Nderimi dhe madhështimi i Profetit Muhamed (s.a.a.s)

Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullahi se ka thënë: Unë i thashë të Dërguarit të Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Cila është gjëja e parë që krijoi Allahu i Madhëruar? Ai (Profeti) tha: Dritën e Profetit tënd, o Xhabir. Zoti e krijoi atë dhe pastaj krijoi prej tij të gjitha të mirat.”

Është detyrë e çdo muslimane dhe çdo besimtari që ta besojnë, ta nderojë e ta lartësojë Profetin Muhamed (S), zotërinë e të gjitha krijesave, vula e të gjithë profetëve dhe të dërguarve sepse besimi në Profetin, nderimi dhe përkrahja e tij janë shkak i shpëtimit. 

Në suren A’raf, ajeti 157 thuhet: 

-: (فَالَّذِينَ آمَنُوا بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُوا النُّورَ الَّذِي أُنْزِلَ مَعَهُ أُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ)[الأعراف: 157].

“…Prandaj, ata që e besojnë, e përkrahin dhe e nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”

Ajeti i begatë na thotë se madhështimi i Profetit bëhet edhe duke ndjekur Dritën që i është zbritur atij, Kur’anin e Shenjtë.

Në suren Fet’h ajete 8-9 thuhet: 

 (إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا * لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ)[الفتح:8، 9].

8. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) dëshmitar, sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues,

9. që t’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni e ta nderoni atë (Muhamedin a.s.) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun xh.sh.) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje.

Nderimi dhe madhështimi i Profetit Muhamed është prej shenjave të besimit. Allahu i Madhëruar e ka nderuar Profetin Muahemd në Kur’an. Në çdo thirrje që Allahu i drejtohet Profetit i Thotë O i Dërguar, o Profet dhe në asnjë ajet nuk gjendet që Allahu t’i drejtohet e t’i thotë o Muhamed.

 Madhështimi i Profetit Muahmed arrihet duke iu bindur atij. Në Kur’an lexojmë se bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut siç thotë ajeti 80 i sures Nisa:

 مَّن يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ ٱللَّهَ ۖ وَمَن تَوَلَّىٰ فَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا

Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre. »

Madhështimi i Profetit Muhamed bëhet duke iu bindur urdhrave dhe porosive të tij të veprojmë ato qqë na urdhëron të veprohen dhe të largohemi prej atyre që ai na ndalon që të veprohen, siç thotë ajeti 7 i sures Hashr:

وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمْ عَنْهُ فَٱنتَهُواْ ۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

“…Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.”

Ndërsa në ajetin 54 të sures Nur i cili thuhet: 

(قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ وَإِنْ تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ)[النور:54].

54. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai  është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).

Nuk duhet të bëhet zgjedhje për një çështje që urhdëron Allahu dhe i dërguari i Tij. Këtë na e thotë ajeti 36 i sures Ahzab i cili thotë:

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍۢ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَن يَعْصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَٰلًا مُّبِينًا

“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.”

Madhështimi i Profetti Muhamed arrihet duke e marrëatë shembull dhe model në jetën tonë sepse ai është shembulli më i mirë dhe modeli më i lartë siç na thotë Allahu në suren Ahzab, ajeti 21 që thotë:

لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِى رَسُولِ ٱللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُواْ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْءَاخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرًا

Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.

Prej madhështimit të Profetit Muhamed është që të besohet se ai ka pozitën më të lartë dhe askush nga njerëzit nuk është në pozitën e tij. Në ajetin 40 të sures Ahzab thuhet: 

 (ما كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا)[الأحزاب: 40].

40. “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është I Gjithëdijshëm për çdo gjë.”

Prej madhështisë dhe nderimit të Profetit Muhamed është që t’i dërgojmë sa më shumë salavate në çdo kohë sepse Allahu dhe engjëjt e bekojnë dhe e përshëndesin Profetin. Për këtë na urdhëron ajeti 56 i sures Ahzab i cili thotë: 

 (إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا)[الأحزاب: 56]،

Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!

Nderimi dhe madhështimi i Profetit bëhet duke qenë të mëshirshëm me njëri-tjetrin ashtu siç ishte Profeti Muhamed (s) të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për mbarë botët, siç thotë ajeti 107 i sures Enbija:

وَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَٰلَمِينَ

“Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët. ”

Të dashur vëllezër dhe motra. Duke nderuar Profetin Muhamed, duke e ndjekur atë ne fitojmë dashurinë e Allahut i cili në ajetin 31 të sures Ali Imran thotë: 

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِى يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

31. Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”.

قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: “لا يومن أحدكم حتى أكون أحب إليه من ولده ووالده والناس أجمعين”

I Dërguari i Allahut, Profeti Muhamed (s) ka thënë: “Nuk beson askush prej jush derisa unë të jem tek ai më i dashur se prindërit e tij, fëmijët e tij dhe mbarë njerëzit.” https://youtu.be/6oz0-PF1n_g