Në suren “Ibrahim” ajeti 1 Allahu i Madhëruar thotë:
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ الر ۚ كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ النَّاسَ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَاطِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ
“Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.”
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Lexojeni Kur’anin dhe shfaqeni atë (në vepra e në fjalë) sepse Allahu nuk e dënon atë zemër që mbart Kur’anin.”
Kur’ani është madhështor sepse e ka dërguari Krijuesi Madhështor, Allahu Fuqiplotë, me ndërmjetësimin e melekut më të madh, Xhebrail Emijni (paqja qoftë mbi të!) dhe ia shpalli njeriut më madhështor në këtë gjithësi, të dashurit të Tij, me të cilin e vulosi profetësinë, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Libri i Allahut, Kur’ani i shenjtë, është libër i njohjes, i moralit, i udhëzimit, i lumturisë dhe i përsosmërisë. Ai është i pandryshuar dhe i tillë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jete. Në suren Hixhr, ajeti 9 thuhet: “Sigurisht Ne e kemi shpallur dhikrin (Kur;anin) dhe sigurisht ne do ta ruajmë atë.”
Islami dhe Kur’ani kanë ardhur për të ndërtuar njeriun e vërtetë dhe për edukimin e drejtë të tij. Qëllimi i zbritjes së Kur’anit të shenjtë është që prej tij të përfitojnë të gjithë njerëzit sipas mundësive të tyre.
Sot do të mësojmë së bashku mësimet që përmbajnë ajetet 90, 91 dhe 92 të sures Bekare në të cilët thuhet
بِئْسَمَا اشْتَرَوْا بِهِ أَنْفُسَهُمْ أَنْ يَكْفُرُوا بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ بَغْيًا أَنْ يُنَزِّلَ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ عَلَى مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ فَبَاءُوا بِغَضَبٍ عَلَى غَضَبٍ وَلِلْكَافِرِينَ عَذَابٌ مُهِينٌ (90)
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُوا بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا نُؤْمِنُ بِمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَيَكْفُرُونَ بِمَا وَرَاءَهُ وَهُوالْحَقُّ مُصَدِّقًا لِمَا مَعَهُمْ قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنْبِيَاءَ اللَّهِ مِنْ قَبْلُ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ }
{وَلَقَدۡ جَآءَكُم مُّوسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ ثُمَّ ٱتَّخَذۡتُمُ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَنتُمۡ ظَٰلِمُونَ} (92
90. “Ata e shitën veten keq, kur nuk besuan në atë që shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt të dëshirojë nga robtë e Vet. Dhe kështu tërhoqën mbi vete zemërim përmbi zemërim! Sigurisht që mohuesit i pret një dënim poshtërues.”
91. “Kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ka shpallur Allahu!” – ata përgjigjen: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve”, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: “Nëse ishit besimtarë, përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën?!”
92. “Musai ju solli shenja të qarta, por gjatë mungesës së tij, ju adhuruat viçin si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj.”
NGA KËTO AJETE MËSOJMË
1- Shkaku i mohimit të mesazhit të Profetit Muhamed nga jahudijtë ishte zilia dhe smira. Sepse ata prisnin që Shpallja t’i vinte një njeriu nga bijtë e Izraelit. Kjo tregon se bijtë e izraelit nuk duan askënd përveç vetes së tyre.
2- Qëllimi (nijeti) i njerëzve është etaloni që përcakton vlerën e punëve dhe të fesë së tyre. Profeti Muhamed ka thënë: Innemal a’malu bi nijat. Të dobishme janë ato vepra që bëhën me nijet të pastr e të sinqertë dhe jo ato që bëhen për t’u dukur e për t’u mburrur.
3- Zilia, smira është prej faktorëve të mosbesimit dhe rej shkaqeve të mohimit të së vërtetës. Ajo I djeg të mirat ashtu siç I djeg zjarri drutë. Beni izraelitët kur panë se Profeti i Islamit nuk është nga raca e tyre, e kundërshtuan atë të shtyrë nga ndjenja e zilisë, smirës dhe e egoizmit.
4- Profetësia është mirësi dhe begati nga Allahu i Madhëruar. Nëpërmjet saj njerëzit mësojnë drejtësinë e vërtetë, edukatën e drejtë, moralet e mira, lumturinë e vërtetë dhe shpëtimin në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër.
5- Zemërimi i njeriut nuk e dëmton e as nuk e pengon mirësinë dhe urtësinë e Allahut, sepse Ai e di më së miri se kush e meriton nderin e mbartjes së Mesazhit, siç thotë ajeti 124 I sures En’am: Allahu a’lemu hajthu jexh’alu risaletehu” “ALLAHU E DI MË MIRË SE KUJT IA JEP MESAZHIN E TIJ.”
6- Vepra më e keqe është kur njeriu e shet veten e tij dhe për këtë merr zemërimin e Allahut.
7- Profeti më fisnik u urdhërua për të ftuar të gjithë popujt në Islam, siç thotë ajeti 28 I Sures Sebe: Ue MA ERSLNAKE IL’LA KAFETEN LI NASI BESHIJREN UE NEDHIJRA UE LAKINNE EKTHERE NASI LA JA’LEMUNE” Ne të kemi dërguar ty për mbarë njerëzit përgëzues dhe paraajmërues por shumica e njerëzve nuk e dinë”
8- Prej faktorëve të mohimit të mohuesve është ndjenja e tyre për fanatizëm dhe rracizëm siç mësohet nga fjalia e ajetit: “ata përgjigjen: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve”, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre…”
9- E vërteta e fesë nuk qëndron te kombësia e as te rraca por etaloni i saj është besimi I pastër dhe I sinqertë.
10- Kur’ani është e vërteta e padiskutueshme sepse e ka sjellë e Vërteta Absolute, Allahu i Gjithdijshëm i Urtë dhe i Plotfuqishëm.
11- Vrasjen e Profetëve Allahu ia atribuon jahudive të kohës së Profetit Muhamed (s), sepse ata e mbështesnin vrasjen që i bënë gjyshërit e tyre profetëve. Për këtë Allahu u thotë atyre në ajetin 91 të sures Bekare: “përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën?!” Nëse thoni që i besojmë profetëve të bijëve të izrelit atëherë përse i vratë profetët: Jahjain dhe Zekerian?!
12- Përmendja e të shkuarës dhe e ndodhive historike ndihmojnë për të gjykuar drejtë dhe për të planifikuar për të ardhmen.
13- Shumica e njerëzve e kanë të vështirë të shkëputen nga e kaluara e tyre. Kështu ishin bijtë e izraelit. Megjithëse Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga kthetrat e shtypjes dhe robërimit të Faraonit nëpërmjet Profetit Musa (as), mirëpo kur hazreti Musai u largua dyzet ditë nga bijtë e izraelit, këta të fundit filluan të adhurojnë viçin e artë të prodhuar nga Samiriju, siç thotë ajeti 92 prej ajeteve në fjalë: “ju adhuruat viçin si zot.” Pra, ata u kthyen te e shkuara e tyre pagane.
14- Kthimi në idhujtari është padrejtësi ndaj vetes dhe ndaj brezave të ardhshëm. Islami e konsideron idhujatrinë padrejtësinë më të madhe. Allahu I fal të gjitha gjynahet përveç idhujtarisë. Në suren Lukamn Allahu thotë: “Vërtet, idhujtaria është padrejtësi e madhe.” Kurse në suren Nisa ajeti 48 thuhet: Vërtet, Allahu nuk e fal shoqërimin ortak Atij por gjznahet e tjera të vogla ia fal kujt tëdojë.
Këto ishin disa nga mësimet që përmbajnë ajetet 90, 91 dhe 92
Të dashur vëllezër dhe motra!
Kur’ani është tryezë e gjërë e shtrirë nga lindja në perëndim. Këtë tryezë e ka përgatitur Allahu i Madhëruar për mbarë njerëzimin me ndërmjetësimin e profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofsahin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me qëllim çdo njeri të përfitojë nga kjo tryezë e shenjtë.
Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Mësojeni Kur’anin sepse ai është pranvera e zemrave. Kërkoni shërim me dritën e tij sepse ai është shërues i kraharorëve.” https://fb.watch/vP0JY-E6UN/

