Në suren Bekare, ajeti 285 Allahu i Madhëruar thotë:
“I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
Besimtar i vërtetë është njeriu i sinqertë në fjalë, në vepër dhe në qëllime.
(u thoni njerezve fjalë të mira) (O ju që keni besuar dhe vepruar vepra të mira) (Innema a’malu binijat)
Besimtar i vërtetë është ai për të cilin krenohet njerëzia.
Besimtar i vërtetë është ai që logjikon, arsyeton dhe nuk nxiton në fjalë, në vepra dhe në vendime. (këto janë argumente për njerëzit që arsyetojnë)
Besimtar i vërtetë është ai që i dorëzohet Allahut dhe askujt tjetër dhe mbështetet te Allahu siç thotë
Besimtar vërtetë është ai që fal, mëshiron dhe toleron për hir të Allahut.
Besimtar i vërtetë është ai që i kryen adhurimet në vetmi që mos e shohin të tjerët.
Besimtar i vërtetë nuk është ai që vetëm falet, agjëron. Besimtar i vërtetë është ai që ruan gjuhën e tij, trupin e tij, bashkëshorten e tij, fëmijtë e tij, fqinjin e tij, shokët dhe miqtë e tij, të afërm qofshin apo të largët.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që nuk e kundërshton Allahun, por e falënderon dhe e madhështon Atë.
Besimtar i vërtetë është njeriu i durueshëm, i cili nuk mërzitet prej lutjes dhe nuk e heq shpresën prej mëshirës së Allahut.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që i lutet Allahut me bindje se Ai do t’i përgjigjet lutjes së tij.
Besimtar i vërtetë është njeriu me botëkuptim të thellë, i ndjeshëm, i butë i cili nuk i bën keq askujt dhe nuk vepron vepra që e zemërojnë Allahun.
Besimtar i vërtetë është njeriu i cili ka si qëllim madhor formimin e një familje besimtare dhe të edukuar.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që e përjeton Islamin në zemrën e tij, në mendjen e tij, në trupin e tij dhe në moralin e tij.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që nuk fle ndërkohë që vëllezërit tij lëndohen.
Besimtar i vërtetë është ai që gjykon me drejtësi në mesin e njerëzve.
Besimtar i vërtetë është ai që lufton përçarjen dhe thotë gjithmonë të vërtetën
Besimtar i vërtetë është njeriu i buzëqeshur, i urtë dhe ai që i do të gjithë njerëzit.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që interesohet për problemet e njerëzve dhe përpiqet t’i zgjidhë ato.
Besimtar i vërtetë është ai njeri që fton për paqë dhe dashuri.
-
- ﴿إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ﴾. لَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ
-
- أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا لَّهُمْ دَرَجَاتٌ عِندَ رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.”
Ata që falin namazin dhe japin prej asaj që Ne ua kemi dhënë. Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).
O Zot i Gjithësisë na bëj prej myslimanëve të vërtetë.
O Zot i Plotfuqishëm na ruaj prej të keqes së njerëzve dhe xhindëve!
O Zot i Madh. Na mundëso të jemi sa më larg të keqes.
O Zot ynë. Na i pastro zemrat prej të këqijave.
O Zoti ynë. Na bëj prej atyre që dëgjojnë fjalët dhe ndjekin atë që është më e mira.
O Zoti ynë. Na i ndriço zemrat, mendjet dhe shpirtërat me dritën e Kur’anit.
O Zoti ynë. Na bashko me Profetin Muhamed dhe me familjen e tij të pastër.
O Zoti ynë. Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit.
Ti je i Gjithëdijshmi dhe falësi.
Na fal neve dhe na mëshiro në ditën kur nuk bën dobi as pasuri a e as fëmija vetëm se ardhja te Ti me zemër të pastër. https://youtu.be/N4kKjL7yf4Y
Vullnet Merja

