Mësime nga surja Jasijn – ajetet 33- 36

Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:  “Vërtet, zemrat ndryshken njësoj siç ndryshket hekuri,”. E pyetën: “O i dërguari i All-llahut! Cili është pastruesi i tyre?” Ai iu përgjigj: “Leximi a këndimi i Kur’anit dhe kujtimi i vdekjes.”

Sot do të përmendim mësimet që përmbajnë ajetet 33-36 të sures Jasijn. Në këto ajete Allahu i Urtë e i Gjithëditur thot:

وَآيَةٌ لَّهُمُ الأَرْضُ الْمَيْتَةُ أَحْيَيْنَاهَا وَأَخْرَجْنَا مِنْهَا حَبًّا فَمِنْهُ يَأْكُلُونَ وَجَعَلْنَا فِيهَا جَنَّاتٍ مِن نَّخِيلٍ وَأَعْنَابٍ وَفَجَّرْنَا فِيهَا مِنْ الْعُيُونِ لِيَأْكُلُوا مِن ثَمَرِهِ وَمَا عَمِلَتْهُ أَيْدِيهِمْ أَفَلا يَشْكُرُونَ سُبْحَانَ الَّذِي خَلَقَ الأَزْوَاجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنبِتُ الأَرْضُ وَمِنْ أَنفُسِهِمْ وَمِمَّا لا يَعْلَمُونَ

“Dhe argument për ata (për fuqinë e All‟llahut) është toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim dhe prej saj Ne nxjerrim drithëra, prej të cilave ata hanë.” 

“Në tokë Ne kemi bërë kopshte prej hurmash e rrushi dhe në të Ne kemi shpërthyer burime uji.”

 “Që ata të hanë prej frutave dhe prej asaj që prodhojnë me duart e tyre; përse nuk falënderojnë?” 

“I pastër nga të metat është Ai që krijoi çiftet nga ato që mbijnë në tokë, nga vetë ata dhe nga ato që ata nuk i dine.”

Në ajetin 32 të kësaj sureje të begatë, u shpalos çështja e ringjalljes pas vdekjes. Ndërsa ajetet në fjalë, pra ajeti 33 deri te ajeti 36, shpjegojnë qartë njëherësh çështjen e Njëtimit të All‟llahut (All‟llahu është Zoti Një e i Vetëm) dhe çështjen e ringjalljes pas vdekjes, me qëllim për të zgjuar prej gjumit të shkujdesjes ata njerëz që i mohojnë këto dy të vërteta absolute, si dhe për t‟i ndërgjegjësur ata që të kthejnë sytë e zemrën drejt besimit.

NGA KËTO AJETE MËSOJMË:

1- Ringjallja është e pamohueshme. Kur’ani argumente për këtë. Prej tyre është mbirja e farës e cila në dukje duket e pajetë, por kur hidhet në tokë, me fuqinë e Allahut ajo mbin. Edhe të vdekurit do të ringjallen nga varret e tyre në Ditën e Kijametit. 

2- Për të vërtetuar atë që themi duhet të kemi fakte dhe shembuj të qartë dhe real.  

3- Argumenti më i mirë për njerëzit është ai i përgjithshmi, i përhershëm (për çdo vend dhe kohë), i thjeshtë dhe i pamohueshëm. Ajeti 33 i ajeteve bë fjalë na përmend tokën e vdekur si argument.  

4- Rruga më e mirë e besimit në Ringjallje është të menduarit në krijimin. Prej tyre të shohim tokën e vdekur e cila me fuqinë e Allahut, ringjallet me mbirjen e bimëve të llojllojshme.  

5- Pjesa kryesore e ushqimit të njeriut janë drithërat dhe të menduarit në to është një portë për njohjen e Allahut. Ajeti 33 thotë: “Ne nxjerrim drithëra, prej të cilave ata hanë.”

6- Frutat që përmenden më shumë në Kur’an janë hurma arabe  dhe rrushi. E kjo, së pari përshkak të lëndëve ushqyese dhe dobive shëndetësore që ato përmbajnë së dyti përshkak të llojshmërisë së varieteve të tyre.

7- Roli kryesor në ushqim është i drithërave më pas vijen roli i frutave.  

8- Është detyrë e njeriut që ta njohë Krijuesin, Furnizuesin dhe ta falënderojë Atë për gjithçka që i ka dhënë.  

9- Përmendja dhe sqarimi i mirësive është shkak i gjetjes së frymës falënderuaese te njeriu. “…përse nuk falënderojnë?” 

10- Të falënderuarit është shenjë e vëmendhsmërisë dhe e devotshëmrisë. Sigurisht që Allahu nuk ka nevojë për falënderimin tonë. 

11- Prej mrekullive të Kur’anit është se ai na flet për ligjinin e dyzimit të krijesave, njerëz, kafshë, bimë, pemë. Kur‟àni Famëlartë, me këtë ajet njofton për ekzistencën e dukurisë së çiftit në botën e bimësisë, në njeriun dhe në qeniet e tjera për të cilat njeriu nuk ka dijeni. Këto qenie mund të jenë bimësia dhe dihet sa të shumta janë çiftet në llojet e ndryshme të bimëve, aq sa është e pamundur të dihet prej njeriut, madje në kuptimin e çiftit përfshihen edhe kafshët detare, që jetojnë në thellësi të detrave. Kjo e vërtetë, patjetër që nuk dihej në të kaluarën, madje edhe në kohën e sotme, prej këtyre qenieve njihen fare pak lloje.

12- Ligji i dyzimit nuk është për Allahun sepse Ai është një i Vetëm e i Pashoq. All‟llahu është i pastër nga të gjitha llojet e mangësive e nevojave; gjithashtu, në këtë ajet hidhet poshtë vënia shok All‟llahut në adhurim (shirku), ashtu siç bëjnë adhuruesit e idhujve, që u përmend në ajetet e përparme; njëkohësisht, në këtë ajet shpjegohet qartë e gjithë rruga e Njëtimit të All‟llahut (Teuhidit), domethënë rruga e adhurimit kushtuar vetëm All‟llahut, Zotit Një e të Vetëm, Absolutit, të Cilit i luten të gjitha krijesat për nevojat që kanë. All‟llahu i Lartësuar i ka krijuar të gjitha llojet e çifteve në këtë botë kaq të gjerë; dituria e fuqia e Tij s‟ka kufi, vetëm Ai është i pastër nga çdo e metë e nevojë, prandaj, për All‟llahun s‟mund të ketë as shok e as të ngjashëm me Atë, pavarësisht se disa njerëz e konsiderojnë gurin apo dërrasën, që janë trupa të ngurtë e pa jetë, të barabartë me All‟llahun e Lartësuar; megjithatë, ky besim krejtësisht i gabuar nuk i pakëson asgjë pozitës së madhështisë së Tij.

13-  Dija njerëzore është e kufizuar. Ajeti i 36 e sqaron argumenton se ka edhe shumë të vërteta që deri tani janë të panjohura për dituritë tona: “I pastër nga të metat është Ai që krijoi çiftet nga ato që mbijnë në tokë, nga vetë ata dhe nga ato që ata nuk i dine.”

14- Krijimi dhe krijesat janë shenjë e fuqisë, diturisë dhe urtësisë së Allahut dhe nuk tregojnë nevojën e Allahut për ato. 

15- Frutat dhe drithërat arrihen nëpërmjet pjalmimit i cili ndihmoet nga era uji dhe insektet. 

16- Dituria e njeriut është e kufizuar. Në ajetin 85 të sures Isra thuhet: “… ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”. Ai është i paditur për shumë e shumë gjëra që e rrethojnë. Ka krijesa në këtë botë që njeriu nuk ka dituri se si arrihet çiftëzimi tek ato.   https://fb.watch/vH4HXcVtVi/