Mësime nga surja Alak, ajetet 6-14

Në emisionin e kaluar folëm për treguesit dhe mëimet qëgjendeshin në pesë ajetet e para të sures “Alak”. Në emisionin e sotëm do të flasim për treguesit dhe mësimet që gjenden nëajetin 6 deri te ajeti 14 i sures “Alak”. Në këto ajetet Allahu iMadhëruar thotë: 

}كَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ (6) أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ (7) إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ (8) أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ (9) عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ (10) أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ (11) أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ (12) أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ (13) أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ (14){

6. “Por vërtet që njeriu shkel çdo cak.”

7. “Kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.”

8. “Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!”

9. “A e ke parë atë që pengon.”

10. “Robin kur falet?”

11. “A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë.”

12. “Dhe që urdhëron për devotshmëri?!”

13. “Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin.”

14. “A nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!”

TREGUESIT E KËTYRE AJETVE

Treguesi i parë: Njeriu nuk kujton të kaluarën e tij si e ka krijuar Allahu dhe e ka mësuar dhe për këtë, njeriu nuk e adhuron dhe nuk e falënderon Allahun. Dhe në vend që ta adhurojë dhe ta falënderojë Krijuesin e tij, njeriu bëhetmendjemadh, arrogant dhe, madje, krenohet tek të tjerët duke refuzuar adhurimin. Habi e madhe me ty o njeri!

Treguesi i dytë: Nëse njerëzit nuk do të kishin aftësi për tëkuptuar, atëherë ata do të bëheshin të gjithë mendjemëdhenj e arrogantë, siç ishte Karuni që thoshte: “Mua m’u dha kjopasuri për shkak të dijes sime.” (Sure “El Kasas, ajeti 78). Ose bëheshin mburracakë me fuqinë e tyre, siç lexojmë në ajetin 258 të sures “Bekare” ku Nemrudi i tha Profetit Ibrahim (alejhiselam): “Unë e jap jetën dhe e marr atë.”. Apo bëhet siFaraoni që tha: “Vallë, a nuk më përket mua sundimi iEgjiptit” (Sure “Zukhruf”, ajeti 51). Por, kur njeriu ka aftësinëpër të kuptuar, edhe nëse i posedon, pasurinë, sundimin dhefuqinë, siç i kishte Profeti Jusuf dhe Profeti Sulejman (Paqjaqoftë mbi ata të dy!), ai kurrë nuk bëhet arrogant, sepse ai e di dhe e kupton se gjithçka që ka, është nga Allahu dhe jo nga vetjae tij, siç tha Profeti Sulejman (Paqja qoftë mbi të!): “Kjo ështënga mirësia e Zotit tim.” (Sure “Neml”, ajeti 40), apo siç thaProfeti Jusuf (Paqja qoftë mbi të!): “O Zoti im! Ti më ke dhënëpushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave...” (Sure “Jusuf”, ajeti 101). Kur njeriu fillon të mendojë se të mirat i ka vetja e tij dhe jo si dhuratë nga Allahu, kjo është ajo që e çon atënë devijim e në shkatërrim, siççushkatërrua, Nemrudi, Karunidhe Faraoni. 

Treguesi i tretë: Zullumqari nuk e adhuron Allahun, as nuki pohon ligjet dhe dispozitat e Tij. Ai nuk e pranon argumentin, as nuk dëgjon zërin e ndërgjegjes dhe as thirrjen e njeriut tështypur. Për këtë ai është i zhytur në kënetën e mëkateve.

Treguesi i katërt: Ajo që tregohet në fjalinë “Robin kurfalet” është i Dërguari i Allahut, Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Kjosqarohet në ajetet e fundit të sures, ku Allahu i drejtohet tëDërguarit të Tij dhe e ndalon atë nga bindja ndaj njeriut që e pengon nga falja. Profeti u urdhërua të bëjë sexhde dhe tëafrohet te Allahu. Meqenëse këto ajete janë ndër të parat që izbritën të Dërguarit, kjo tregon se i Dërguari falej para ardhjessë misionin profetik. (“El Mijzan fi tefsijril Kur’an”)

Treguesi i pestë: Në hadithe është transmetuar se një herëEbu Xhehli pyeti njerëzit përreth: ‘A falet Muhamedi me fytyrëne tij në tokë përpara jush?’ Ata u përgjigjën: ‘Po’. Ai tha: ‘Betohem në atë që betohemi, nëse e shoh në këtë gjendje, do tiashkel kokën me këmbën time.’.  Kur e pa Profetin duke u falur, ai (Ebu Xhehli) u afrua për ta penguar, por mbeti i habitur, u ndal, dhe u tërhoq mbrapsht në mënyrë të çuditshme. Kur e pyetën më vonë, ai tha: ‘Kur iu afrova, pashë një humnerë zjarripërpara meje.’ (Tefsijr “Mexhmaul Bejan” dhe Tefsijr“Nemuneh”)

MËSIME NGA KËTO AJETE:

Edhe këto ajete të bekuara përmbajnë mësime edukative tërëndësishme dhe të vlefshme për çdo njeri. 

Mësimi i parë: Njeriu e mohon mirësinë e Allahut, megjithëse është krijuar dhe është mësuar nga Zoti. Njeriu silletsi i paditur dhe mendjemadh, duke u ngritur kundër Krijuesit tëtij, siççthotë ajeti 6 I kësaj sureje: “Por vërtet që njeriu shkelçdo cak.”

Mësimi i dytë: Njeriu bëhet mendjemadh sepse mendonse është i pavarur dhe nuk ka nevojë për askënd., siç thotëajeti 7: “Kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.”, pra kurmendon se nuk ka nevojë për askënd. Ndërkohë që ne keminevojë për Allahun në çdo moment. Në ajetin 15 të sures “Fatir” thuhet: “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë përAllahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është iDenjë për çdo lavd.”

Mësimi i tretë: nga ajeti: “A ke parë atë që ndalon (tëtjerët) nga falja?” mësojmë se pengimi i tjetrit nga falja e namazit është nga veprat më të këqija për disa arsye të thellashpirtërore, morale dhe shoqërore. Prej atyre arsyeve janë:

Së pari: Pengimi nga një detyrim ndaj Allahut

Namazi është shtylla më e rëndësishme e Islamit pas dëshmisë së besimit (shahada). Ai është urdhër direkt ngaAllahu dhe është detyrim për çdo mysliman. Kur dikush pengontjetrin nga falja e namazit, ai nuk po e ndalon thjesht një veprimtë zakonshëm, por një akt adhurimi që lidhet drejtpërdrejt me Krijuesin.

Së dyti: Ndërhyrje në lidhjen personale me Zotin

Namazi është mënyra më e lartë e afrimit me Allahun. Ai që përpiqet ta ndalojë dikë nga falja e tij, po përpiqet ta shkëpusë nga mëshira dhe mëkatfalja e Zotit. Kjo është njëndërhyrje shumë e rëndë në jetën shpirtërore të tjetrit.

Së treti: Shembulli i Faraonëve dhe jobesimtarëve

Në Kur’an, Allahu dënon ashpër ata që pengojnë të tjerëtnga rruga e drejtë, veçanërisht nga adhurimi. Surja “Alak”përmend atë që e ndalon robin kur ai falet. Kjo është vepër që ipërngjan atyre që mohojnë dhe përbuzin fenë.

Së katërti: Nxitje për mëkat dhe largim nga rruga e drejtë

Kur një njeri ndalet nga namazi, ai rrezikon të largohet mëshumë nga Zoti dhe të bie më lehtë në mëkate. Ai që e pengon, merr pjesë në këtë devijim dhe merr mëkatin e vet dhe të atij qëe pengoi.

Së pesti: Krijon një ambient armiqësor ndaj fesë

Pengimi nga namazi nxit një kulturë ku feja shihet si e parëndësishme ose pengesë, dhe kjo ndikon negativisht nëshoqëri në përgjithësi. Një shoqëri që nuk respekton adhuriminështë e prirur për prishje morale dhe shpirtërore.

​Pengimi i tjetrit nga falja e namazit nuk është vetëm mëkatindividual, por është sulm ndaj një shtylle të fesë, ndaj lidhjes sënjeriut me Zotin dhe ndaj moralit të shoqërisë. Prandaj, Islami e konsideron këtë si një nga veprat më të këqija që dikush mund tëbëjë. Ai që pengon të tjerët të besojnë dhe të adhurojnë ështëarrogant. Çdo njeri është i lirë dhe zgjedhës në besimin e tij. 

Mësimi i katërt: Nuk lejohet sjellja ndaj Profeti në mënyrëtë tillë, edhe pse jobesimtarët e konsideronin të drejtë atë qëbënin. Përkundrazi, Profeti duhet respektuar, madhëruar e vlerësuar, sepse ai nxorri njerëzimin nga errësirat në dritë. 

Mësimi i pestë: Njeriu me kuptim të dobët mednon se besimi i tij është i panevojshëm dhe e pengon që të mendojë e tëarsyetojë. Ky njeri ka zemër të verbër dhe mendje të ngurtë dheështë larg të vërtetës. Besimi hap horizontet dhe ndriçon tëbrendëshmen e njeriut. 

Mësimi i gjashtë: Nuk mjafton vetëm të kesh dituri. Edhepse Allahu e ka mësuar njeriun, ai përsëri bëhet i padrejtë dhemendjemadh. “E mësoi njeriun atë që nuk e dinte. … Por vërtet që njeriu shkel çdo cak.”. Duhet të vishemi me petkun e devotshmërisë. 

Mësimi i shtatë: Pasuria nuk është dosmosdoshmërishte keqe, por bindja se ajo është arsye për ngritje e lartësim,është shkak për rrënim.

​Mësimi i tetë: Çdo gjë në këtë botë do ta lëmë këtu dhe do të ikim prej saj, prandaj mos mendojmë se jemi të pasur, por tëmendojmë se gjithmonë jemii nevojtarë dhe nevoja më e madheqë kemi është mëshira e Allahut, sepse tek Ai do të kthehemi, siç na thotë ajeti i tetë i kësaj sureje: “Në të vërtetë, kthimiështë te Zoti yt!”. Apo siç thuhet në ajetet 25-26 të sures “Gashijeh”: “Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne, dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh.” Prandaj le tëpërgatisim përgjigjet për Atë Ditë. 

​Mësimi i nëntë: Qëllimi i ekzistencës njerëzore dhe igjithë krijimit është të ecë drejt Allahut: “Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!”

​Mësimi i dhjetë: Tiranët e kundërshtojnë faljen e namazit, sepse namazi ndalon nga çdo gjë e keqe, e shëmtuar, ngazullumi, vjedhja, korrupsioni, shtypja e padrejtësia. Namazi ishqetëson shumë tiranët. Ndërsa, besimtarët, namazi i qetësonata dhe gjejnë prehje në namaz. 

Mësimi i njëmbëdhjetë: Namazi është dëshmi e robërisëndaj Allahut. Namazi është dalluesi mes besimtarit dhejobesimtarit. 

Mësimi i dymbëdhjetë: Emri dhe titulli nuk janë me rëndësi. Rëndësi ka puna dhe veprimi. Në ajetin e nëntë të kësajsureje nuk është përmendur emri i ndaluesit, penguesit, porcilësia e tij), ndalimi, pengimi. “A e ke parë atë që pengon.”“Robin kur falet?”.

Mësimi i trembëdhjetë: Është e nevojshme që personi qëurdhëron për devotshmëri, të jetë vetë nga të devotshmit. Pra, tëmos jetë siç thotë proverbi: ‘Bëni si them unë dhe mos bëni sibëj unë.’

​Mësimi i katërmbëdhjetë: Burimet e arrogancës janë dygjëra: E para: Bindja e njeriut se ai është i pavarur. E dyta: Njeriu nuk mendon dhe nuk beson se Allahu e sheh.Ndërkohë që ajeti i fundit i këtyre ajeteve thotë: “A nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!”

Të dashur vëllezër dhe motra!

Këto ishin treguesit dhe mësimet e ajetit gjashtë (6) deri te ajeti ikatërmbëdhjetë (14). 

Në mbyllje të temës po përcjell një hadith nga I dashuri I zemrave tona, drita e pashuar, Profeti Muhamed (Paqja e bekiete Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Fjala më e vërtetë, këshilla më elekuente dhe tregimi më ibukur është Libri i Allahut.” (“El Fakijh”, vëll. 4, f. 402, nr. 5868)

Allahu na e ndriçoftë jetën me dritën e Kur’anit!