Në ajetin 88 të sures Isra, Allahu i Madhëruar thotë:
{قُلْ لَئِنِ اجْتَمَعَتِ الْإِنْسُ وَالْجِنُّ عَلى أَنْ يَأْتُوا بِمِثْلِ هذَا الْقُرْآنِ لا يَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ كانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيراً}
Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin.”
Kur’ani është mrekulli që do të zgjasë për aq kohë sa të ketë jetë ose jetë në tokë. Allahu i Madhëruar me anë të Kur’ani e mbështeti të Dërguarin e Tij Muhamedin, alejhi selam dhe i sfidoi njerëzimin dhe xhindët që të sjellin një sure të ngjashme me të. Paaftësia e folësve elokuentë, të shkuar dhe të sotëm, është dëshmia më e madhe se Kur’ani është fjala e Zotit të botëve të cilit nuk i vjen e kota nga asnjë anë dhe se ai është mëshirë, shërim udhëzim për mbarë njerëzit.
Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë për Kur’anin: “Ai është litari i fortë i Allahut dhe këshillë e urtë, ai është rruga e drejtë, me të nuk devijojnë zemrat nga rruga e drejtë, prej tij nuk ngatërrohen gjuhët, dijetarët nuk ngopen me të, nuk i ikën kënaqësia kur lexohet dhe kur dëgjohet vazhdimisht, mrekullitë e Tij nuk mbarojnë kurrë…”
Për sot do të përcjellim mësimet që përmban ajeti 10 dhe ajeti 11 i sures Jasijn. Në këto dy ajete Allahu i Gjithdijshëm e Mëshrplot thotë:
وَسَوَاء عَلَيْهِمْ أَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ
إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ اتَّبَعَ الذِّكْرَ وَخَشِيَ الرَّحْمَن بِالْغَيْبِ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍ وَأَجْرٍ كَرِيمٍ
10. “Për ata është njëlloj, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.”
11. “Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!”
Para se të flas për mësimet që përmbajnë ajetet 10 dhe 11 dua të them se në ajetet 1-10 të sures “Jâ Sîn”, flitet për atë grup njerëzish që nuk kanë gatishmërinë të pranojnë paralajmërimet e Allahut, prandaj për ata janë të barabartë si paralajmërimi, ashtu edhe mosparalajmërimi.
Ndërsa në ajetin 11, flitet për një grup tjetër njerëzish, që nuk janë të njëjtë me grupin për të cilën flasin ajetet 1-10 dhe sipas metodës shpjeguese të Kur‟anit, kjo mënyrë shpalosjeje bëhet me qëllim që të qartësohet kërkesa për të bërë krahasimin mes dy shtresave.
NGA KËTO AJETE MËSOJMË:
1- Kuptimi i fjalës Dhikër që përmendet në ajetin 11 është për Kur’anin. Kjo është e njëjtë me thënien e Allahut në ajetin 9 të sures Hixhr që thotë: “Inna nahu nëzzlna dhikr ue inna lehu lehafidhune.”.
2- Disa jobesimtarë dhe idhujtarë nuk kanë asnjë grimcë gadishmërie për t’u udhëzuar. Ata janë gjithmonë këmbëngulës në mosbesimin dhe idhujtarinë e tyre dhe paralajmërimet nuk ndikojnë tek ata. Për jobesimtarët Allahu thotë në ajetin 6 të sures Bekare: “Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove – ata nuk besojnë.” Ndërsa për mushrikët në ajetin 193 të sures A’raf thuhet: “Edhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk do t’ju ndjekin. Prandaj njësoj është – i thirrët apo nuk i thirrët.”
3- Zemërziut dhe zemërgurtit nuk i bën dobi këshilla. Ai është njësoj si shkëmbi të cilit i ngul gozhdën. Sado ndikuese të jetë fjala jote në zemër dhe sido që të jetë ndikimi i Shpalljes qiellore, ato nuk do të kenë asnjë ndikim, kur nuk gjejnë mjedisin e përshtatshëm, veçanërisht te zemërgurët. Dihet që, sikur mbi këtë mjedis me tokë të kripëzuar, të shndrisë Dielli për mijëra vjet dhe mbi këtë Tokë të binin shirat e begatë, apo mbi atë Tokë të frynte gjithmonë flladi i pranverës, prej asaj Toke nuk do të mbinte asnjë lloj bime, përveç shkurreve e gjembaçëve, pasi pranimi nga ana e pranuesit, është kusht që të jetë së bashku me veprimtarinë e vepruesit.
4- Edhe nëse tek disa njerëz nuk ka dobi ndikimi i këshillës dhe i paralajmërimit, asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga këshillimi dhe paralajmërimi me qëllim që atyre të mos u lihet hapsirë për të shfajsuar veten e tyre e të thonë se nuk u paraljmëruam e nuk u këshilluam.
5- Kur’ani i Shenjtë është baza e përmendjes. Ndjekja e tij e bën njerun që të kujtojë atë që harron dhe Kur’ani e zgjon zemrën dhe mendjen e njeriut nga gjumi i shkujdesjes.
6- Mëshira e gjërë e Allahut nuk do të thotë që ne të mos i frikësohemi Atij. Sepse ka shumë njerëz të cilët kur i këshillon dhe i paralajmëron për rrezikun e një pune të keqe thonë: Allahu është mëshirmadh.
7- Besimi në gajbin është shenjë e besimit dhe e frikës së vërtetë.
8- Duhet që frika dhe shpresa të jenë gjithmonë me njëra-tjetrën. Pra, njeriu t’i frikësohet dhe Allahut dhe të shpresojë në mëshirën e Tij.
9- Frika ndaj Allahut është më e rëndësishme në fshehtësi dhe jo në dukje dhe në sy të njerëzve, siç thuhet në ajetin 11: “…dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë…”
10- Detyra e Profetëve dhe e të Dërguarve është këshillimi paralajmërimi dhe jo detyrimi. Në ajetin 21 dhe 212 të sures Gashije thuhet: “Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!
11- Përgëzimi për Xhennet u jepet atyre që i zbatojnë paralajmërimet e profetëve:
إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ اتَّبَعَ الذِّكْرَ وَخَشِيَ الرَّحْمَن بِالْغَيْبِ فَبَشِّرْهُ بِمَغْفِرَةٍ وَأَجْرٍ كَرِيمٍ
Në të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit, edhe pa e parë Atë. Këtij jepi lajmin e mirë për falje gjynahesh dhe shpërblim bujar!”
Në këtë ajet, janë përmendur dy cilësi të njerëzve që ndjekin këshillat dhe paralajmërimet e Allahut. Këto dy cilësi janë: “ndjekja e Kur‟anit” dhe “frika ndaj Allahut”. Tw dashur vwllezwr dhe motra!
Nëse muslimanët duan mirësi, drejtësi dhe lavdi për veten dhe ummetin e tyre, ata duhet të ndjekin udhëzimin e Kur’anit të Profetit Muhamed të Familjes së tij të pastër dhe të shokëve të tij të zgjedhur. https://fb.watch/vP14DJE2NC/

