Allahu i Madhëruar nw suren “En’am”, ajeti 104 thotë:
قَدْ جَاءَكُمْ بَصَائِرُ مِنْ رَبِّكُمْ ۖ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ عَمِيَ فَعَلَيْهَا ۚ وَمَا أَنَا عَلَيْكُمْ بِحَفِيظٍ
“Ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.”
Jeta në këtë botë është e shkurtër. Errësirat e kësaj jete janë të shumta. Kështu që njeriu ka nevojë për udhëzues që ta udhëzojë në ligjet e jetës, në natyrën e saj, në sistemin e saj dhe në krijesat rreth tij. Gjithashtu, ka nevojë për mësues që ta mësojë se si të bashkëpunojë me veten dhe me të tjerët. Kur’ani është udhëzuesi, mësuesi, drita dhe ndriçuesi i përkryer. Allahu Thotë: “Në të vërtetë, ky Kur’an udhëzon drejt asaj që është më e mira…” (Sure “Isra”, ajeti 9) Ai është e vërteta. Është e vëtetë se pa Kur’anin, pa udhëzimin e tij, pa dijen e tij dhe pa urtësinë e tij, njerëzit nuk mund të udhëzohen.
Sot do të përmend 16 mësime ajeti 80 deri te ajeti 82 i sures Bekare.
Ajetet thonë:
{وَقَالُوا لَنْ تَمَسَّنَا النَّارُ إِلَّا أَيَّامًا مَعْدُودَةً قُلْ أَتَّخَذْتُمْ عِنْدَ اللَّهِ عَهْدًا فَلَنْ يُخْلِفَ اللَّهُ عَهْدَهُ أَمْ تَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ (80) بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (81) وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ}
80- “Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm disa ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t’ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
81- “Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”
82- “Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhennetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”
NGA KËTO AJETE MËSOJMË
1- Favorizimi, diskriminimi, mendjemadhësia dhe racizmi, janë të ndaluara.
2- Nuk duhet heshtur përballë fjalëve dhe ideve devijuese.
3- Pretendimet duhet të jenë në përputhje me logjikën, dhe jo në iluzione e hamendësime, sepse në mesin e njerëzve nuk ka diferencim në marrjen e shpërblimit apo të dënimit te All’llahu i Lartmadhëruar.
4- Nuk duhet të thuhen gënjeshtra për Allahun e as shpifje, siç bënë bijtë e iztareli me pretendimin e tyre se nuk do të denohen. “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t’ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
5- Të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara Allahut dhe asnjë popull, racë apo etni, nuk konsiderohen superiore ndaj të tjerave sepse Allahu nuk i ka dhënë besën askujt për shpëtim. Shpëtimi nga dënimi varet te veprat që bën njeriu.
6- Padituria për njohuritë e fesë janë shkak e përzierjes së fesë me legjenda.
7- Kur shtohen gjynahet dhe bëhen të shumta, ato e mbulojnë ekzistencën e njeriut dhe bëhen vetë qenia e tij ekzistuese. Në këtë kohë, këshilla nuk i sjell dobi njeriut dhe as porositë nuk ndikojnë në të, sepse ai e zgjodhi vetë ndryshimin e qenies së tij.
8- Duhet që dyshimet të largohen me bindje dhe të përballemi me iluzionet me të vërtetën dhe në formë të prerë.
9- Shpërblimi dhe ndëshkimi nuk varen te të shprësuarit por te veprat.
10- Njeriu ndëshkohet për ato gjynhae që i bën me qëllimi e vetëdije dhe për ato që i vepron nga padituaria apo nga imponimi.
11- Gjynahqari bën gjynahe duke shpresur se do të përfitojë fitime materiale.
12- Çdo mëkat ka ndëshkim dhe mëkatet e prangosin njeriun
13- Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jenë banorë të Xhennetit përgjithmonë.
14- Besimi dhe puna janë të pandashme. Në Islam puna është ibadet (adhurim).
15- Rrruga për në Xhenet është besimi i shoqëruar me punë të mira dhe nuk shkohet në Xhenet me iluzione e me dëshira.
16- Puna e mirë nuk është e mjaftueshme. Duhet që njeriu të jetë mbartës i moralit të mirë dhe i sjelljeve të mira.
Ska dyshim se mësimet e ajeteve të Kur’anit janë udhëzuese dhe ndriçuese për mbarë njerëzimin deri në fundin e kësaj jete. Fjalët e Kur’anit kurrë nuk shterrojnë sepse janë nga Allahu i Madhëruar. Këtë e dëshmon ajeti 109 i sures Kehf i cili thotë:
“Thuaj: ‘Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shteronte, para se të mbaronin fjalët e Zotit tim; madje, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.” (Sure Kefh, ajeti 109)
Prandaj duhet që ta lexojmë Fjalën e Krijuesit Fuqiplotë e të Gjithëdijshëm. Të ndriçohemi me dritën e tij dhe të udhëzohemi me udhëzimin e tij. https://fb.watch/vP0W4v8i9x/

