Mësime nga surja “Ez Zelzeletu”

Sure “Enfal”, ajeti 24.  Allahu i Madhëruar thotë:

{يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسْتَجِيبُواْ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ ۖ}

“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë…”

            Pa dyshim, ndjekja e Kur’anit dhe zbatimi i tij e rigjallëron njeriun dhe e drejton drejt rrugës së Krijuesit, e cila është rruga e mirësisë, e paqes, e udhëzimit, e lumturisë dhe e shpëtimit. Kur’ani e rigjallëron njeriun sepse Ai është Krijuesi i jetës dhe i njeriut dhe Allahu është i Gjithëdijshmi dhe i Ploftfuqishëm.

Sot do të paraqesim disa nga treguesit dhe mësimet e sures “Ez Zelzetu”, e cila ka 8 ajete. Kjo sure ka zbritur në Mekë. Mirëpo midis dijetarëve ka mendime të ndryshme se ku ka zbritur kjo sure. Disa janë të mendimit se kjo sure ka zbritue në Mekë, kurse disa të tjerë janë të mendimit se kjo sure ka zbritur në Medine. Ajetet e saj flasin për Ringjalljen e njeriut ne Jetën Tjetër.

Në këtë sure Allahu i Madhëruar thotë:

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا (1) وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا (2) وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا (3) يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا (4) بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا (5) يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ (6) فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ (7) وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ (8)

Me emrin e Allahut të Gjithmëshrëshmit, Mëshirplotit

1. “Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj.”

2. “Kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj.”

3. “E njeriu të thotë: Ç’po i ndodh asaj?!”

4. “Atë Ditë ajo (toka) do të tregojë lajmet e saj.”

5. “Sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.”

6. “Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen

veprat e tyre.”

7. “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një grimcë, do ta

shohë atë.”

8. “E kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë.”

Kuptimi i fjalës “Ez Zelzeletu” është: lëkundje, tronditje, tundje, tërmet i madh ose dridhjae e forte. Në kontekstin fetar lidhet me tërmetin e fuqishëm në Ditën e Gjykimit.

Mirësitë e leximit të sures Zelzele

Në një hadith të imam Sadikut (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) thuhet: “Mos u lodhni kurrë së lexuari suren ‘I dha Zulziletil Erdhu’, sepse kushdo që e lexon atë në namazet nafile, kurrë nuk do të këtë problem me tërmetet dhe nuk do të vdesë prej tyre. Nuk do të ketë problem deri në çastin e vdekjes, për sa u përket ngjarjeve, si rënia e rrufesë etj…”.

ÇFARË NA TREGON SURJA “EZ ZELZELETU”?

Nëse thellohemi dhe përqëndrohemi në leximin e kësaj sureje të bekuar do të shohim se ajo përmban disa tregues, që janë:

            1- Surja “Ez Zelzeletu” na tregon se të vdekurit që do të dalin nga toka në Ditën e Ringjalljes, siç përmendet edhe në ajetin 4 të sures “Inshikak”në një ajet tjetër: “dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet.”.

 2- Surja “Ez Zelzeletu” na tregon se njerëzit do të paraqiten në Ditën e Ringjalljes në mënyra të ndryshme, ashtu siç thuhet ajetin 6 të kësaj sureje: “Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe.” Apo siç thuhetnë ajetin 4 të sures “El Kariatu” “Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara”. Ose siç thuhet në ajetin 7 të sures “Kamer”: “…do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë.”

3- Surja “Ez Zelzeletu” na tregon se në Ditën e Ringjalljes, edhe gjërat e pajeta do të flasin me lejen e Allahut, toka do të dëshmojë për veprat e njeriut dhe po ashtu pjesët e trupit të tij, siç thotë ajeti 21 i sures “Fusilet”: “Dhe do të thonë ata ndaj lëkurëve të tyre: Pse dëshmuat kundër nesh? Ato do të thonë: Na ka dhënë të folur Ai që u ka dhënë të folur çdo gjë.”

Është përmendur në transmetime (hadithe) thirrja për namaz të bëhet në vende të ndryshme, sepse vendi do të dëshmojë për të. Ebu Said El Khuderij thoshte: “Kurdoherë që gjendesh në shkretëtirë, kur të vijë koha e namazit, thirre me zë të lartë ezanin, sepse kam dëgjuar të Dërguarin e All’llahut (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) të thotë: “Nuk do mbetet asnjë xhin apo njeri, apo pjesë prej copave të gurëve, që të mos dëshmojnë për të në Ditën e Kiametit.”.

 Profeti Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), ka thënë: “Kini kujdes dhe merrni abdes, sepse punët më të mira për ju janë falja e namazit. Kini kujdes tokën, sepse është nëna juaj. Çdo njeri që kryen një punë, qoftë e mirë apo e keqe, toka do të ketë haber për të.”. Është transmetuar, gjithashtu, në disa thënie që toka do të dëshmojë në formën: “Filani në këtë vend, bëri këtë punë të mirë (ose të keqe)!”

Dëshmia e tokës në Ditën e Kiametit mbi atë që ne bëjmë tani mbi të, tregon se toka tashmë e di atë që bëjmë. Dhe në atë ditë, ajo do të flasë me atë që Allahu i ka zbuluar nga urdhri dhe frymëzimi i Tij. prandaj le të jemi të kujdesshëm në veprat tona.

            4- Surja “Ez Zelzeletu” na tregon se fjala “dherr’rrun”, grimcë në ajetin: “qoftë sa një grimcë do ta shohë”, i referohet grimcave më të vogla, siç janë grimcat fluturuese në ajër. Sot kjo fjalë përdoret për pjesën më të vogël të trupave, që është atomi, i përbërë nga bërthama dhe elektronet. Në çdo rast, kuptimi është për pjesën më të vogël që ka peshë.

Në një transmetim tjetër: Një beduin hyri në xhaminë e Profetit të nderuar (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe tha: ‘Më mëso çka të ka mësuar Zoti!’ Profeti ia mësoi atij suren “Ez Zelzeletu”. Kur arriti te ajeti: “Dhe kush bën një punë të mirë qoftë sa një, do ta shohë atë.” Beduini tha: “Mjafton!” dhe u largua.Pastaj Profeti tha: “Ai u largua si njeri i dijes.”

 Në ajetin 16 të sures Lukman, Lukmani i urtë (Paqja qoftë mbi të!) i thotë djalit të tij: “O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë. 

 5- Surja “Ez Zelzeletu” na tregon se lëkundja e fuqishme në Ditën e Ringjalljes do të përfshijë të gjithë tokën. këtë e ajeti i parë i kësaj sureje, që thotë: “Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj.”

ÇFARË NA MËSON SURJA “EZ ZELZELETU?

Surja “Ez Zelzeletu” na mëson:

Mësimi i parë: Tërmeti i madh i tokës në Ditën e Ringjalljes është një çështje e frikshme dhe madhështore: “Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj.” (këtu përdoret fjala “idhā” që tregon për një ngjarje që me siguri do të ndodhë.)

Mësimi i dytë: Ringjallja do të jetë fizike: trupat e njerëzve të varrosur në tokë do të dalin në Ditën e Ringjalljes: “Kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj.”, pra do të nxjerrë trupat e varrosur në të.

Mësimi i tretë: Dita e Ringjalles është dita kur njeriu do të çuditet dhe do të mbetet pa fjalë, siç thotë ajeti i tretë i kësaj sureje: “E njeriu të thotë: Ç’po i ndodh asaj?!”.

Mësimi i katërt: Të gjitha krijesat do të përjetojnë një lloj hutimi dhe pavetëdije, sepse është një çast jashtëzakonit i fortë që do të ndikojë te njerëzit kur të ndodhë tërmeti i madh. Ata do të duken si të dehur, siç thuhet në ajetin 2 të sures “Haxh” thuhet: “Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur…”

Mësimi i pestë: Toka do të jetë prej dëshmitarëve në atë Ditë, siç thotë ajeti 4 i kësaj sureje: “Atë Ditë ajo (toka) do të tregojë lajmet e saj.”

Mësimi i gjashtë: Mohimi nuk ka më rrugëdalje në Ditën e Ringjalljes, sa do që të mundehemi të mohojmë të këqijat e bëra në këtë jetë.

Mësimi i shtatë: Të gjithë njerëzit trajtohen me drejtësi absolute në gjykimin e Allahut: “Kush bën mirë, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë. Kush bën keq, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë.”

Mësimi i tetë: Dënimi dhe shpërblimi bazohen te veprat: “Kush bën vepra të mira…” dhe: “Kush bën keq…”

Mësimi i nëntë: Sado e vogël të jetë një vepër, ajo do të peshohet dhe shkruhet; prandaj mos i nënvlerësojmë mëkatet dhe mos e shpërfillim besimin: “Kush bën një grimcë të mirë, do ta shohë atë.” Kush bën keq, qoftë sa një grimcë, do ta shohë atë.”

Mësimi i dhjetë: Pesha dhe shpërblimi i veprave në atë Ditë është i drejtë dhe Allahu nuk i bën padrejtësi askujt. Në ajetin 8 të sures “A’raf” thuhet:

}وَٱلْوَزْنُ يَوْمَئِذٍ ٱلْحَقُّ ۚ فَمَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ{

“Peshimi (i veprave), atë Ditë do të jetë i drejtë. Atyre që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar.”

TË DASHUR VËLLEZËR DHE MOTRA:

Në ajetin e parë të sures “Haxh” Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, tërmeti i asaj Ore është një gjë e tmerrshme.” Në hutben 157 të “Nehxhul Belaga”, imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kini frikë nga Allahu për Ditën në të cilën veprat do të shqyrtohen me kujdes, ku tërmeti është i fortë dhe fëmijët thinjen.” Kështu që le të bëjmë veççe të mira në këtë jetë që të jemi prej fituesve të Xhennetit në Jetën Tjetër!

Në ajetet 18-20 të sures “Hashr” Allahu i Madhëruar na thotë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلۡتَنظُرۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ لِغَدٖۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ (18) وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمۡ أَنفُسَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ (19) لَا يَسۡتَوِيٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۚ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ (20)

“O ju që keni besuar, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut). Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.”