Në ajetin 7 të sures Hashr Allahu i Madhëruar thotë:
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا
“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj…”
Dhe ne suren Nexhm ajetet 3-5 Allahu thotë:
وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى إِنْ هُوَ إِلاَّ وَحْيٌ يُوحَى عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى
3. Ai nuk flet sipas qejfit të vet,
4. por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.
5. Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),
Ajetet e begata që përmendëm na urdhërojnë të ndjekim Profetin Muhamed sepse thëniet e tij janë shpallje tëshpallura nga Allahu i Plotfuqishëm.
Fjalët e smirakëve nuk e penguan atë atë në veprën e tij. Talljet dhe mendjemadhësitë e njerëzve të asaj kohe nuk e ndaluan të shpallte e të përhapte mesazhin e Allahut. Prandaj sot, afërsisht dy miliardë myslimanë vazhdojnë ta pasojnë atë me dëshirë e dashuri dhe numri i tyre rritet dita-ditës.
Pas Allahut të Plotfuqishëm, profeti Muhamed e meriton dashurinë më të madhe, sepse ai është njeriu i përkryer që ka parë e do të shohë gjithësia. Është fener ndriçues, përgëzues, paralajmëruaes mëshirë për mbarë botët dhe i dërguar për mbarë njerëzimin.
Thëniet e Profetit (s) janë burimi i dytë i legjislacionit islam që vijnë pas Kur’anit të Shenjtë. Në thëniet e Profetit pastrohet e gjithë qënia e njeriut, qetësohet zemra e tij dhe ndriçohet mendja e tij.
Prej thënieve brilante të Profetit Muhamed është edhe Hytbja e Lamtumrës të cilën e ka mbajtur në Tokën e Arafatit në praninë e më shumë se 100 mijë haxhinjve. Në këtë Hytbe madhështore Profeti Muhamed përmend të drejtat e ndryshme, si: të drejtat ndaj Allahut, ndaj grave, ndaj mzslimanëve, ndaj farefisit, ndaj fëmijëve, etj. Kjo Hytbe nxjerr në pah madhështinë e fesë së pastër islame.
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij të pastër!) ka thënë:
Mësimi i parë: Frika ndaj Allahut dhe respektimi i Tij: “O njerëz, dëgjoni se çfarë do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti! O njerëz, frikësojuni Zotit dhe respektojeni Atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj të tjerëve! Kjo është dita e kurbaneve, me emrin e All’llahut.
Mësimi i Dytë: Shenjtëria e nderit dhe e pasurisë: Vërtet, gjaku, nderi dhe pasuria janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.
Mësimi i tretë: Ruajtja e personalitet dhe i vlerës së njeriut: Ruajuni, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit! Njeriu është vepër madhështore e All’llahut. Mjerë ai që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Tij!
Mësimi i katërt: Kthimi tek Allahu: O njerëz, ju sigurisht do të ktheheni tek All’llahu i Madhëruar dhe Ai do t’ju thërrasë të përgjigjeni për veprat dhe punën tuaj.
Mësimi i pestë Rruga e udhëzimit: O njerëz, dijeni se ka përfunduar koha e padijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kane sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit, drejt së cilës duhet ecur.
Mësimi i gjashtë: Ruajtja e amanetit dhe kthimi i tij. Sendet që ju janë dhënë amanet ruajini si të ishin tuajat dhe kthejuani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.
Mësimi i shtatë: Ndalimi i gjakmarrjes. Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha të këqijat, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anulohen. Akuza e parë, e cila anulohet, është gjakmarrja e ungjit tim, Ibn Abdul-Muttalibit, të cilin, e vranë njerëzit nga fi si Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha te tjerat në të ardhmen le të falen! Mësimi i tetë: Ndalimi i kamatës. Kamata është e ndaluar. Huadhënësi duhet të marrë nga huamarrësi vetëm atë, që ai ia ka huajtuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi, janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
Mësimi i nëntë: Falja e borxhit. O njerëz, ua falni kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse ju mbetët kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar shumë All’llahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, shtyjani afatin e pagimit; ndërsa, nëse mund t’ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.
Mësimi i dhjetë: Drejtësia Absolute në Jetën Tjetër. O njerëz! Frikësojuni Ditës, e cila, vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All’llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, Ditën kur ju pret drejtësia absolute! Kur të keni një borxh, paguajeni në kohë dhe, kur ta bëni marrëveshjen, bëjeni atë me shkrim, saktë dhe theksojeni besnikërisht afatin e pagesës…
Mësimi i njëmbëdhjetë: Dashuria për Allahun. O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore! Frikësojuni All’llahut, me ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo moment jemi më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All’llahun e Madhëruar, Gjykatësin e Drejtë.
Mësimi i dymbëdhjetë: Lidhjet farefisnore. Respektojeni farefisninë. Përmbushni besnikërisht detyrat dhe detyrimet ndaj burrit dhe gruas, si dhe ndaj prindërve dhe fëmijëve!
Mësimi i trembëdhjetë: Ruatja nga imoralitetit. Ruhuni nga imoraliteti, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Imoraliteti dhe tradhtia bashkëshortore janë gjynahe të rënda, ndërsa xhelozia sjell përçarje në martesë.
Mësimi i katërmbëdhjetë: Dashuria mes bashkëshortëve: Martohuni me ato të cilat i doni, e kur Zoti, me vullnetin e Vet do t’ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri e harmoni! O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!

