëm në ato pesë çështje që i përmend një hadith i ardhur nga Profeti Muhamed (s). 

Fatkeqësisht shumica e njerëzve e kanë hedhur pas shpine Librin e Allahut dhe ndjekin rrugë të kota apo egon dhe dëshirat e tyre. Ata besojnë se Islami ka kuptimin vetëm të kryerjes së pesë kohëve të namazit, të agjërimit të muajit të Ramazanit dhe të shkuarjes në Haxh. Ata janë të paditur rreth faktit se fjala Islam do të thotë dorëzim para urdhrave të Allahut, Krijuesit të Plotfuqishëm, të Gjithditur dhe largim prej atyre që Ai i ka ndaluar. Bazat e Islamit sipas Kur’anit janë të shumta. Ndër ato do të përmend 50 baza, që njëkohësisht janë edhe urdhëra të Allahut të Madhëruar, që përmenden n ajetet e Kur’anit:

1- Bëni drejtësi

2- mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.

3- dhe mos bëni të këqija e mbrapshti në Tokë!”.

4- Mos e vishni të vërtetën me të pavërtetën

5- Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dije.

6- mos ec në tokë me mendjemadhësi

7- Mos i trajto njerëzit me nënçmim

8- Me besimtarët sillu butë!

9-fol me zë të ulët

10- Ec me kujdes e i përmbajtur 

11- Shmangu nga të paditurit

12- Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira

13- Të keqen largoje me të mirë 

14- Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi

15- Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer

16- Mos ia merrni njëri-tjetrit pasuritë me pa të drejtë

17- Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëritjetrin me nofka (të këqija)!

18- Asnjë popull prej jush të mos tallet me popujt të tjerë,

19- Mos e përgojoni njëri-tjezrin

20- Mos e spiunoni njëri tnetrin

21- Mënjanoni dyshimet

22- Hyni të gjithë në paqë

23- Silluni mirë me prindërit

24- sillu mirë me të afërmit dhe jetimët

25- Nëse përshëndeteni kthejeni atë njësoj ose më mirë 

26- Ushqejeni të varfërin dhe mjeranin

27- mos e ndërroni të keqen me të mirë

28- Jepuani jetimëve pasuritë e tyre

29- Shpenzoni nga ato që u kemi dhënë juve

30- thoni vetëm të vërtetën

31- U thoni njerëzve fjalë të mira

32- Bashkëpunoni me mirësi e fevotshmëri

33- mos bahkëpunoni në mëkat e armiqësi

34- Ruani betimet tuaja

35- Plotësojani besën e dhënë Allahut!

36- peshoni me peshore të rregullt

37- Saktësojeni matjen, kur matni

38- Jini me të vërtetët

39- Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj.

40- Përmendeni Allahun në mëngjes e në mbrëmje

41- Dhe mos iu qasni kurvërisë

42- Mos ia merrni jetën njeriu, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni

43- Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! 

44- Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar 

45- Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre

46- pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre 

47- Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet 

48- largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.

49- mos iu afroni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta

50- Mbroni vetat tuaja dhe familjet tuaja

E të tjera ajete…

A nuk janë këto urdhra të Krijuesit bazat e jetës së njerëzve?

A nuk gjenden këto në kushtetuat e përpiluara nga mendja e kufizuar e njeriut?

Cilat janë më parësore për t’u ndjekur urdhrat e Krijuesit apo të krijesës?

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Çfarëdo të mire që të bëni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.” (Bekare 110) 

Dhe: “Çfarëdo mirësie që bëni për veten tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Muzemmil 20.) https://www.youtube.com/watch?v=yvnd2XTgIsE&ab_channel=RTVOnlineDritaeKur%E2%80%99anit