Mësime nga surja Kafirun

Në ajetin 8 të sures Tegabun Allahu thotë:

فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلنُّورِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلْنَا ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

“Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kur’anin), që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.”

Kur’ani i Shenjtë është një thesar i madh i ybritur nga Allahu i Plotfuqishëm. Ai përmban atë që i nevojitet individit, familjes dhe shoqërisë për të përparuar dhe për të arritur lavdinë dhe lartësimin.

Kur’ani trajton moralin, të cilin ligjet ose e trajtojnë pjesërisht sipas qejfeve dhe tekave të ligjvënësve, ose nuk e trajtojnë fare.  

Kurani Famëlartë është busulla e besimtarëve, madje është busulla e të gjithë njerëzve dhe i furnizon ata me atë që duan. Kur’ani i bashkon dhe i udhëzon njerëzit në rrugën e fitores dhe të shpëtimit në Ditën e Kijametit. Nëse bashkësia i përmbahet librit të Allahut, në të gjitha aspektet, ajo është bashkësi e shpëtuar, e fuqishme dhe e fortë, sepse Kur’ani i Shenjtë i siguron ummetit të gjitha shkaqet e fuqisë materiale dhe shpirtërore.

Për sot do të paraqes disa nga mësimet e sure Kafirun. Kjo është surja e 109-të e Kur’anit dhe ka 6  ajete.

Në këtë sure Allahu i Madhëruar thotë:

قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ  لا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ   وَلا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ  وَلا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ  وَلا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ   لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm

1. Thuaj: “O ju mosbesimtarë!

2. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni

3. dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.

4. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni

5. dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!

6. Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”

Mirësitë e leximit të sures “El Kâfirûn” 

Janë transmetuar hadithe të shumta për mirësitë e leximit të kësaj sureje, të cilat tregojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të saj. Në një hadith të Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) thuhet: “Ai që e lexon suren ‘El Kâfirûn’, është sikur ka lexuar çerekun e Kur’anit. Shejtani largohet prej tij, pastrohet prej shirkut dhe do të jetë i sigurt në Ditën e Kiametit.”

Përshkrimi me një çerek të Kur’anit, ndoshta është për shkak se një e katërta e Kur’anit flet për luftën kundër shirkut dhe idhujve. 

NGA KJO SURE MËSOJMË:

1- Profeti Muhamed ishte besnik i shpalljes dhe ai përcillte vetëm ato që i shpallte Allahu. Profeti e ka për detyrë ta ruajë me kujdes atë çka i shpall All’llahu në Kur’an dhe ta transmetojë për të tjerët, në të njëjtën mënyrë. Kjo tregon se Xhibraili dhe Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) nuk kanë ndryshuar edhe gjënë më të vogël. Gjithashtu, tregon se që të dy janë të besueshëm dhe urdhrin e All’llahut e dëgjojnë dhe e zbatojnë.

2- Duhet që muslimanët t’u kudërpërgjigjen prerazi propozimeve jo logjike me qëllim që kundërshtari të ndjejë paaftësi, ashtu siç u tha Profeti prerazi jobesimtarëve: “Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni.”

3- Nuk duhet të hiqet dorë nga parimet dhe vlerat e as të bëhen lëshime duke u arsyetuar me unitetitn. Është detyrë mirësjellja dhe respekti. 

4- Besimtarët, në çdo kohë që dëgjojnë fjalë të pavlera, të largohen nga aty. 

5- Nuk duhet bërë tregti me fenë. As nuk duhet nënshtruar propozimeve të vazhdueshme jologjike. Duhet të jemi të palëkundur në parime e vlera. 

6- Nuk duhet bërë asnjë punë që ka për qëllim tëreqjen e vëmendjes së të tjerëve. 

7- Qëndrueshmëria dhe vendosmëria janë prej virtyteteve të larta që e ndihmojnë njeriun në jetën e tij. Këto janë kusht edhe në udhëheqjen e drejtë. 

8- Adhurimi i Allahut është dalluesi mes besimtarit dhe jo besmtarit. 

9- Njeriu është i lirë në zgjedhjen e fesë së tij dhe nuk është i imponuar: Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”, “Nuk ka dhunë në fe”. 

10- Është detyrë që të bëhet dallimi mes të vërtetës dhe të pavërtetës, besimit dhe mohimit, të drejtës dhe të padrejtës. 

11- I adhuruari që adhuron çdo njeri tregon fenë dhe besimin e tij. 

12- Teuhidi nuk shkon me shirkun, janë dy drejtime të ndryshme dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëri-tjetrin. 

Teuhidi e lidh njeriun me All’llahun, ndërsa shirku e ndan nga All’llahu. Teuhidi është sekreti i unitetit në të gjitha fushat, ndërsa shirku është ndarje dhe grindje, në të gjitha rastet. 

Teuhidi e ngre njeriun lart nga bota materiale dhe bota shpirtërore, ndërkohë që shirku e hedh njeriun në pusin e e errët të materiales dhe e bashkon atë me krijesat e ulëta dhe të dobëta. Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), si dhe të gjithë Profetët, nuk e pranuan kurrë idhujtarinë, përkundrazi, e para gjë dhe më e rëndësishmja që ata vepruan, ishte lufta kundër idhujtarisë. 

Edhe sot, të gjithë duhet ta ndjekin këtë Rrugë të Drejtë dhe ta vazhdojmë atë në çdo vend. Kudo që shkojmë, të tregojmë që jemi kundër shirkut dhe nuk bëjmë kompromis me të. Kjo është Rruga e Drejtë e fesë islame.

Të dashur vëllezër dhe motra:

Kurani Shenjtë jo vetëm inkurajon për të bërë vepra të mira, por me mësimet e tij, ai e nxit myslimanin t’i përmbahet mësimeve të Islamit dhe qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së veprimit. Sa më i madh dhe më i fortë të jetë kontakti i muslimanit me Kur’anin, aq më e sinqertë, më e vazhdueshme dhe më e përsosur do të jetë puna e tij. 

Të mos jem prej atyre për të cilëyt Kur’ani thotë:

وَ لا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنْساهُمْ أَنْفُسَهُمْ أُولئِكَ هُمُ الْفاسِقُونَ «

“Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).” Gjithmonë ta kujtojmë Allahun dhe të jemi në rrugën e Allahut sepse nuk janë të barabartë banorët e Xhehennemit me ata të Xhennetit, siç thotë ajeti i 20 i sures Hashr:

لَا يَسْتَوِىٓ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ ۚ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ

“Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.”

Qofshi prej banorëve të Xhenetit! https://youtu.be/dBYDmSGtluQ