Allahu i Madhëruar në ajetin 28 të sures Sebe thotë:
وَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ إِلَّا كَآفَّةً لِّلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
“Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) për të gjithë njerëzimin si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë.”
Kur’ani i Shenjtë na e sqaron fare mirë misionin e Profetit Muhaed (s).
Kushdo që e lexon Kur’anin do të konkludojë se misioni i Profetit Muhamed )s) ka qenë:
1- Nxjerrja e njerëzve nga errësirat në dritë. Këtë e dëshmon ajeti 1 i Sures Ibrahim i cili thotë:
سْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر ۚ كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ ٱلنَّاسَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ
Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm
“Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd”
Dalja nga errësirat arrihet :
Së pari duke u pajisur me morale të mira. Allahu në Kur’an i thotë Profetit Muhamed (s) Vërtet, ti je në majën e lartë të moralit.”
Profet Ka thënë: Unë jam dërguar që të përsos moralet e mira”
morali i mirë ka ndikim pozitiv….
Së dyti të mësuarit. Feja islame është fe e dijes. Kushtetuata e islamit, Ku’ani urdhërojnë për dije. Ajetet e para të Kur’anit që ju shpallën Profetit Muahmed (s) janë ato që urdhërojnë për lexim:
(اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ * خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَق * اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَم * الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ * عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ)[
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
2. e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
3. Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
4. i Cili, me anë të penës ia mësoi,
5. ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) porosit për dijen dhe kërkimin e saj. Në një hadith ai ka thënë: “Kërkimi i diturisë është detyrë e çdo muslimani dhe muslimaneje.” Gjithashtu, ka thënë: “Kërkojeni diturinë prej djepit deri në varr.”
Në hadithe thuhet se Dija është dritë dhe padituria është errësirë.
Misionin e profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) e sqaron Kur’ani i shenjtë ku thotë: “Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” (Sure “Xhumua”, ajeti 2)
Dhe: “Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.” (Sure “Ali Imran”, ajeti 164.)
Në këto dy ajete, Allahu i Madhëruar sqaron se misioni i profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), dhe i të gjithë profetëve, ka qenë udhëzimi i njerëzve në rrugën e drejtë. Mirëpo udhëzimi nuk mund të arrihet pa pastrim, edukim dhe mësim.
ال الله تعالى: {ياأيُّها النَّبيُّ إنَّا أرسلناك شاهداً ومُبشِّراً ونذيراً(45) وداعياً إلى الله بإذنه وسراجاً مُنيراً(46) وبشِّر المؤمنين بأنَّ لهم مِن الله فضلاً كبيراً(
45. O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues;
46. njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.
47. Jepu lajmin e mirë besimtarëve se Allahu ka (përgatitur) për ata mirësii të madhe!
“Në sajë të mëshirës së All’llahut, u solle butësisht me ta (o Muhammed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje All’llahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek All’llahu. Vërtet, All’llahu i do ata që mbështeten tek Ai.”

