Në suren Bekare, ajeti 8 Allahu i Madhëruar thotë:
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ
“Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.”
Umeti islam, që nga koha e Profetit (S) ka shijuar hidhësinë e hipokrizisë dhe hipokritëve, të cilët janë vërtet armiq të umetit islam, shumëngjyrësh, dhe mashtrues që godasin ummetin me thika të helmuara në fenë e tij, në besimin e tij, në unitetin e tij. Ata thurin, janë keqdashës dhe provokues dhe përhapës të trazira.
Profeti Muhamed (s) i ka thënë imam Aliut: “O Ali. Hipokriti ka tri shenja: kur flet gënjen, kur i besohet diçka, tradhëton dhe kur premton, nuk e zbaton premtimin.”
Kurani Famëlartë e përshkruan gjendjen e hipokritëve si më të rrezikshme se jobesimtarët. Në suren Munafikunn ajeti 4 thuhet: “…Ata janë armiqtë e vërtetë, prandaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!”
Hipokrizia përhapet në zemër si helmi në trup.
Transmetohet nga i Dërguari i Allahut(paqja dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij) se ka thënë: “Hipokrizia shfaqet si një njollë e zezë, sa më shumë të rritet hipokrizia, aq më e madhe bëhet njolla e zezë. Nëse hipokrizia mbulon zemrën, zemra bëhet e zezë.”
Hipokrizia ka arsye dhe prej tyre është arritja e interesave. Hipokriti shtiret para të tjerëve për të arritur interesat e tij. Ai qëndron edhe kundër së vërtetës për të arritur interesat personale.
Mëritë dhe urrejtja mund të jenë një arsye tjetër e hipokrizisë, pasi hipokriti jeton në një gjendje kaosi dhe nuk është i përqëndruar. Sa bukur na e përshkruan Kur’ani gjendjen e paqëndrueshme të hipokritëve në ajetin 143 të sures Nisa ku thotë
(مُذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَلِكَ لَا إِلَى هَؤُلَاءِ وَلَا إِلَى هَؤُلَاءِ) (النساء:١٤٣).
“Luhaten në mëdyshje, – nuk janë as me këta, as me ata.”
Hipokriti përpiqet t’i largojë të tjerët nga rruga e vërtetë dhe t’i çojë të tjerët në humbje. Në ligjëratën 194 të librit Nehxhul Belaga imam Aliu i përshkruan hipokritët duke thënë “…ju paralajmëroj për njerëzit hipokritë, sepse ata janë të devijuarit dhe devijues, gjynahqarë dhe thirrës në gjynahe.”
Allahu i shëmbëllon munafkët me trungjet e drurit (dërrasën):
{كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُسَنَّدَةٌ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ هُمُ الْعَدُوُّ} (المنافقون:4)،
“…E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre!…”
Sa përshkrim i mrekullueshëm! Ata janë të pashpirtë dhe nuk arsyetojnë e as nuk kuptojnë gjë tjetër veçse interesin e tyre.
Për shkak të këmbënguljes së tyre në devijimin, Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar au zhveshi atyre aftësinë për të dalluar. Ata mendoojnë se po e mashtrojnë Allahun por në realitet ata mashtrojnë vetat e tyre, siç thotë ajeti 9 i sures Bekare:
:(يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنْفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ)
“Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.”
Munafikët fshihen nga njerëzit por nuk i fshihen dot Allahut sepse Allahu është me njerëzit kudo që të jenë siç thotë ajeti 4 i sures Hadijd: “Ai është me ju kudo që të jeni”.
Në ajetin 108 të sures Nisa thuhet: “Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.”
HIPOKRITËT JANË MIQ TË NJËRI-TJETRIT
Këtë e dëshmon ajeti 67 i sures Teube i cili thotë:
لْمُنَٰفِقُونَ وَٱلْمُنَٰفِقَٰتُ بَعْضُهُم مِّنۢ بَعْضٍۢ ۚ يَأْمُرُونَ بِٱلْمُنكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ ۚ نَسُواْ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمْ ۗ إِنَّ ٱلْمُنَٰفِقِينَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ
“Hipokritët dhe hipokritet janë miq me njëri – tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me të vërtetë, hipokritët janë mëkatarë.”
HIPOKRITËT JANË GËNJESHTARË DHE FRIKACAKË.
Këtë e thotë ajeti i parë i sures Munafikinë: “..por Ai (Allahu) dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!”
Ndërsa në suren Teube ajeti 56 thuhet: “Ata betohen për Allahun se janë në fenë tuaj, ndërkohë që nuk janë prej jush, por janë njerëz përçarës.”
HIPOKRITËT JANË SHKATËRRUESIT NË TOKË DHE PËRHAPËSIT E TË KËQIJAVE.
Në suren Bekare, ajetet 11 dhe 12 Allahu thotë:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ قَالُواْ إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ}(سورة البقرة:12).
Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
12. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.”
HIPOKRITËT JANË TË MALLKUAR.
Në suren Teube ajeti 68 Allahu thotë: ” Allahu i ka mallkuar ata…”
TË MOS JOSHEMI ME PASURINË E HIPOKRITËVE
Në suren Teube, ajeti 55 thuhet:
“Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.”
TË MOS MASHTROHEMI NGA PAMJA E TYRE E BUKUR
Në ajetin 4 të sures Munafikun Allahu na thotë: “Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)?!”
Ndwrsa nw suren Bekare ajetet 204-206 thuhet:
﴿ وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُعْجِبُكَ قَوْلُهُ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيُشْهِدُ اللَّهَ عَلَى مَا فِي قَلْبِهِ وَهُوَ أَلَدُّ الْخِصَامِ * وَإِذَا تَوَلَّى سَعَى فِي الْأَرْضِ لِيُفْسِدَ فِيهَا وَيُهْلِكَ الْحَرْثَ وَالنَّسْلَ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ الْفَسَادَ * وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللَّهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالْإِثْمِ فَحَسْبُهُ جَهَنَّمُ وَلَبِئْسَ الْمِهَادُ ﴾ [البقرة: 204 – 206].
204. Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
205. E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
206. Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!
FUNDI I HIPOKRITËVE:
Në suren Teube, ajeti 68 thuhet:
{ وَعَدَ اللَّـهُ المُنافِقينَ وَالمُنافِقاتِ وَالكُفّارَ نارَ جَهَنَّمَ خالِدينَ فيها هِيَ حَسبُهُم وَلَعَنَهُمُ اللَّـهُ وَلَهُم عَذابٌ مُقيمٌ}(سورة التوبة:68).
“Allahu u ka premtuar hipokritëve, hipokriteve dhe mosbesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë; ai do t’iu mjaftojë atyre! Allahu i ka mallkuar dhe ata do të kenë dënim të vazhdueshëm.”
Në suren Nisa ajeti 138 Allahu thotë:
بَشِّرِ الْمُنَافِقِينَ بِأَنَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
“Paralajmëroji hipokritët (o Muhamed) për dënimin e mjerueshëm që i pret.”
Kurse në suren Nisa ajeti 145 Allahu thotë:
{إِنَّ الْمُنَافِقِينَ فِي الدَّرْكِ الْأَسْفَلِ مِنَ النَّارِ وَلَنْ تَجِدَ لَهُمْ نَصِيرًا}(سورة النساء: 145).
“Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” https://youtu.be/ALUMLj-PF_o

