بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصْحَابِ الْفِيلِ ﴿۱﴾
أَلَمْ يَجْعَلْ كَيْدَهُمْ فِي تَضْلِيلٍ ﴿۲﴾
وَأَرْسَلَ عَلَيْهِمْ طَيْرًا أَبَابِيلَ ﴿۳﴾
تَرْمِيهِمْ بِحِجَارَةٍ مِنْ سِجِّيلٍ ﴿۴﴾
فَجَعَلَهُمْ كَعَصْفٍ مَأْكُولٍ ﴿۵﴾
1. Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?
2. A nuk ua prishi atyre kurthin,
3. duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,
4. të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?
5. Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.
Kjo sure ndodhet në xhuzin e 30 të Kur’anit dhe është surja 105.
Mirësitë e leximit të sures “El Fîl”
Për mirësitë e leximit të kësaj sureje, Imam Sadiku (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) ka thënë: “Kushdo që e lexon këtë sure (Fil), në namazet e detyruara (vaxhib), në Ditën e Kiametit do të dëshmojnë për të, gjithçka që është në tokë, se ky njeri është prej namazfalësve. Gjithashtu, do të thërrasin për të, se ai është prej njerëzve që thotë të vërtetën dhe do të futet në Xhennet, pa dhënë llogari. Xhenneti do të thotë se e dua këtë njeri dhe veprat e tij.” Është e qartë se mirësia e leximit të sures fitohet, nëse veprohet ashtu siç urdhëron në të All’llahu.
NGA KJO SURE MËSOJMË:
1- Historia që përmban kjo u tregon dhe u rikujton jobesimtarëve mendjemëdhenj se janw tw pafuqishwm pwrballw fuqisë së All’llahut. All’llahu i Madhëruar i Cili i godet mendjemëdhenjtë dhe arrogantët kokëfortë me mwnyra tw ndryshme, duke ua treguar atyre vendin, siç veproi me Nemrudin, Faraonin, popullin e Nuhut, popullin e Lutit, etj.
2- Ata erdhën që nga Jemeni me ushtri të fuqishme, për të shkatërruar shtëpinë e Zotit, por All’llahu, me një ushtri, që në pamje të jashtme dukej e vogël dhe e papërfillshme, i rrëzoi ata përtokë, bëri që ata elefantë të mëdhenj, të rrëzohen në tokë nga zogjtë e vegjël. E gjitha kjo ishte për t’i treguar fuqinë absolute të Krijuesit njeriut mendjemadh, Abrahas. Eh sa shumë Abraha ka sot!
3- Kjo ngjarje tregon se mrekullitë dhe punët e jashtëzakonshme, në kundërshtim me mendimin e disave, nuk është e thënë që detyrimisht mrekullia të bëhet vetëm me dorën e Profetit dhe të dashurve të Allahut. Por Allahu e zbaton mrekullinë si të dojë dhe me kë të dojë. Kurdo që Ai e shikon të nevojshme, kryen mrekulli me qëllimi është që njerëzit të njohin të vërtetën.
4- Në këtë ngjarje është treguar se Qabeja do të jetë gjithmonë e sigurt dhe se ajo ka një Zot që e mbron.
5- Të mësojmë e të përfitojmë nga shembujt dhe historitë që përmend Kur’ani sepse ato përmbajnë mësime madhështore.
6- Kurrë të mos e harrojmë historinë sepse ajo luan rol të madh në jetën tonë. Duke mesuar Historine e paster nga legjendat, nje popull meson te kaluaren, shpjegon te tashmen dhe parashikon te ardhmen sepse vetem atehere, kur e meson historine e paster nga legjendat, ai popull e di se kush jane armiqt e vertet te tij, cilat jane gabimet qe ka bere ne te kaluaren dhe se cilat ishin rethanat qe e cuan ne ato ngjarje historike.
7- Qabja ka qenë e shenjtë edhe para Islamit. Ofendimi dhe përbaltja e shenjtërive meritojnë dënim të rëndë.
8- Ndëshkimi hyjnor ndaj mëkatarëve dhe keqbërësve është shfaqje e fuqisë së dhe e sundimit absolut të Allahut Fuqiplot.
9- Zogjtë e zbatuan detyrën e ngarkuar na Allahu. Po ne përse kundërshtojë?!
10- Duhet të dihen kurthet e armikut dhe të prishen siç thotë ajeti: “A nuk ua prishi atyre kurthin.”
11- Edhe nëse armiku paiset me mjete të mëdhaja për të shkatërruar, siç bëri Abraha i cili u pais me elefantë të mëdhenj për të shembur Qaben, mirëpo Allahu i shkatërroi me zogj të vegjël.

