Në vazhdim të temës mësime nga surja “Alak”, sot do tëflasim për treguesit dhe mësimet që gjenden te pjesa e fundit e ajeteve të kësaj sureje, nga ajeti 15 deri te ajeti 19-të. Në këtoajete Allahu i Madhëruar thotë:
}كَلَّا لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعًا بِٱلنَّاصِيَةِ ١٥ نَاصِيَةٍۢ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٍۢ ١٦ فَلْيَدْعُ نَادِيَه ١٧ سَنَدْعُ ٱلزَّبَانِيَةَ ١٨ كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَٱسْجُدْ وَٱقْتَرِب ١٩{
15. “Jo, jo! Nëse ai nuk ndalet nga kjo, Ne do ta kapim përballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit).”
16. “Për ballukesh gënjeshtare dhe fajtore.”
17. “Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet.”
18. “Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit).”
19. “Kurrsesi mos iu nënshtro atij, por bëj sexhde dhe afrojuZotit tënd!”
Në vazhdim të diskutimit që u bë në ajetet e kaluara, për sau përket arrogantëve dhe mendjemëdhenjve jobesimtarë, nëlidhje me Profetin Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftëmbi të dhe mbi familjen e tij!), si dhe me falësit e namazit, ajetetnë vazhdim janë kërcënuese dhe thonë se nuk është ashtu sikursemendoni ju, (menduat se mund të vendosni këmbë mbi kokën e Profetit Muhammed (Paqja e bekimi i All’llahut qoftë mbi tëdhe mbi familjen e tij!), kur bënte sexhde. Ju menduat se mundta ndaloni atë nga program i tij hyjnor. Jo. Nëse nuk hiqni dorënga injoranca juaj dhe nuk e ulni hundën tuaj, do t’ju shkulenflokët e parme të kokës dhe ju do të shkoni drejt dënimit.
TREGUESIT E KËTYRE AJETEVE
Treguesi i parë: Fjala “en nasijetun” “النَّاصِيَةِ” i referohetpjesës së përparme të kokës (balluket), dhe kapja për ballukeshnënkupton poshtërim dhe përçmim. Sepse, kur dikush kapet përballukesh, nuk ka mundësi të lëvizë dhe nuk ka mundësi tjetërpërveçse të dorëzohet.
Treguesi i dytë: Është transmetuar nga imam Aliu (Paqjaqoftë mbi të!) se ka thënë: “Fruti i diturisë është adhurimi.” Kjosure ka filluar me leximin dhe mësimin me laps, dhe përfundonme bërjen e sexhdes dhe afrimin te Allahu. Dituria e dobishmeështë ajo që na çon drejt Allahut. Pa dyshim, rruga për t’u afruarte Allahu përfshin të gjitha veprat që bëhen me qëllim për tëfituar afërsinë me Të. Por sexhdeja është mënyra më e mirë përafrim.
Treguesi i tretë: Fjala “kel’la”, jo, është përmendur në këtësure të shkurtër tri herë. Kjo tregon për rëndësinë e qëndrimitlarg nga mosbindja dhe për rëndësinë e pastrimit të besimit ngaçdo gjë e kotë.
Treguesi i katërt: Pas leximit të ajetit të fundit të kësajsureje duhet bërë sexhde. Sipas transmetimeve të Ehli Bejtit(Paqja e Zotit qoftë mbi ta!), janë katër sure në Kur’an, kusexhdja është e detyruar kur lexohet ajeti :
E para: Kur lexohet ajeti 15 i sures “Es Sexhde”;
E dyta: Kur lexohet ajeti 37 i sures “El Fussilet”;
E treta: Kur lexohet ajeti 62 i sures “En Nexhm”;
E katërta: Kur lexohet ajeti 19 i sures “El Alak”.
Të katër këto sure që cituam, nëse i lexojmë vetë apo idëgjojmë nga të tjerët ajetet e sexhdes, është e detyrueshme tëbëhet sexhde, sikurse biem në sexhde, kur falim namazin. Kryerja e sexhdes është e detyruar, ndërsa citimi i dhikrit është ipëlqyer. Zakonisht, në sexhden e detyruar thuhet ky dhikër: “La ilahe ilall’llahu hakkan hakkan, la ilahe ilall’llahu imanen uetesdiken la ilahe ilall’llahu ubudijeten ue riken sexhedetu leke ja rabbi teabbuden ue riken la mustenkifen ue la mustekbiren, bel ena abdun daifun dhelilun khaifun mustexhijrun”)
Bërja e sexhdeve të tjera, që përmenden në ajetet e tjeratë Kur’anit, janë të pëlqyeshme (mustehab).
MËSIMET E KËTYRE AJETEVE:
Nga këto ajete mësojmë:
Mësimi i parë: Rruga e pendimit është e hapur për tëgjithë, por nëse nuk pendohen dhe nuk ndalen nga mëkatet e tyre, do të ndëshkohen: “Nëse ai nuk ndalet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit).”
Mësimi i dytë: Kërcënimi është i domosdoshëm ndajkeqbërësve e zullumqarëve. Nuk lejohet lajkatimi, as përkrahja e as ndihma e zullumqarëve.
Mësimi i tretë: Gënjeshtra është zanafilla e gabimevedhe e shkeljes së kufijve të Allahut, të etikës e të moralit. Gënjeshtra është sëmundje shkatërruese. Feja islame naurdhëron të qëndrojmë sa më larg gënjeshtrës. Allahu nuk idon dhe nuk i udhëzon gënjeshtarët, siç thotë ajeti 28 nësuren “Gafir”: “Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë tëdrejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.”Gënjeshtarët ka dënim të rëndë në Jetën Tjetër.
Mësimi i katërt: Kundërshtarët planifikojnë në mbledhjet e tyre fshehurazi për vepra të këqija. Prandaj gjithmonë duhet tëjemi vigjilentë ndaj planeve djallëzore dhe intrigave që synojnëpërçarjen dhe grindjen në mesin e muslimanëve.
Mësimi i pestë: Megjithëse kundërshtarët e të Dërguarit tëAllahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) kishin organizim dhe përkrahës, thurnin kurthe e palne, porata nuk mundën ta dëmtonin e as ta pengonin Profetin nëmisionin e tij për shkak të mbështetjes që Profeti kishte ngaAllahu Fuqiplotë e Gjithëditur.
Mësimi i gjashtë: Ndëshkimi i atij që godet me baltë do tëjetë goditje me gurë. Ndshkimi nuk është vetëm me goditjefizike, por edhe me nënçmim dhe poshtërim. Të gjithëmëkatarët, zullumqartë jobesimtarët, jo vetëm që do tëndëshkohen por edhe do të poshtërohen.
Mësimi i shtatë: Fuqia e Allahut shtrihet mbi të gjithalëvizjet dhe veprat. Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Me fuqinë e Tij absolute Allahu i mposht kurthet dhe intrigat.
Mësimi i tetë: Duhet të jemi këmbëngulës në kryerjen dheruajtjen e adhurimeve, edhe nëse të tjerët përpiqen të napengojnë. Po ashtu, të ndalojmë të tjerët nga bërja e veprave tëkëqija.
Mësimi i nëntë: Fillimisht vjen pastërtia, pastaj adhurimi. Qëllimi me pastërtinë është si ajo materiale edhe ajo shpirtëroresepse kur jemi në adhurim jemi në komunikim të drejpërdrejtëme Allahun e Madhëruar. Të mos jemi si Ebu Xhehli qëpengonte të tjerët nga falja e namazit. Duhet të përqendroheminë adhurim dhe në sexhde.
Mësimi i dhjetë: Sexhdeja është mënyra më e mirë për t’uafruar te Allahu. Është transmetuar nga imam Rizai (Paqja qoftëmbi të!) se lidhur me fjalën e Allahut: “Bëj sexhde dhe afrohu”ka thënë “Gjendjet më e afërt e njeriut me Allahun është sexhdja(qëndrimi me ballë në tokë.”
Të dashur vëllezër dhe motra! Këtu përfundojnë treguesitdhe mësimet e sures së bekuar “El Alak”, për të cilën u përmendën 15 tregues dhe 39 mësimie. Sigurisht që në çdomësim burojnë mësime të tjera dhe në çdo tregues burojnëtregues të tjerë. Transmetohet nga imam Sexhxhadi (Paqja qoftëmbi të!) se ka thënë: “Ajetet e Kur’anit janë depozitat e dijes. Sa herë që të hapësh një depozitë, ti duhet të shikosh se çfarë ka nëtë.” (Mustedrekul Uesail, vëllimi 4, faqe 238.). Pra, le ta ndriççhemi me dritën e Kur’anit dhe le të udhëzohemi me udhëzimin e tij!
O Allah! Na ruaj nga mendjemadhësia, që është shkaku ilargimit nga Ti! O Allah! Na jep forcë që planet e arrogantëvedhe mendjemëdhenjve të shkatërrohen dhe të shuhen! Amin! Ja Rabbil Alemin.

