Dita, në të cilën toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj

Nw ajetet 69 – 70 tw sures “Zumer” Allahui Madhwruar thotw:

}وَأَشْرَقَتِ الأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ الْكِتَابُ وَجِيءَ بِالنَّبِيِّينَ وَالشُّهَدَاء وَقُضِيَ بَيْنَهُم بِالْحَقِّ وَهُمْ لا يُظْلَمُونَ{

}وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَا يَفْعَلُونَ{

“Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen Profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t‟u bëhet asnjë padrejtësi.”

“Secilit do t‟i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar.”

Dy ajetet nw fjalw flasin pwr Ditën e Ringjalljes, bisedë që filloi në disa ajete të kësaj sureje, sures “Ez Zumer”. Këto dy ajete flasin pwr shtatë faza nwpwr të cilat do tw kalojw njeriu nw Ditwn e Ringjalljes.

Në fillim, ajeti 69 thotw: “Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet…”.

Në mesin e interpretuesve të Kur’anit tw Shenjtw, ka mendime të ndryshme për kuptimin e ndriçimit të Tokës me dritën e Zotit të saj dhe për këtë ata kanë dhënë shpjegime të shumta. Prej këtyre shpjegimeve, ne zgjodhëm vetëm tri shpjegimet vijuese: 1- Disa ka thënë se qëllimi me dritën e Zotit është e vërteta dhe drejtësia me të cilën Allahu i botëve ndriçon Tokën atë ditë. Eruditi El Mexhlisij, në librin e tij “Bihàrul Enuàr”, thotw: “Në Ditën e Kiametit toka ndriçohet me drejtësinë e Zotit të saj, sepse drita e Tokës është me drejtësi.”

Kurse autori i tefsirit “El Mijzàn”, thotë se qëllimi me ndriçimin e Tokës me dritën e Zotit të saj, është se kjo dritë është e veçantë, vetëm për Ditën e Kiametit, ditës kur hiqen mbulesat dhe gjithçka del sheshit, në të vërtetën e tyre. Punët e mira, bindja, kundërshtimi, në atë ditë, e vërteta dhe e gabuara shihen qartë për vështruesin. Dijetari i madh Et Tabàtàbaij, këtë mendim e ka nxjerrë prej ajetit 22 të sures “El Kàf”: “Ti ishe i pakujdesshëm (ndaj asaj Dite) dhe Ne ta hoqëm perden tënde, prandaj shikimi yt sot është shumë i mprehtë.”. Në atë ditë, kjo dritë do të përfshijë të gjitha sendet që ekzistojnë, domethënë se ajo dritë është e mjaftueshme të ndriçojë të gjitha sendet që janë në Tokë dhe të gjitha punët e banorëve të Tokës. Është e qartë se, të gjitha këto çështje, kërkojnë shpjegim të veçantë.

El Mufaddal bin Omer ka cituar prej Imam Sadikut (Paqja qoftë mbi të!): “Kur të vijë udhëheqësi ynë (Imam Mehdiu), Toka shndrit me dritën e Zotit të saj, atëherë njerëzit s‟kanë më nevojë për dritën e Diellit dhe atëherë ka mbaruar errësira.”

Fjalia e dytë e këtij ajeti, flet për librat e punëve dhe thotë: “do të vendoset Libri (i veprave).”. Faqet e këtij libri përmbajnë të gjitha punët e vogla e të mëdha të njeriut, ashtu siç e lexojmë këtë të vërtetë në ajetin 49 të sures “El Kehf”: “nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e numëruar.”.

Në vijim, fraza e ajetit që flet për dëshmitarët, shton: “Pastaj do të sillen Profetët dhe dëshmitarët.”. Profetët do të jenë të pranishëm në gjykatën e drejtësisë hyjnore, që të pyeten, nëse e kanë plotësuar detyrën shumë të rëndësishme për kumtimin e fjalës hyjnore, ashtu siç lexojmë për këtë çështje në ajetin 6 të sures “El A‟ràf”: “Patjetër do të marrim në pyetje edhe të Dërguarit.”.

Para gjykatës së drejtësisë hyjnore do të sillen edhe dëshmitarët, që, me dëshminë e tyre, të vërtetojnë të gjitha punët e bëra. S‟ka asnjë dyshim që Krijuesi Fuqiplotë ka dijeni të plotë për të gjitha punët, por, për të përforcuar pozitën e lartë të drejtësisë, Ai thërret të dëshmojnë para kësaj gjykate njerëzit që i kanë parë ato punë.

 Interpretuesit e Kur‟anit Famëlartë kanë përmendur disa mendime në lidhje me dëshmitarët që do të dëshmojnë në Ditën e Kiametit për punët. Disa kanë thënë se ata janë njerëzit e mirë, të pastër e të drejtë të ymetit, të cilët do të dëshmojnë se Profetët e kanë plotësuar kumtimin e Fjalës së All‟llahut, me të cilin ata erdhën. Gjithashtu, dëshmitarët do të dëshmojnë edhe për punët që kanë bërë bashkëkohësit e tyre dhe patjetër që Imamët e ruajtur prej mëkateve, do të jenë në krye të këtyre dëshmitarëve. Disa të tjerë besojnë se dëshmitarët janë engjëjt, që do të dëshmojnë për punët e njerëzve dhe ajeti 21 i sures “El Kàf” jep një argument për këtë kuptim: “Së bashku me çdo individ, do të vijë përçuesi dhe dëshmitari.”.

Disa të tjerë, kanë thënë se në Ditën e Kiametit, gjymtyrët e njeriut, vendi e koha kur e ku njeriu ka treguar bindje e ka mëkatuar, do të dëshmojnë për punët që ai ka bërë. Siç shihet, fjala “shuhedà” – “dëshmitarë”, ka kuptime të gjera dhe çdo interpretues i Kur‟anit, me interpretimin e tij, ka theksuar njërën anë të kuptimeve të kësaj fjale.

Disa të tjerë, janë shprehur se fjala “shuhedà” është specifike dhe shpreh ata që janë vrarë në Rrugën e All‟llahut, por ky interpretim është i pamundur, sepse ajeti bën fjalë për dëshmitarët që do të sillen para gjykatës së drejtësisë hyjnore dhe jo për ata që kanë rënë dëshmorë në rrugën e të vërtetës, megjithëse është mundësia që edhe dëshmorët të jenë në radhët e dëshmitarëve. Fraza e katërt e ajetit, njofton: “ata do të gjykohen me drejtësi”.

Fraza e pestë shton: “e nuk do t‟u bëhet asnjë padrejtësi”. Patjetër, kur gjykatësi është vetë Krijuesi Fuqiplotë, kur Toka ndriçon me dritën e Zotit të saj, kur të shpalosen librat e punëve të njeriut që shpjegojnë me imtësi e qartë çdo faj të vogël e të madh, kur për dëshmitarë do të sillen Profetët dhe njerëzit e drejtë, është e qartë se Krijuesi Fuqiplotë do të gjykojë vetëm me drejtësi dhe se, në një gjykatë të këtillë, kurrë nuk mund të ketë vend për padrejtësi e për despotizëm.

Fraza e gjashtë, që është fraza e parë e ajetit vijues, e plotëson bisedën dhe njofton: “Secilit do t‟i jepet shpërblimi për atë që ka bërë…”.

Shpërblimi për punët e për pasojat e punëve, do të kthehet tek ata që i kanë bërë ato punë, prandaj, a mund të ketë shpërblim më të lartë, se sa kur punët kthehen të plota te vetë njeriu që i ka bërë ato punë? Theksojmë se fjala e ajetit “vuf‟fijet” – “shpërblehet”, do të thotë shpërblim në mënyrë të plotë dhe se puna gjithmonë mbetet shoqëruese e njeriut. Ai që ka mundësi të zbatojë me kaq imtësi rrugën e drejtësisë, nuk mund të jetë askush tjetër përveç Atij që ka dijeni për të gjitha sendet, prandaj, në frazën e shtatë e të fundit në këtë tudim, lexojmë: “…sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar.”.

Prandaj, nuk është nevoja që të sillen dëshmitarë, sepse All‟llahu i Lartësuar është më i ditur se këta dëshmitarë. Megjithëkëtë, butësia dhe drejtësia hyjnore kërkojnë që patjetër të sillen dëshmitarët. Po, kjo është pamja e Ditës së Kiametit, prandaj të gjithë le të përgatiten për atë ditë.