Mësime nga ajetet e Kur’anit – Sure Kurejsh

لِإِيلَٰفِ قُرَيۡشٍ (1) إِۦلَٰفِهِمۡ رِحۡلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيۡفِ (2) فَلۡيَعۡبُدُواْ رَبَّ هَٰذَا ٱلۡبَيۡتِ (3) ٱلَّذِيٓ أَطۡعَمَهُم مِّن جُوعٖ وَءَامَنَهُم مِّنۡ خَوۡفِۭ 

Me Emrin e All’llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

 “(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit All’llahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,” 

“Për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.” 

“Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),” 

“I Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.”

Surja Kurejsh është surja e 106 e Kur’anit. Ndodhet në xhuzin e 30 dhe ka 4 ajete. Kjo sure u kushtohett fisit kurejsh dhe të mirave që Zoti u fali pjesëtarëve të këtij fisi.

Mirësitë e leximit të kësaj sureje 

Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!)ka thënë: “Kushdo që e lexon këtë sure, merr dhjetë mirësi, në masën e të gjithë atyre që bëjnë tavafin e Qabes.”

 Sigurisht që mirësia është për ata që e adhurojnë All’llahun me sinqeritet, dhe e respektojnë Shtëpinë e All’llahut.

NGA KJO SURE MËSOJMË:

Edhe pse i kushtohet fisi Kurejsh, mirëpo mësimet e ndryshme që përmban kjo sure janë për çdo kohë dhe për çdo vend. 

1- Mposhtja e armikut është faktor i unitetit i cili është domosdoshmëri për muslimanët. Kjo për faktin se Kur’ani fton në bashki dhe unitët, siç thotë ajeti 103 i sures Ali Imran: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” 

2- Uniteti dhe butësia në mesin e shoqërisë është mirësi e Allahut dhe kjo mirësi duhet të ruhet nga njerëzit. Profeti Muhamed sillej butë me njerëzit dhe ftonte për unitet.  Në ajetin 159 të sures Ali Imranë thuhet: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…”

3- Nëse nuk zgjidhen çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë në shoqëri, nuk mund të bëhet thirrja e njerëzve në adhurim. Imam Aliu (as) ka thënë: “Sikur varfëria të ishte njeri unë do ta vrija atë.”

4- Të gjithë njerëzit duhet ta adhurojnë Allahun. Këtë e konfirmon ajeti 21 i sures Bekare i cili thotë: Në suren Bekare ajeti 21 thuhet: 

{يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ 

“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).”

Në suren Dharijat, ajeti 56 thuhet: 

﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ﴾.

“Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

4- Prej qëllimeve të adhurimit është falenderimi i Mirësuesit, Allahu i Madhëruar. 

5- Rëndësia e adhurimit qëndron në faktin se ai është rruga drejt arritjes te Allahu i Plotfuqishëm. Adhurimi është qëllimi i krijimit të njeriut, i bërjes së tij mëkëmbës në tokë dhe pastrimit të ekzistencës njerëzore nga papastërtitë dhe devijimet, që ai të jetë më afër me Allahun dhe të arrijë kënaqësinë e Tij.

6- Të gjitha adhurimet në Islam synojnë të pastrojnë shpirtin dhe trupin, të forcojnë vullnetin.

7- Adhurimet janë si miraxhi, përmes së cilit shpirti njerëzor lartësohet, shkallë pas shkalle, derisa të arrijë kthjelltësinë dhe pastërtinë, kështu që arrin ta kuptojë më mirë Botën e e Përtejme, zbulon të vërtetën e ekzistencës. Adhurimet e lartësojnë njeriun në këtë jetë dhe e lidhin më shumë me Jetën Tjetër që është jeta e vërtetë. 

8- Adhurimi i Allahut duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo i përkohshëm apo me raste të veçanta si përshembull vetëm në ditën e xham, apo në bajrame apo në natën e kadrit. Adhurimet duhet të kryhen deri në fund të jetës me dëshminë e ajetit 99 të sures Hixhr i cili thotë: 

وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ،

“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”

Gjithashtu adhurimet duhet të bëhen me sinqeritet dhe përkushtim, siç thotë ajeti 5 i sures Bejjine: 

وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعْبُدُواْ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ حُنَفَآءَ وَيُقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُواْ ٱلزَّكَوٰةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ ٱلْقَيِّمَةِ

“E, ata ishin urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.”

9- Të gjitha adhurimet kanë një efekt reformues në individin, në trupin dhe shpirtin e tij, po ashtu kanë efekt në sistemin shoqëror. 

10- Adhurimi nuk ka për qëllim braktisjen e të jetuarit të kësaj jete. Këtë e dëshmon ajeti 77 i sures Kasa i cili thotë: 

: ﴿وَابْتَغِ فِيمَا آتَاكَ اللَّهُ الدَّارَ الْآخِرَةَ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا وَأَحْسِن كَمَا أَحْسَنَ اللَّهُ  إِلَيْكَ وَلَا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الْأَرْضِ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ﴾.

“Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko shkatërrim në Tokë, sepse Allahu nuk i do shkatërrimtarët.”

11- Është Allahu Ai që e rregullon çështjen e Qabes sepse Ai është pronari i saj: 

12- Prej karakteristikave të njeriut është uria dhe nevoja e tij për ushqim. Sigurimi i kësaj nevoje tregon mirësinë dhe mëshirën e Allahut për njerëzit. 

13- Allahu është Mbrojtësi. Në ajetin 256 të sures Bekare Allahu thotë: “Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë.”

Islami e lejon udhëtimin për të siguruar jetësën. Në ajetin 56 të sures Ankebut thuhet:

 يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ أَرْضِي وَاسِعَةٌ فَإِيَّايَ فَاعْبُدُونِ

“O robtë e Mi, që keni besuar! Toka Ime është vërtet e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua!”

14- Në suren “Kurejsh” shpjegohet shumë mirë që njëri prej qëllimeve të sures “El Fil” është rikujtesa ndaj mirësive të mëdha të All’llahut, që u ka dhënë kurejshve. Kjo rikujtesë vlen edhe për ne dhe për çdo kohë. 

Të dashur vëllezër dhe motra!

Nëse i bindemi Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e adhurojmë Allahun dhe zbatojmë urdhërat dhe porositë e Tij, padyshim që Allahu do të jetë i kënaqur me ne në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër do të jemi me punëmirët, dëshmorët, të sinqertët, siç thotë ajeti 69 i sures Nisa:

وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ  وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا

“Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë mirësi: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” https://fb.watch/vP1CUAOs2n/