Të menduarit në Islam

Allahu i Madhëruar thotë në ajetin 44 të sures Nahl:

﴿ بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ ۗ وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ﴾


44. (Të dërguarit i çuam) me prova të qarta dhe libra. Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.

Një nga gjërat që Allahu i Madhëruar e do dëshiron nga njeriu është çështja e të menduarit, sepse përmes të menduarit njeriu arrin në njohjen e Allahut dhe kupton të vërtetën e vetes së tij, pra nëpërmjet të menduarit njeriu e kupton se nga erdhi, përse erdhi dhe ku do të shkojë. Në Kur’anin e Shenjtë ka ajete që flasin për të menduarit. 

Të menduarit në krijesat e Allahut të Plotfuqishëm zbulon madhështinë e Krijuesit, e bën njeriun të pranojë njëshmërinë e Allahut të Plotfuqishëm, e bën njeriun të përulet përpara madhështisë së Tij e bën që të llogarisë veten e tij për gabimet dhe gjynahet që ai vepron, ia shton besimin dhe pastërtinë, i trashëgon urtësinë, ia ngjall zemrat dhe i mbush zemrat me frikën ndaj Allahut të Madhëruar. Kur njeriu mendon ai mëson; kur mëson ai vepron. Sikur njerëzit të mendonin madhështinë e Allahut nuk do ta kundërshtonin Atë.

Të MENDUARIT Në KURÄAN

Në suren Rra’ad, ajeti 3 thuhet:


﴿وَهُوَ الَّذِي مَدَّ الأَرْضَ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ وَأَنْهَارًا وَمِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ جَعَلَ فِيهَا زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ﴾

“Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.”

Në suren Nahl, ajeti 11 thuhet: 


﴿يُنبِتُ لَكُم بِهِ الزَّرْعَ وَالزَّيْتُونَ وَالنَّخِيلَ وَالأَعْنَابَ وَمِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ﴾

“Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që mendojnë.”

Në suren Rrum ajeti 21 thuhet: 


﴿وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ﴾

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”

Në suren Zumer, ajeti 42 thuhet:


﴿اللَّهُ يَتَوَفَّى الْأَنفُسَ حِينَ مَوْتِهَا وَالَّتِي لَمْ تَمُتْ فِي مَنَامِهَا فَيُمْسِكُ الَّتِي قَضَى عَلَيْهَا الْمَوْتَ وَيُرْسِلُ الْأُخْرَى إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ﴾

“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja për njerëzit që mendojnë.”

Të MENDUARIT Në HADITHE

Transmetohet nga Ebu Abdullahu (Paqja qoftë mbi të se ka thënë: “Prijësi i besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!) thoshte: Zgjoje zemrën tënde me të menduarit, largoje vsten nga dysheku natën (bëj adhurim natln) dhe kije frikë Allahun, Zotin tënd.”

Burimi: El Kafij, i Kulejnit, vëll. 2, f. 254

Transmetohet nga Hasan Es Sukajl se ka thënë: Unë e pyeta Ebu Abdullahun alejhi selam, për atë që njerëzit thonë se të mendosh një orë është më mirë se të kalosh një natë me namaz, thashë: Si të mendojë ai? Ai (Ebu Abdullahu) tha: Të kalojë pranë ndonjë gërmadhe a shtëpie të pabanuar dhe të thotë: Ku janë banorët e tu, ku janë ndërtuesit e tu, çfarë ke që nuk flet?” Burimi: El Kafij, i Kulejnit, vëll. 2, f. 254

Transmetohet nga Ebu Abdullahu (Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Adhurimi më i mirë është varësia në të mendharit në Allahun (domethënë në krijimin e Tij) dhe në fuqinë e Tij.” Burimi: El Kafij, i Kulejnit, vëll. 2, f. 254

Transmetohet nga Muamer ibn Khallad se ka thënë: Unë e kam dëgjuar Ebu Hasanin, imam Rizain (Paqja qoftë mbi të!) të thotë: “Adhurimi nuk është namaz dhe agjërim i shumtë, por adhurimi është të menduarit në urdhrin (çështjen) e Allahut të Madhëruar.” Burimi: El Kafij, i Kulejnit, vëll. 2, f. 254

Transmetohet nga Hamedi, nga Rab’iu, i cili ka thënë se Ebu Abdullahu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Prijësi i besimtarëve (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: Të menduarit fton për mirësi dhe për veprim e saj.” Burimi: El Kafij, i Kulejnit, vëll. 2, f. 254

Fushat e të menduarit përfshijnë si më poshtë:

1- Të menduarit në shenjat universale të Allahut: Malet, detet dhe pemët, etj

2- Të menduarit në ajetet Kuranit të Shenjtë; duke vështruar elokuencën, retorikën, shpjegimin e kuptimeve dhe të dispozitave të tyre.

3- Të menduarit në krijimin e njeriut dhe në gjithçka të vendosur në të.

4- Të menduarit në krijesat e gjalla e të shumëllojshme që gjenden në gjithësi; kafshë bimë pemë

5- Të menduarit për gjendjen e dynjasë, të menduarit në shpejtësinë e zhdukjes së saj, në madhështinë e sprovave të saj dhe paqëndrueshmërinë e situatave të saj.

Nëse një njeri, musliman apo jo musliman, mendon gjithçka që Allahu ka krijuar, nuk ka dyshim se ai do të ndjejë më shumë gjëra të ndryshme pozitive, duke përfshirë këto:

1- Forcën e besimit dhe rritja e tij për shkak të njohjes së tij me dijen e gjerë të Allahut dhe se Ai është i Mirëinformuar për gjithçka që ka krijuar.

2- Njohuri për fuqinë absolute të Allahut dhe për perfekshmërinë e admistrimit të krijimit të Tij.

3- Njohuri për gjerësisë e mëshirës së Allahut dhe mirësisë së Tij të pakufizuar ndaj krijesave.

4- Njohja me dobësinë e krijesave dhe njohja e pafuqisë dhe dobësisë së njerëzve dhe se ata kanë nevojë të përhershme e zë vazhfuedhme për Krijuedin e Plotfuqishëm

5- Madhështia e së drejtës së Allahut të cilën duhet ta zbatojë çdo njeri dhe mirësia e Tij ndaj krijesave.

6- Të mësuarit se të menduarit është një nga karakteristikat e njerëzve me mendje të shëndoshë dhe se ai është një nga ibadetet më të mëdha që çojnë në përulësi dhe në përgjërim dhe të luturit Allahut me përulësi.

7- Të mësuarit se të menduarit në vetvete është adhurim për hir të adhurimeve.

Prandaj, përpiqu të medosh dhe të meditosh, sepse, ndoshta – përmes tij – do të të qartësohen njohuri të fshehura dhe sekrete të panjohura. Sa bukur është të ulesh e të soditësh mbretërinë e qiejve dhe të tokës dhe krijimin e mrekullueshëm të Allahut të Plotfuqishëm! https://youtu.be/pr7TQjPzjPQ