Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Sigurisht, ky Kur’an është tryeza e Allahut, prandaj, studiojeni sa të mundeni tryezën e Tij.”
Kur’ani është depozita e dijeve të Allahut. Ai që ndriçohet me këtë dije dhe i mbart ato, do të jetë prej banorëve të Xhennetit. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Mbartësit e Kur’anit janë të diturit e banorëve të Xhennetit.”
Për sot do të flasim për mësimet që përmbajnë ajetet 22 deri te ajeti 27 i sures Jasijn në të cilët Allahu thotë:
وَمَا لِي لاَ أَعْبُدُ الَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ أَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِ آلِهَةً إِن يُرِدْنِ الرَّحْمَن بِضُرٍّ لاَّ تُغْنِ عَنِّي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا وَلاَ يُنقِذُونِ إِنِّي إِذًا لَّفِي ضَلالٍ مُّبِينٍ إِنِّي آمَنتُ بِرَبِّكُمْ فَاسْمَعُونِ قِيلَ ادْخُلِ الْجَنَّةَ قَالَ يَا لَيْتَ قَوْمِي يَعْلَمُونَ بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُكْرَمِينَ
22. Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?
23. Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin.
24. Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.
25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
26. (Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: “Hyr në Xhenet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
27. se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
Ajetet në fjalë flasin për besimin në Krijuesin, Allahun e vetëm e të pashoq dhe largimi nga adhurimi i idhujve i cili con në humbje. Gjithashtu, në këto ajete tregohet qëndrimi i atyre besimtarëve të paktë, që sfiduan mohuesit dhe mbrojtën të Dërguarit, deri në frymën e fundit.
NGA KËTO AJETE MËSOJMË
1- Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe te Ai do të kthehemi. Kushdo që mohon kthimin te Allahu (Ringjalljen) ai ka mohuar Krijuesin.
2- Ai që meriton të adhurohet, është vetëm Krijuesi, Sunduesi, Dhuruesi dhe jo idhujt, që as nuk dëmtojnë e as nuk sjellin dobi. Natyra e pastër e krijimit u thotë njerëzve: detyra juaj është të adhuroni vetëm Krijuesin dhe jo këto sende të rëndomta, të punuara me duart tuaja. Nëse dikush adhuron dikënd tjetër përveç Allahut, vetëkuptohet që ai ka hyrë në rrugën e humbjes, madje në një humbje shumë të thellë.
3- Ai që nuk e adhuron Allahun atë e dënon ndërgjegja e tij e cila është gjykata e brendshme që e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës.
4- Prej metodës së thirrjes së tjerëve në rrugën e udhëzimit është sqarimi i besimit me argumenta të qartë treuges e logjikë. Argumentet më të qarta për këtë çështje gjenden në Kur’anin e Shenjtë.
5- Baza e adhurimit është besimi në Allahun, Krijuesi dhe Ringjallësi.
6- Ajeti 23 prej ajeteve në fjalë i vë kufirin pretekstit kryesor të adhuruesve të idhujve, që thoshin: “Ne i adhurojmë idhujt, me qëllim që idhujt të ndërmjetësojnë për ne te All‟llahu.”. Me fjalën e tij, ai njeri u thotë atyre: “Çfarë ndërmjetësimi? Çfarë ndihme dhe çfarë shpëtimi prisni prej idhujve? Vetë idhujt kanë nevojë për ju, që t‟i ndihmoni e t‟i mbroni ata. Çfarë mundësie kanë idhujt, që të bëjnë ndonjë gjë për ju, kur gjendeni në gjendje të rënduar?”.
7- Krijuesi i Gjithmëshirshëm nuk dëshiron të dëmtohet asnjë njeri, por, kur njeriu, me veprimet e tij, në kundërshtim me urdhrin e All‟llahut, arrin deri aty sa të dalë jashtë mëshirës së All‟llahut, atëherë ai e ka hedhur veten në rrethin e zemërimit të All‟llahut. Si është e mundur, që njeriu, i pajisur me mendje, të arrijë deri aty sa i vë këta trupa të ngurtë krah për krah me Krijuesin e qiejve e të Tokës?!
8- Metoda më e mirë për thirrjen e njerëzve është ajo praktike. Imam Sadiku as ka thënë: Bëhuni thirrës të njerëzve jo me gjuhët tuaja, pra me vprat tuaja.
9- Fjala luan rol të madh në udhëzimin e njerëzve. Fjala e atij besimtari ishte ndikuese, fjala e tij ishte motiv për entuziazëm, fjala e tij ishte e mbushur me argumente të fuqishme, që nuk mund të kundërshtoheshin, ishte fjalë që depërtonte në zemër. Por fjalët e atij besimtari nuk mund të kishin asnjë ndikim pozitiv mbi ato zemra të zeza, të mbushura vetëm me kurthe e me mashtrime, prandaj ndodhi e kundërta, fjalët e atij besimtari shtuan në zemrat e tyre edhe më shumë urrejtje e zemërim. Në zemrat e atyre mohuesve, fjalët e besimtarit shtuan edhe më shumë flakët e zjarrit të armiqësisë kundër të vërtetës, prandaj, jobesimtarët u hodhën kundër atij njeriu trim dhe e vranë atë në mënyrën më barbare që mund të mendohet. Thuhet se, kur ata e qëllonin atë me gurë, ai thoshte: “O Zoti im, udhëzoje popullin tim në rrugën e drejtë!”. Megjithatë ata e vranë njeriun besimtar.
10- Dëshmorët e kanë vendin në Xhennet siç thotë ajeti 26 prej ajeteve në fjalë: “(Pasi e vrau populli i vet, atij) iu tha: Hyr në Xhennet!”.
11- Para Jetës së përtejmë është jeta e Barzakhut (bota e ndërmjetme). Në botën e Berzakhut ka një Xhennet dhe një Xhehennem, që janë model i Xhennetit e i Xhehennemit, që do të shohin njerëzit në Ditën e Gjykimit. Në Kur‟anin Famëlartë flitet shpesh për Xhennetin e për Xhehennemin. Në një transmetim të ardhur prej Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), lexojmë: “Varri është një kopsht prej kopshteve të Xhennetit, ose është një gropë prej gropave të zjarrit.”
12- Martirizimi është shkak i faljes së gjynaheve.
13- Shpirti i pastër i besimtarit, pa dyshim që ngrihet pranë mëshirës së All‟llahut dhe ai fiton mirësitë e Xhenneteve. Kur të hyjë në Xhennet, Besimtari do të thotë: “Ah, sikur ta dinte populli im!”. “Se si më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
Me këto fjalë, besimtari thotë se, sikur ata të kishin sy që shikojnë të vërtetën. Por ata sytë i kanë të mbuluara me perden e trashë e të rëndë të interesave të kësaj bote, kështu që ata nuk i shohin dot mirësitë e mëdha dhe respektin që do të kenë prej All‟llahut të Lartësuar. Besimtari ka dëshirë t‟u thotë jobesimtarëve se, sikur ta dini, se me çfarë butësie e dashamirësie më ka rrethuar mua All‟llahu kundrejt armiqësisë suaj kundër meje. Ah, sikur ata të shihnin dhe të besonin, por, është për të ardhur keq sepse ata i mashtroi kjo botë dhe ata ia mbyllën dyert zemrave të tyre duke i lënë ato në errësirë.
Të dashur vëllezër dhe motra: Është detyrë që shpirti të lahet me ujin e pendimit e të faljes së mëkateve, që të jetë krejtësisht i pastër prej gjynajeve e mëkateve, pasi vetëm shpirti i pastër zë vendin që i takon në rrethin e afrimit dhe të nderimit hyjnor. Nderimi shtohet e zmadhohet krahas shtimit të devotshmërisë, ashtu siç e lexojmë këtë të vërtetë në ajetin 13 të sures “El Huxhuràt”: “Më i nderuari juaj te All‟llahu është më i devotshmi prej jush.”. https://fb.watch/vH3ln34XYx/

