Allahu i Madhëruar në fillim të sures alak, që janë edhe ajetet e para që iu shpallën Profetit Muhamed (S), thotë:
ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ (1) خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ (2) ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ (3) ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ (4) عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ (5)
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
2. e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
3. Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
4. i Cili, me anë të penës ia mësoi,
5. ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
Kur’ani i shenjtë, Fjala e Allahut dhe mrekullia e përjetëshme, të cilën Allahu ia shpalli vulës së profetëve, profetit Muhamd (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është burimi themelor i besimit dhe i legjislacionit të fesë së pastër islame. Asgjë nuk gjendet më lart se Kur’ani. Cilido që e kupton ashtu si duhet Kur’anin dhe e zbaton në jetën e tij, sigurisht që do të jetojë një jetë të kënaqshme e të lumtur. Kur’ani është libri i jetës dhe këtë e dëshmon vetë Kur’ani i shenjtë, i cili thotë: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë…” (Sure “Enfal”, ajeti) Pa dyshim, ndjekja e Kur’anit dhe zbatimi i tij e rigjallëron njeriun dhe e drejton drejt rrugës së Krijuesit. Sigurisht që ky rigjallërim arrihet kur Kur’ani zbatohet në jetën e përditshme.
Sot do të paraqesim disa nga mësimet e sures Asr.
وَٱلۡعَصۡرِ (1) إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَفِي خُسۡرٍ (2) إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡحَقِّ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ (3)
1. Për kohën!
2. Me të vërtetë, njeriu është në humbje,
3. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.
NGA KJO SURE MËSOJMË
1- Këto ajete përmbajnë katër shtylla për lumturinë: e Para Besimi, e dyta vepra e mire, e treta ftesa te e vërteta e drejta, e katërta durimi.
2- Allahu betohet në kohën dhe kjo do të thotë se koha ka vlerë të madhe dhe se njeriu duhet ta shfrytëzojë kohwn për të mira.
3- Njeriu është gjithmonë humbës.
4- Rruga e vetme për t’u mbrojtur nga humbja është besimi dhe puna e mirë, siç thuhet në ajetin 3 të kësaj sureje: “përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira…”
5- Njeriu besimtar nuk duhet të mjaftohet vetëm për vëten e tij por duhet të mendojë edhe për udhëzimin e të tjerëre: “i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën”
6- Duhet të bëhet këshillimi për durim sepse durimi është çelësi i mirësive. Por durimi nuk duhet të kuptohet si nënshtrim. Durimi duhet të shoqërohet me përpjekje e lëvizje.
7- Besimi është pararojë e veprës së mirë gjithshtu edukimi i vetes qëndron para edukimit të shoqërisë. Imam Aliu (as) ka thënë: “Kushdo që e vendos veten e tij imam (prijës), ai duhet të fillojë me edukimin e vetes së tij përpara se të fillojë edukimin e të tjerëve.”
8- Këshillimi i të tjerëve për të vërtëten dhe për durimin nuk mund të arrihen pa besimin dhe veprën e mirë. Nëse nuk gjenden besimi dhe vepra e mirë hubja do të jetë shumë e madhe.
9- E vërteta dhe e drejta kanë nevojë për qëndrueshmëri dhe palëkundshmëri në rrugën e tyre.
10- Kur të gjithë njerëzit marrin pjesë në zbatimin e të urdhëruërit në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, atëherë e gjithë shoqëria do të jetë e drejtë dhe jeton në paqë, siguri, harmoni, begati dhe lumturi.
11- Shpëtimi nga humbja arrihet kur njerëzit bëjnë vetëm punë të mira.
12- Besimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Pra, duhen besur të gjitha parimet dhe dispozitat e fesë.
13- Një grup përpiqet të shtojë pasurinë dhe të ndërtojë kështjellë, ndërkohë që e ka humbur pasurinë e shpirtit. Një grup prej tyre këtë pasuri e humbet për të arritur pozitë. Edhe grupe të tjera e humbasin atë, duke u dëfryer dhe duke u ushqyer sa më mirë. Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk mund të jetë pronar i asaj pasurie të madhe, sepse ajo është vlerë që arrihet vetëm me kënaqësinë e All’llahut dhe me afrimitetin e Tij.
14- Çdo rrahje që kryen zemra, e afron njeriun drejt fundit të jetës në këtë botë. Prandaj, duhet të bëjmë vepra që na shpëtojmë nga humbja.

