بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ الر ۚ كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ النَّاسَ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَاطِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ
“Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësirat në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.”
Një prej qëllimeve madhore të zbritjes së Kur’anit është nxjerrja e njerëzve nga errësirat në dritë. Për këtë themi se Kur’ani është madhështor sepse e ka zbritur Krijuesi Madhështor, Allahu Fuqiplotë, me ndërmjtësimin e melekut më të madh, Xhebrail Emijni (paqja qoftë mbi të!) dhe ia shpalli njeriut më madhështor në këtë gjithësi, të dashurit të Tij, me të cilin e vulosi profetësinë, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). për këtë ummeti islam është ummet madhështor.
Sot do të flasim për mësimet që përmban surja Felek.
Kjo është surja e 113 e Kur’anit dhe ka 5 ajete.
Në këtë sure Allahu thotë:
بسم الله الرحمن الرحيم
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
Me Emrin e All’llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Thuaj: ‘Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit.’”
“Që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar.”
“Dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri.”
“Dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji).”
“Dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”
Mirësia e leximit të sures Felek
Profeti Muhamed (S.) i tha njërit prej shokëve të tij: “A dëshiron të të mësoj dy sure, të cilat janë suret më të mira të Kur’anit? “ Po, o i dërguar i Zotit!” Hazreti Muhamedi (S.) i mësoi atij suret Muauedhetjen (suren Felek dhe suren Nas). Më pas i këndoi ato dy sure në namazin e agimit dhe i tha përsëri shokut: “Kurdoherë që ngrihesh nga shtrati dhe të biesh në shtrat, këndo këto dy sure.”
NGA KJO SURE MËSOJMË:
1- Në ajetin e parë të kësaj sureje, Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) urdhërohet të mbështet te Zoti i agimit prej të gjitha sherreve të të gjitha krijesave. Edhe pse kjo sure i drejtohet Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), mirëpo urdhri është për të gjithë ne që të kërkojmë ndihmën dhe mbrojtjen e Allahut nga çdo e keqe.
2- Sherri (e keqja) vjen kur njerwzit largohen nga rruga e Allahut dhe ndjekin rrugën e shejtanit të mallkuar. Sepse shejtani urdhwron vetwm pwr keq dhe rruga e tij tw con nw shkatwrrim kurse rruga e Allahut tw con nw shpwtim.
3-Surja flet për tri lloje sherresh: 1- Sherri i sulmuesve të natës, të cilët përfitojnë prej errësirës dhe sulmojnë. 2- Sherri i falltarëve, që me fjalët dhe me propagandën e tyre duan të devijojnw tw tjrwt dhe tua dobwsojnw atyre besimin. 3- Sherri i smirakut.
4- Shumë gjëra, në pamje të jashtme, konsiderohen si të këqija, por brenda tyre janë për mirë, sikurse janë ngjarjet që na paralajmërojnë, na zgjojnë nga gjumi i shkujdesjes. Në ajetin 216 të sures Bekare Allahu i Madhëruar thotë:
وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَن تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
“…Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.”
5- Keqbërësi përfiton nga errësira e natës për të sulmuar, prandaj jo vetëm kafshët e egra dalin natën nga strofka e tyre dhe sjellin ligësi, por edhe persona keqdasës e keqbërës e përdorin natën për qëllime jo të mira.
6- Gjithmonë duhet t’i kërkojmë mbështetje Allahut dhe të themi: I kërkoj mbrojtje Allahut nga kjo e kjo. Në ajetin 97 të sures Mu’minu thuhet: Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve. 98. dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.”
7- Të gjithë i kërkojnë mbrojtje Allahut, madje edhe Profetët as. Në fillim të kësaj sureje Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) urdhërohet t’i kërkojë mbrojtje Allahut prej të gjitha sherreve të këqijave të të gjitha llojeve të krijesave.
8- Nuk mund të arrihet ndreqja e vetes, e familjes dhe e shoqërisë pa i kërkuar ndihmë dhe mbrojtje Allahut Fuqiplot.
9- Të këqijat bëjnë punën e drynit në zemrën dhe në mendjen e njeriut. Për këtë duhet kërkuar ndihmë e mbrojtje te Fuqia që i hap dhe i shkatërron këto dryna dhe ajo është fuqia absolute e Allahut.
10- Lutjet tona të mos jenë vetëm lutje të kufizuara për një çështje por të jenë lutje përgjithësuese. Të lutemi për mbrojtje nga gjithçka e keqe si dhe të lutemi edhe për të tjerët.
11- Ndër të gjitha të këqija smira është një nga cilësitë më të këqija. Kur’ani e ka rreshtuar atë në rreshtin e punëve të kafshëve të egra, të gjarpërinjve helmues dhe të shejtanit të mallkuar.
12- Prej shkaqeve të ndryshme të smirës, është besimi i dobët, koprracia dhe mendja e ngushtë e tij. Smira është kërkesë dhe dëshirë për largimin e mirësisë nga të tjerët. Në ajetin 54 të sures “En Nisa”: “A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar All’llahu nga të mirat e Veta? Smira është burim i shumë gjynaheve të mëdha. Smira, ashtu sikurse është cilësuar edhe në hadithe, e ha besimin e njeriut, duke e zhdukur fare atë. Në një hadith të Imam Sadikut (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) thuhet: “Dobësuesit e besimit janë smira, mendjemadhësia dhe mburrja.”.
13- Smiraku i del kundër urtësisë dhe vendimit të Zotit, duke thënë se përse disave u ke falur mirësi dhe i ke përfshirë nën kujdesin Tënd. Smiraku gjithmonë ka qenë pengesë e rrugës së Profetëve, ndaj edhe Kur’ani i Shenjtë e urdhëron Profetin Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) që të kërkojë mbrojtjen e Zotit prej sherrit të tij.
Për të parë se sa e ligë është smira, është e mjaftueshme t’i hedhim një sy vrasjes së parë që ndodhi midis dy vëllezërve. Kabili vret Habilin nga smira.
14- Për smirën nuk ka ilaç tjetër veçse kërkimi i mbrojtjes nga Allahu. https://youtu.be/hvaGGCrIOqE
