Kuptimi i porosisë është që të nxisësh të tjerët në bërjen e të mirave dhe t’i paralajmërosh ata nga e keqja. Në ajetin e lartpërmendur lexojmë se Allahu i Madhëruar na porosit të gjithëve që në këtë jetë të jemi të devotshëm. Sigurisht që porosia e Allahut për devotshmëri është porosia më madhështore dhe themeli i të gjitha të mirave sepse devotshëmria është diga më e fortë në përballjen me furtunat e të keqes. Padyshim që porosia ka ndikim të madh edukativ. Nëpërmjet porosisë së drejtë arrihet udhëzimi, lumturia dhe shpëtimi në të dyja jetët.
Në Kur’anin e shenjtë ka ajete që tregojnë se pofetët e Allahut kanë porositur familjet e tyre dhe popujt e tyre. Prej tyre është ajeti: “Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!” (Sure “Bekare”, ajeti 132)
Mirëpo, ndër të gjithë të dërguarit, Allahu i Madhëuar e paisi vulën e të dërguarve profetin Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi mbi familjen e tij!) me shumë veçanti. Ndër to ishte edhe bukuria e fjalës dhe ëmbëlsia e saj. Ai përdorte fjalë të pakta e fjali të shkurtra, por shumë domethënëse. Ky është shkaku që porositë e profetit Muhamed edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të shkruhen me germa të arta dhe në shumë gjuhë të botës. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) gjithmonë i porosiste shokët e tij.
Literatuart islame gjejmë shumë porosi të vyeshme të Profetit Muhamed (s). Ndër ato janë:
1- Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë të tjerave:
1– Rininë tënde para se të arrijë pleqëria.
2– Shëndetin para se të arrijë sëmundja.
3– Pasurinë para se të vijë varfëria.
4– Kohën e lirë para se të zihesh me punë.
5– Jetën tënde para se të vijë vdekja.”
2- Ebu Dherr El Gifarij ka thënë:
1- Më urdhëroi Profeti Muhamed t’i dua mjeranët dhe t’u qëndroj pranë.
2- Më urdhëroi të shoh atë që është më poshtë se unë dhe të mos shoh atë që është më lart se unë.
3- Më urdhëroi të mbaj lidhjet familjare edhe nëse ata më kthejmë shpinën.
4- Më urdhëroi të mos i kërkoj askujt asgjë.
5- Më urdhëroi të them të vërtetën edhe nëse është e hidhur.
6- Më urdhëroi të mos i trembem qortimit të qortuesit.
7- Më urdhëroi të them sa më shumë: Nuk rrugëzgjidhje e as fuqi tjetër përveç Allahut të Lartësuar e Madhështor.
Pastaj më tha: Këto janë thesar nën Fron (Arsh).
3- I Dërguari i Allahut (S) ka thënë: Zoti im më ka dhënë shtatë porosi të cilat pu jua përcjell juve:
1- Më këshilloi të jem i sinqertë në fshehtësi dhe haptasi.
2- Të bëj drejtësi në kënaqësi dhe në zemërim.
3- Balancim në pasuri dhe varfëri.
4- Ta fal atë që më bën mua padrejtësi.
5- T’u jap atyre që më privojnë.
6- Të mbaj lidhje me ata që i prenë lidhjet me mua.
7- Që heshtja ime të jetë mendim, e folura ime të jetë përmendje (dhikr) dhe shikimi im të jetë mësim”.
I Dërguari i Allahut (S) ka thënë:
1- Ruhu nga gjërat e ndaluara dhe do të jesh më i devotshmi i njerëzve.
2. Bëhu i kënaqur me atë që Zoti ka ndarë për ty dhe do të jesh më i pasuri i njerëzve.
3. Bëhu i mirë me fqinjin tënd dhe do të jesh besimtar.
4. Duaje për njerëzit atë që do për vete dhe do të jesh musliman.
5. Mos qesh shumë, sepse e qeshura e tepërt e vret zemrën.”

