Mësime nga surja Jasijn- ajetet 37-40

Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë:  “Zbatoje leximin e Kur’anit, sepse leximi i tij shlyen gjynahet, është mbulim prej zjarrit dhe siguri prej dënimit.”

Sot do të flasim për mësimet që përmbajnë ajetet 37-40 të sures Jasijn. Në këto ajete Allahu thotë:

وَآيَةٌ لَّهُمْ اللَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ النَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظْلِمُونَ وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ وَالْقَمَرَ قَدَّرْنَاهُ مَنَازِلَ حَتَّى عَادَ كَالْعُرْجُونِ الْقَدِيمِ لا الشَّمْسُ يَنبَغِي لَهَا أَن تُدْرِكَ الْقَمَرَ وَلا اللَّيْلُ سَابِقُ النَّهَارِ وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ

37. Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.

38. Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.

39. Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës.

40. As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha notojnë në orbitat e veta.

Në ajetin 53 të sures Fusilet Allahu thotë:

 سَنُرِيهِمْ ءَايَٰتِنَا فِى ٱلْءَافَاقِ وَفِىٓ أَنفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ ۗ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدٌ

“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!”

Këto Ajetet të begata të sures Jasijn flasin për argumente në hapësirat qiellore që dëshmojnë madhështinë e fuqisë së Allahut. 

NGA KËTO AJETE MËSOJMË

1- Nata dhe dita janë shenjë dhe argument e fuqisë së Allahut dhe e urtësisë së Tij. Po ashtu janë mirësi e madhe për njeriun.  

2- Programi konstant, pa asnjë mangësi e gabim, për gjatë historisë është tregues i pranisë së Administruesit Rregulluesit dhe Sunduaeist të Urtë të Gjithdijshëm e të Plotfuqishëm dhe nuk është natyra e pafuqishme. 

3- Ardhja e ditës dhe e natës nuk ndodh vetvetiu por ndodh si shkak i Admistrimit të Krijuesit të Plotfuqishëm. Në ajetet 71 dhe 72 sqarohet më së miri kjo Në ajetet 71 dhe 72 sqarohet më së miri kjo çështje ku Allahu thotë: 

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمُ ٱلَّيْلَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِضِيَآءٍ ۖ أَفَلَا تَسْمَعُونَ قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِلَيْلٍۢ تَسْكُنُونَ فِيهِ ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ ﴿٧٢﴾

71. Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën natën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte dritën? Vallë, a nuk dëgjoni?”

72. Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën ditën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t’jua sillte natën, në të cilën qetësoheni? Vallë, a nuk shihni?

4- Orbita e lëvizjes së Diellit dhe Hënës është sistemuar në atë mënyrë që ato të mos përplasen gjatë lëvizjes së tyre dhe as të mos ketë gabim në lëvizjen e natës e të ditës.  Ajeti i 40 prej ajeteve në fjalë thotë: “As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën e as nata nuk mund t’ia kalojë ditës; të gjitha lundrojnë në orbitat e veta.”

5- Ndryshe nga pikëpamja e cila e konsideronte diellin të palëvizshëm, Kur’ani na flet për lëvizjen e diellit në mënyrë të përcaktuar. Këtë e dëshmon ajeti 38 i sures Jasijn që thotë: Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi.

6- Si drita, ashtu edhe errësira, çdonjëra në vetvete është një argument i madh i Allahut. në të vërtetë errësira konsiderohet prej dukurive jetësore më të rëndësishme në jetën e njeriut, sepse errësira e natës rregullon dritën e Diellit dhe ka ndikim të thellë në qetësimin e trupit e të shpirtit të njeriut, ndalon rrezet e shumta që vijnë nga drita e vazhdueshme dhe e pandërprerë e rrezeve të Diellit; nëse nata nuk do të vinte pas ditës, patjetër që shkalla e nxehtësisë do të ngrihej shumë në sipërfaqen e Tokës, madje do të ngrihej aq shumë, sa të gjitha sendet do të merrnin flakë e do të digjeshin. Pra, nëse nuk do të ishte ndërthurja ditë-natë, do të kishim ose nxehtësi vrastare, ose ngricë të plotë.

7- Askush nuk mund të shkaktojë parregullsi në sitemin e gjithësisë sepse ky sistem është i caktuar nga Allahu i Plotfuqishëm.

8- Shembujt e Kur’anit janë të përkryer e real. Në ajetin 39 e ngjason hënën me bistakun e thatë të frutit të hurmëës. Në të vërtetë, bistaku i hurmës së pjekur ngjan nga disa anë me Hënën nga forma harkore dhe nga ngjyra e verdhë e venitur, me dy majat e ulura nga poshtë, si dhe nga qenia e bistakut të hurmës në mes të një errësire të shkaktuar prej degëve të gjelbra e të dendura të drurit të hurmës dhe nga kjo pikëpamje, ngjan me Hënën në qiellin e errët. I Gjithëfuqishmi, të Cilit nuk i mungon asgjë dhe s‟ka nevojë për asgjë, vetëm në një shprehje kaq të shkurtër ka futur këtë dukuri astronomike me bukuri mahnitëse. 

9- Gjithçka në univers lëviz në orbitën e saj. 

10- Lëvizja e galaktikave në univers është e shpejtë. Këtë e tregon edhe fjala jusbehune e cila simbolizon lëvizjen e shpejtë.  https://fb.watch/vH4-peVfRI/