Në suren Nisa, ajeti 82 Allahu i Madhëruar thotë:
أفَلَا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِندِ غَيْرِ اللَّهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلَافًا كَثِيرًا
“A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.”
Allahu i Madhëruar e krijoi dritën dhe e ndau në dy pjesë. Të parën e vendosi te njeriu dhe e quajti mendje, intelekt. Me pjesën e dytë krijoi një libër, që e quajti Kur’an.
Pa dyshim që gjendet përputhshmëri mes mendjes dhe Kur’anit. Kjo përputhshmëri e çon njeriun tek e vërteta. Sa më shumë të ndriçohet mendja me ajetet e Kur’anit dhe sa më shumë të zbatohet Kur’ani, aq më shumë kuptohet.
Kur’ani nuk mund të kuptohet pa një mendje të shëndoshë. Gjithashtu, as mendja nuk mund të jetë e shëndoshë pa Kur’anin. Ura lidhëse mes Kur’anit dhe mendjes është studimi, arsyetimi i ajeteve të tij e përsiatja mbi to. Lexuesi i Kur’anit nuk mund ta lexojë atë kalimthi. Leximi i tij nuk mund të jetë, thjesht lëvizje e gjuhës. Gjatë leximit duhet menduar thellë që të kuptohet përmbajtja e Fjalës së Allahut.
Në vazhdim të temave Mësime nga ajetet e Kur’anit, sot do të prezantoj disa nga mësimet që përmbajnë ajeti 87, ajeti 88 dhe ajeti 89 i sures Bekare. Në këto ajete Allahu i Madhëruar thotë:
وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِن بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ ۖ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ أَفَكُلَّمَا جَاءَكُمْ رَسُولٌ بِمَا لَا تَهْوَىٰ أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًا تَقْتُلُونَ
﴿ وَقَالُوا قُلُوبُنَا غُلْفٌ بَل لَّعَنَهُمُ اللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَقَلِيلًا مَّا يُؤْمِنُونَ﴾
وَلَمَّا جَاءَهُمْ كِتَابٌ مِّنْ عِندِ اللَّهِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا مِن قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُوا فَلَمَّا جَاءَهُم مَّا عَرَفُوا كَفَرُوا بِهِ ۚ فَلَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الْكَافِرِينَ
87. Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.”
88. “Ata thonë: ‘Zemrat tona janë të vulosura.’ Jo, s’është ashtu, por ata i ka mallkuar Allahu për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.”
89- “Dhe, kur u erdhi atyre nga All’llahu një Libër që vërtetonte Shkrimet e tyre, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i All’llahut qoftë mbi mohuesit!”
Këto ajete flasin përsëri për bijtë e Izraelit, edhe pse shprehjet dhe kuptimet të cilat parashtrojnë këto dy ajete janë të përgjithshme dhe gjithpërfshirëse.
NGA KËTO AJETE MËSOJMË
1- Edukimi dhe të mësuarit e njerëzve nuk njohin ndalim.
2- Engjujt i mbështesin të dashurit e Allahut dhe të gjithë ata që përpiqen në rrugën e Tij. dhe e mbështetëm atë (Isain) me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.).
3- Duhet që edukuesit, mësuesit dhe udhëzuesit të jenë në kontakt me njerëzit.
4- Udhëzimi nuk mund të jetë në një rrugë me egoizmin as me qejfet dhe dëshirat e shfrenuara.
5- Mendjemadhësia është sëmundje e rrezikshme e cila e pengon njeriun të njohë të vërtetën dhe e largon atë nga e drejta dhe e vërteta. Mendjemadhi nuk mund të jetë udhëheqës dhe drejtues. Allahh nuk e do mendjemadhin.
6- Ndjekja e egos e çon njeriun përgënjeshtrim dhe në vrasje, siç vepruuan bijtë e izraelit të cilën vranë profetët. “…disa i quajtët gënjeshtarë e
disa i vratë.”
7- Profetët u përballën me vështirësi të ndryshme madje sakrifikuan vetat e tyre në rrugën realizimit të sxnimeve dhe qëllimeve të tyre. Të tillë duhet të jemi edhe ne srpse Profetët janë shembull për ne siç na thotë Kur’ani në suren Mumtehine ajeti 6:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِيهِمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُواْ ٱللَّهَ وَٱلْيَوْمَ ٱلْءَاخِرَ ۚ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ
“Vërtet, ata njerëz janë një shembull i mirë për ju e për këdo që shpreson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kushdo që nuk ia
vë veshin (këtij shembulli), ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Denji për çdo lavd!”
8- Prej mirësive të Allahut për njerëzit është dërgimi i Profetëve dhe i të Dërguarve me qëllimim pastrimin, mësimin dhe udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë, të mirësisë e të lumturisë.
9- Profetët dhe të Dërguarit e Allahut nuk i trembeshin kundërshtimeve të egoistëve në rrugën e së vërtetës. Nëse do të shkonin pas egoistëve, ata nuk do të ishin udhëheqës për kërkuesit e së vërtetës, por do të ishin ndjekës të kërkuesëve të dynjasë. Kjo është e përshtatëshme edhe për dijetarët që janë trashëgimtarë e Profetëve. Dijetarët duhet të qëndrojnë në anën e së vërtetës dhe të drejtës.
10- Drita e All’llahut nuk depërton në zemrat e jobesimtarëve, sepse zotëruesit e këtyre lloj zemrave u mallkuan si pasojë e qëndrimit këmbëngulës në mosbesim.
11- Zhytja në egon, e largon robin nga All’llahu dhe vendos mbulesë mbi zemrën e tij. Për këtë e vërteta nuk gjen rrugë që të hyjë në këtë zemër.
12- Njeriu e vulos zemrën e tij nëpërmjet gjynaheve dhe mënateve që ai bën. Mëkatet e mbulojnë dhe e vulosin zemrën e njeriut deri në atë masë saqë drita e udhëzimit nuk hyn në këto zemra.
13- Vetë njeriu e çon veten e tij në mjerim e në humbje. Kur zret mallkimi dhe zemërimi i Allahut mbi një komb kjo ndodh përshkak të kryeneçësisë së tyre në mohim e mosbesim.
14- Shumica e njerëzve nuk janë besimtarë por një pakicë e tyre. Këtë e dëshmon fundi i ajetit 88 i cili thotë: “…prandaj shumë pak prej tyre besojnë.
15- Fetë hyjnore e pranojnë njëra-tjetrën.
16- Nuk duhet të mashtrohemi me mbështetjen që thuhet me fjalë. Sepse ithtarët e Librit, edhe pse e pranonin ardhjen e Profetit të fundit, në realitet dhe praktikisht e mohuan atë.
17- Nuk mjafton që vetëm të njihemi me të vërtetën sepse shumë njerëz e njohën të vërtetën por më pas e mohuan. Siç ndodhi me të vërtetën e ardhjes së vulës së profetëve që gjendej më Teurat mirëpo më pas ithtarët e Teuratit e mohuan këtë të vërtetë. https://fb.watch/vEpB5c5Ebu/

