Arsyet e zhdukjes së dashurisë mes vëllezërve

Nw ajetin 10 të sures “Huxhurat Allahu i Lartësuar thotë:

{إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ }

“Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni mes vëllezërve tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.”

Nuk ka dyshim se dashuria e sinqertë sjell vëllazëri të pastër, e cila e bën njeriun e saj të lumtur në këtë botë; sepse vëllezërit e tij janë stoli për të në kohë të begata dhe mbrojtje në kohë sprovash. Prandaj është thënë: “Stolia e njeriut është shumësia e vëllezërve të tij.”

Mirëpo, kjo dashuri e vërtetë mund të përballet me disa prishës që e turbullojnë pastërtinë e saj dhe ia shuajnë dritën, duke sjellë përçarje e largim, duke ndezur urrejtje e armiqësi. Për këtë arsye, është e domosdoshme të kihet kujdes për të dhe të ruhemi nga pasojat e saj.

Shumë njerëz ushtrojnë forma të ndryshme të prishjes së vëllazërisë. Shpesh i largojnë me mjeshtëri të tjerët prej vetes, herë duke e ndjerw këtë dhe herë pa e kuptuar, derisa përfundojnë duke jetuar një vetmi shpirtërore që e shijojnë me hidhërim në këtë botë.

Në të vërtetë, ajo që e prish dhe e ndot frymën e vëllazërisë është kur në zemra ka urrejtje, smirë dhe zili, të cilat ia hidhërojnë njeriut jetën në këtë botë.

Prej arsyeve tw zhdukejs sw dashurisw mes vwllezwrve janw:

1- Grindja

 Qw do të thotë të kundërshtosh fjalën e tjetrit, duke e shtrembëruar kuptimin e saj dhe duke e zvogëluar vlerën e atij që e ka thënë. Ky qëndrim i keq, në minimum, përfaqëson përgënjeshtrim, fyerje dhe përçmim ndaj tjetrit, ndonëse ai ka të drejtë të respektohet, nderohet dhe besohet. Si mund të qëndrojë vëllazëria dhe dashuria pa respekt dhe dinjitet?

Për këtë, është transmetuar nga Imami Ali El-Hadi (Paqja qoftë mbi të!) se ka thwnw: “Grindja e prish miqësinë e vjetër, e zgjidh lidhjen e fortë, dhe më e vogla që përmban është se sjell garë dhe kundërshti, e kundërshtia është rrënja e shkaqeve të përçarjes.” (“Mizanul Hikme”, hadith nr. 39201)

2- Bindja ndaj pwrgojuesit

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush i bindet pwrgojuesit, e humb mikun.” (“Biharul Enuar”, vëll. 71, f. 164.)

Është plotësisht e natyrshme që përgojimi të çojë në prishjen e dashurisë ndërmjet dy palëve dhe në mbjelljen e urrejtjes në zemrën e secilit prej tyre, përmes shpifjeve të rreme, pa asnjë bazë reale, në mënyrë që secili të mendojë se tjetri nuk e vlerëson, por vetëm pret rastin t’i bëjë keq.

Kjo ndodh kur njeriu i përgjigjet dhe dëgjon pwrgojuesin e rremë që kërkon të fusë përçarje mes tyre. Por, nëse ai vepron sipas parimeve të fesë së drejtë, nuk i beson fjalëve të tilla dhe i kundërshton ato, atëherë dashuria dhe vëllazëria do të vazhdojnë me siguri dhe paqe.

Pra, ajo që e prish marrëdhënien nuk është vetëm përgojuesi, sepse ai është vetëm një pjesë e shkakut; pjesa tjetër është ai që i bindet dhe i dwgjon fjalët e tij. Po të mos dwgjohet pwrgojuesi, lidhja mes vëllezwrve nuk thyhet, as dashuria nuk ikwn mes tyre.

Në këtë rast, njeriu vihet në provë për të parë nivelin e vetëdijes së tij: A është njeri i nxituar që dwgjon kwdo dhe gjykon mbi baza të dobëta, apo është i matur, i kujdesshëm dhe i qetë, që ndjek rrugën e maturisë në të cilën gjendet shpëtimi?

3- Humbja e ndjenjës së respektit

Është transmetuar nga imam Xha’ferr Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Mos e zhduk ndjenjën e respektit midis teje dhe vëllait tënd, por ruaj diçka prej saj, sepse humbja e respektit është humbje e turpit, dhe ruajtja e respektit është ruajtje e dashurisë.” (Mizânul-Hikmeh, hadithi nr. 961.)

Nuk ka dyshim se sjellja pa kufij dhe pa turp përpara tjetrit, duke vepruar sikur ai të mos ekzistojë, apo që vëllai të bëjë gjëra të papërshtatshme me arsyetimin se “mes vëllezërve nuk ka formalitete”, çon në nënvlerësim dhe humbje të respektit. Një sjellje e tillë e bën njeriun të bjerë nga sytë e vëllait të tij dhe tw humbasë peshën që kishte tek ai. Në këtë mënyrë, dashuria mes tyre nuk mund të zgjasë, sepse ajo bazohet në respektin e ndërsjellë. Nëse njeriu e poshtëron veten përmes mungesës së turpit, si mund të kërkojë që të tjerët ta nderojnë, kur ai vetë nuk ka ruajtur asgjë që e ndihmon të mbajë personalitetin e tij të bukur dhe të respektuar?

4- Mungesa e drejtësisë dhe mëshirës

Në hadithin e ardhur nga imam Xha’ferr Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) thuhet: “Vëllazëria ndërmjet njerëzve ka nevojë për tri gjëra: drejtësi të ndërsjellë, mëshirë ndaj njëri-tjetrit dhe mungesë të smirës. Nëse i zbatojnë këto, do të qëndrojnë të bashkuar; por nëse jo, do të ndahen dhe do të urrehen.” (Tuhaful ‘Ukul, faqja 223.)

5- Smira

Smira është një sëmundje e rrezikshme morale; nëse ajo e pushton njeriun dhe e kontrollon, ajo e shkatërron njeriun dhe e dëmton si në fenë, ashtu edhe në jetën e kësaj bote Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Fatkeqësitë (sëmundjet shkatërruese) e fesë janë: smira, mendjemadhësia dhe mburrja.” (“Usulul Kafij”, vëll. 2, f. 307)

Vëllazëria e sinqertë nuk mund të bashkëjetojë me zili, me dëshirën që vëllait t’i largohet mirëqenia apo begatia që ai ka. Për këtë foli edhe hadithin e mëparshëm.

6- Mosmarrëveshjet (përplasjet)

Kjo nënkupton debatet e panevojshme, mospajtimet në qëndrime, mendime apo në mënyrën e veprimit dhe sjelljes. Këto përçarje prishin harmoninë dhe dashurinë që duhet të mbretërojë ndërmjet vëllezërve.

7- Mashtrimi dhe lojërat me fjalë

Ky term nënkupton shtrembërimin e realitetit dhe mbulimin e çështjeve me petkun e gënjeshtrës, duke i paraqitur ndryshe nga ç’janë në të vërtetë, me qëllim që njeriu të arrijë synime që nuk përputhen me të vërtetën dhe me mënyrën e ndershme të veprimit.

8- Pajtimi i rremë

Me këtë nënkuptohet mungesa e sinqeritetit në qëndrim dhe mosshprehja e hapur e asaj që njeriu e mendon në të vërtetë. Pra, është një lloj sjelljeje hipokrite që prish besimin dashurinw dhe sinqeritetin ndërmjet vëllezërve.

9- Shakatë e tepruara

Kjo është kur njeriu tregohet mendjelehtë në biseda, pa seriozitet. Ndonjëherë shakatë e tij e kalojnë kufirin, duke sjellë shqetësim, siklet apo madje edhe dëm për tjetrin. Ndërsa butësia dhe mëshira janë të kundërta me këtë. Ai që është i sjellshëm me vëllain e tij për ta gëzuar dhe për t’i sjellë lumturi në zemër, shpërblehet për këtë vepër, dhe kjo është diçka e lavdëruar, për të cilën kanë nxitur hadithet e të pagabueshmëve, Profeti dhe Ehli Bejti (Paqja qoftë mbi ta!).

10- Nënvlerësimi i tjetrit

Kjo do të thotë ta ulësh pozitën e tjetrit, ta zvogëlosh vlerën e tij dhe ta përçmosh. Kjo sëmundje morale shpesh shfaqet midis shokëve dhe bashkëmoshatarëve që ndodhen në të njëjtin nivel, në shkollë, universitet apo vend pune.

Kur disa njerëz e lavdërojnë njërin prej tyre për aftësitë dhe cilësitë e tij të mira, shoku tjetër shpesh zemërohet dhe nxiton ta nënvlerësojë e ta ulë, për shkak të ndjenjës së inferioritetit që ka ndaj tij. Shejtani e shtyn drejt dy rrugëve të këqija: ose ta ngrejë veten në mënyrë të rreme, duke pretenduar cilësi që nuk i ka, për t’u barazuar me të; ose ta ulë tjetrin në nivelin e vet. Por, të dyja rastet, janw dënueshme dhe tw qortuara, sepse ndër moralet më të shëmtuara është që njeriu të pretendojë virtyte që nuk i zotëron, ose t’ia mohojë tjetrit cilësitë e mira që i ka, qoftë duke i fshehur virtytet e tij, qoftë duke nxjerrë në pah të metat e tij.

11- Lartësimi i tepruar dhe lavdërimi i rremë

Kjo nënkupton ngritjen e pozitës së tjetrit duke i atribuuar atij cilësi që nuk i ka, përmes teprimeve në lavdërim dhe lëvdata të pavërteta, duke e paraqitur në një dritë të ndritur që nuk përkon me realitetin. Kjo ndodh shpeshherë kur njerëzit kanë interesa të përbashkëta, sidomos me pasanikët, njerëzit me pushtet, drejtuesit apo zyrtarët në fusha të ndryshme të jetës, nëse ai që bashkëvepron me ta nuk është njeri i lirë dhe i ndershëm.

Thuhet se njw nga bashkwkohwsit e imam Aliut quajtur Harith njw ditw i tha imamit: ‘O Prijësi i besimtarëve! Betohem nw Allahun se unë të dua.’ Atëherë imam Ali (Paqja qoftw mbi tw!) i tha: “Nëse vërtet më do, atëherë mos u grind me mua, mos luaj me fjalë me mua, mos më imito, mos u tall me mua, mos më nënvlerëso dhe mos më lavdëro më shumë sesa duhet.” (“El Khisalu”, f. 433.

12- Sforcimi dhe formaliteti i tepruar

Kjo është kur njeriu vendos barriera mes vetes dhe vëllait të tij, shpik formalitete dhe sjellje të sforcuara, duke krijuar një marrëdhënie të rëndë e të lodhshme, që e bën të vështirë komunikimin e natyrshëm dhe të sinqertë.

Imam Xha’ferr Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Më i rëndë për mua ndër vëllezërit e mi është ai që sforcohet ndaj meje dhe që më bën të ruhem prej tij; ndërsa më i lehti për zemrën time është ai me të cilin ndihem si kur jam vetëm.” (El Mahaxhxhetul Bejda’, vëll 3.)

13- Ankesa dhe shprehja e pakënaqësisë

Në një hadith i ardhur nga imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) thuhet: “Kur besimtari i thotë vëllait të tij ‘uff!’ (me përbuzje ose mospëlqim), ai del nga miqësia (dashuria e besimtarëve).”

Kjo tregon se edhe shprehjet më të vogla të pakënaqësisë dhe përbuzjes ndaj vëllait tënd në fe janë të mjaftueshme për të dëmtuar lidhjen shpirtërore dhe dashurinë që duhet të mbizotërojë mes besimtarëve.

Transmetohet se Xhibrili (Paqja qoftë mbi të!) zbriti te Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbifamiljen e tij!) dhe i tha: “O Muhamed! Zoti yt thotë: Kush e poshtëron robin Tim besimtar, më ka shpallur luftë Mua.” (Burimi: “El Mu’minu” i El Ahuazij, hadithi 681.) 

14- Të ndjekurit e gabimeve

Imam Xha‘ferr Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Robi wshtw më afër me kufrin (mosbesimin) kur vëllazërohet me një tjetër për shkak të fesë, pastaj i ruan gabimet dhe rrëshqitjet e tij, që një ditë ta godasë me to.” (El-Mu’min, i Ehavaziut, hadithi 891). 

Në një hadith tjetër thuhet: “Mos i akuzoni besimtarët dhe mos ndiqni gabimet e tyre, sepse kush ndjek gabimin e një besimtari, Allahu i Madhëruar do të ndjekë gabimin e tij; dhe kush e ndjek Allahu gabimin e tij, Ai do ta turpërojë në shtëpinë e vet.” (El-Mu’min, i Ehavaziut, hadithi 881). 

Tw dashur vwllezwr dhe motra! Kwto ishin 14 arsyet prej arsyeve tw shumta tw prishjes sw vwllazwrisw dhe tw humbjes sw dashurisw me vwllezwrve.

Sa e ashpër bëhet jeta kur shterron burimi i vëllazërisë dhe thahen prurjet e dashurisë për hir të Allahut! Ky qytetërim materialist, që ka pushtuar njerëzit, lidhjet kanë filluar të dobësohen, afërsia të shkëputet, madje ndonjëherë edhe të zhduket krejtësisht. Sa i madhe është dallimi mes një shoqërie që e mbulon dashuria, afërsia, miqësia dhe vëllazëria, dhe një shoqërie ku mbizotëron individualizmi dhe egoizmi!

Kur njeriu është pranë të tjerëve dhe ata pranë tij, pa ngurrim e pa shtirje, ai jeton një jetë shpirtërore të shëndetshme. Por kur egoizmi dhe dashuria për veten zënë vendin e vëllazërisë, atëherë njeriu jeton një jetë të mërzitshme dhe ndien një vetmi të ashpër ndaj shoqërisë së tij.

Në hadithin kudsij tjetër, Allahu i Madhwruar thotë: “Dashuria Ime është e detyrueshme për ata që e duan njëri-tjetrin për hirin Tim, dashuria Ime është e detyrueshme për ata që mbajnë lidhje mes tyre për hirin Tim, dashuria Ime është e detyrueshme për ata që këshillojnë njëri-tjetrin për hirin Tim, dashuria Ime është e detyrueshme për ata që vizitojnë njëri-tjetrin për hirin Tim, dhe dashuria Ime është e detyrueshme për ata që japin dhe sakrifikojnë për njëri-tjetrin për hirin Tim.”

Tw dashur vwllezwr dhe motra! Le tw jemi vwrtetuae tw ajetit 47 tw sures “Hixhr”, nw tw cilin Allahu thotw:

{وَنَزَعْنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَانًا عَلَى سُرُرٍ مُّتَقَابِلِينَ}

“Dhe Ne ua kemi hequr nga zemrat e tyre urrejtjen; ata do të jenë vëllezër, të ulur përballë njëri-tjetrit mbi ulwse.”