Shkaqet e sëmundjeve shoqërore

Në suren Nahl ajeti 89 Allahu i Madhëruar thotë:

وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَىٰ لِلْمُسْلِمِينَ

“…Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.”

Islami, në mesazhin e tij për mbarë njerëzinë i fton shoqëritë që të përvetësojnë moralet, të cilat janë në përputhje me natyrën krijuese të njeriut. Islami nuk i mohon zakonet shoqërore që kanë bashkësitë; ai mohon zakonet që janë në kundërshtim me thelbin e fesë së All-llahut (xh.sh.). Profeti Muhammed (s.a.s.), pasi i erdhi kurora e profetësisë, nuk i mohoi zakonet dhe traditat e pëlqyeshme të asaj kohe. Ai thoshte se ato zakone janë plotësuese për moralet e mira.

Një prej veçantive të Islamit, e cila e dallon atë nga fetë e tjera është se Islami është fe shoqërore. Ai nuk mjaftohet duke paraqitur detyrat vetëm për individin dhe për ngritjen e tij shpirtërore; ai i kalon këta kufij, ai është për tërë sistemin shoqëror dhe për ndërtimin e shoqërisë.

Përpara se të paraqes shkaqet e sëmundjeve shoqërore do të përmend konceptin e këtyre sëmundjeve. 

Sëmundjet shoqërore janë sjellje negative, jonormale dhe shkatërruese, që çojnë në dëmtimin e anëtarëve të shoqërisë dhe kërcënojnë sigurinë, stabilitetin dhe mundësinë për të jetuar jetën ashtu siç duhet jetuar. Njerëzit që mbartin këto sjellje negative konsiderohen si burim kërcënimi për individët e tjerë të shoqërisë. 

Ka disa arsye apo shkaqe të përhapjes së sëmundjeve sociale në shoqëri. Ndër arsyet apo shkaqet më të spikatura janë:

E para: Mungesa e besimit në Zot apo dobësia e besimit te njerëzit.

 Në suren Maide, ajetet 65-66 Allahu i Madhëruar thotë: “Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin nga mohimi, Ne do t’ua mbulonim veprat e këqija dhe do t’i shpinim në kopshtet e kënaqësisë.”

66. “Sikur ata t’i përmbaheshin Teuratit e Ungjillit dhe asaj që u është shpallur nga Zoti i tyre, ata do të kënaqeshin me frutet (që rriten) sipër dhe poshtë tyre. Disa prej tyre janë të matur, por shumë prej tyre bëjnë vepra të këqija.”

E dyta: Imitimi i verbër, fanatizmi i qortueshëm, ndjekja e dispozitave të kohës së xhahilijetit dhe zbatimi  në jetën e përditshme.

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّبِعُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَا أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۗ أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ 

 Allahu i Madhëruar në suren Maide, ajeti 50 thotë: “A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?”

Në suren Haxh, ajeti 8 thotë:  “Disa njerëz diskutojnë për Allahun pa kurrfarë diturie, pa udhërrëfyes dhe pa Libër ndriçues.”

Në suren A’raf, ajeti 28 thuhet: “Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?”

E treta: Mendjemadhësia dhe vetpëlqimi.

Në suren Sexhde ajeti 15 thuhet: “Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj.”

Mendjemadhësia është prej shkaqeve të largimit nga Allahu dhe është shkak i përhapjes së shkatërrimit mes njerëzve. Mendjemadhi nuk hyn në Xhenet. Në një hadith thuhet se ai njeriu që mbart qoftë edhe një grimcë mendjemadhësie nuk do të hyjë në Xhennet. 

E katërta: Shkujdesja.

Në suren Enam ajeti 44 thuhet: “Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.”

Shkujdesja është shkak prej shkaqeve të sëmundjeve shoqërore. Sëmundja e shkujdesjes është sëmundje e rëndë. Pasojat e saj janë të rënda. Shkujdesja është ndër shkaqet që e çojnë njeriun në zjarrin e xhehenemit (Zoti na ruajt!) sepse ajo e nën njeriun të harrojë Zotin dhe veten e tij si dhe e bën të papërgjegjshëm nda detyrave dhe përgjegjësive që ka në këtë jetë. 

E pesta: Gjynahet e shumta

Në suren Rrum ajeti 41 thuhet: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).”

E gjashta: Ndjekja e shejtanit

Në suren Bekare, ajeti 268 thuhet: 

﴿ الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِالْفَحْشَاءِ ۖ 

“Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme…”

Ne suren Nur, ajeti 21 Allahu i Madhëruar thotë: 

 يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ وَمَنْ يَتَّبِعْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ فَإِنَّهُ يَأْمُرُ بِالْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ 

“O ju që keni besuar! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara.”

Arsyeja e  shtatë: Shoqëria e keqe. 

Shoqëria a miqësia është prej dukurive më të qarta në jetën njerëzore. Në të shumtën e rasteve njeriu zgjedh shokun a mikun sipas sprovave të jetës së tij. Shoku është njeri tjetër i cili përputhet me zemrën, me shpirtin dhe është tërheqës. Po ashtu jeta shoqërore e kërkon shokun a mikun, kur njeriu përballet me ndonjë problem apo fatkeqësi ai gjen mbështetje te shoku. Morali islam e nxit krijimin e shoqërisë e të miqësisë dhe ka caktuar për atë pozitë të veçantë. NJë fjalë e urtë thotë: Shoqëria e keqe prish zakonet e mira.

Imam Bakiri (a.s.) ka thënë: “Mos u shoqëro e mos u vëllazëro me katër llojë njerëzish: të çmendurin, kopracin, frikacakun dhe gënjeshtarin. I çmenduri, kërkon të të ndihmojë por të dëmton; kopraci merr nga ti dhe nuk të jep; frikacaku largohet nga ti dhe nga prindërit, ndërsa gënjeshtari e pranon thënien tënde por nuk thotë të vërtetën.” (“Biharil Anvar”; vëll. 74, kreu 14, hadithi /8).

Në suren Furkan, nga ajeti 27-29, Allahu i Madhëruar thotë: 

وَيَوْمَ يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًا * يَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا * لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ  الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِلْإِنْسَانِ خَذُولًا ﴾ [الفرقان: 27 – 29].

27.Atë Ditë i padrejti do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë:“Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! 28. Oh çmjerim! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.

Arsyeja e tetë: Bërja e mëkateve. Pasojat e mëkateve janë të shumta. Ato shkaktojnë sëmundje trupore dhe shpirtërore. Një prej gjynaheve është kundërshtimi i urdhrërave dhe i porosive të Krijuesit Fuqiplotë, i Cili thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Sure “Ta Ha”, ajeti 124).

Kur njeriu vazhdon të bëjë mëkate, atëherë ato mëkate do t’ia nxijnë atij zemrën dhe do t’ia shkatërrojnë plotësisht atë.

Në suren Hashr, ajetet 18-20 Allahu thotë: 

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلۡتَنظُرۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ لِغَدٖۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ (18) وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمۡ أَنفُسَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ (19) لَا يَسۡتَوِيٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۚ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ (20)

18. O ju qëkeni besuar! Frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!

19. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).

20. Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit. https://youtu.be/Lw4zDA_MAjs