Po. Kur’ani i Shenjtë flet për Isain birin e Merjemes. Madje në Kur’an gjendet një sure me emrin e nënës së tij Merjem.
Kushdo që e lexon Kur’anin do të gjejë se në sure të ndryshme, ai flet mjaft bukur për Profetin Isa, Mesihun birin e Merjemes (Paqja qoftë mbi të dhe mbi nënën e tij!).
Kur’ani përmend përgëzimin për lindjen e Isait (Paqja qoftë mbi të!). për këtë në ajetin 45 të sures “Ali Imran”, Allahu I Madhëruar thotë:
﴿ إِذْ قَالَتِ الْمَلَائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِنْهُ اسْمُهُ الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ ﴾
“(Kujto) kur engjëjt thanë: O Merjeme! Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemes, do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.”
Kur’ani përmend dhënien e argumenteve të qarta Profetit Isa nga Allahu dhe përkrahjen e tij me Shpirtin e Shenjtë. Në ajetin 87 të sures “Bekare” thuhet:
﴿ وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِنْ بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ ﴾
“Dhe vërtet Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij dërguam njëri pas tjetrit të dërguarit; dhe Isait, birit të Merjemes, i dhamë argumente të qarta dhe e përkrahëm me Shpirtin e Shenjtë.”
Nërsa në ajetin 110 të sures “Maide” thuhet:
﴿ إِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ اذْكُرْ نِعْمَتِي عَلَيْكَ وَعَلَى وَالِدَتِكَ إِذْ أَيَّدْتُكَ بِرُوحِ الْقُدُسِ ﴾
“Kur Allahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të përkrahja me Shpirtin e Shenjtë.”
Kur’ani përmend mësimin e tij të Librit dhe urtësisë. Dëshmi për këtë është ajeti 48 dhe 49 i sures “Ali Imran”:
﴿ يُعَلِّمُهُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَالتَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ ﴾
“(Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin…”
Kur’ani përmend marrjen e besëlidhjes prej tij. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Ahzab”, ajeti 7:
: ﴿ وَإِذْ أَخَذْنَا مِنَ النَّبِيِّينَ مِيثَاقَهُمْ وَمِنْكَ وَمِنْ نُوحٍ وَإِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ وَأَخَذْنَا مِنْهُمْ مِيثَاقًا غَلِيظًا ﴾
“Dhe kur Ne morëm besëlidhjen prej profetëve: prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes, dhe prej tyre morëm një besëlidhje të fortë.”
Kur’ani përmend shenjat e tij të shumta për njerëzit. Dëshmi për këtë janë ajetet 48 dhe 49 në suren “Ali Imran”:
﴿ وَيُعَلِّمُهُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَالتَّوْرَاةَ وَالْإِنْجِيلَ * وَرَسُولًا إِلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنِّي قَدْ جِئْتُكُمْ بِآيَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ أَنِّي أَخْلُقُ لَكُمْ مِنَ الطِّينِ كَهَيْئَةِ الطَّيْرِ فَأَنْفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًا بِإِذْنِ اللَّهِ وَأُبْرِئُ الْأَكْمَهَ وَالْأَبْرَصَ وَأُحْيِ الْمَوْتَى بِإِذْنِ اللَّهِ وَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِي بُيُوتِكُمْ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ ﴾
“Ai do t’ia mësojë Librin dhe urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin; dhe (do ta dërgojë) si të dërguar te bijtë e Izraelit: “Unë kam ardhur tek ju me një shenjë nga Zoti juaj: unë krijoj për ju nga balta diçka në formë zogu, pastaj i fryj asaj dhe ajo bëhet zog me lejen e Allahut; shëroj të lindurin e verbër dhe lebrozin dhe i ringjall të vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj çfarë hani dhe çfarë grumbulloni në shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë.” Gjithashtu shenjat e Profetit Isa (Paqja qftë mbi të!) përmenden edhe në ajetet 110 dhe 11 të sures “Maide.
Kur’ani përmend se Isai është rob i Allahut, i dërguari i Tij dhe fjala e Tij. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Ali Imran” ajeti 171 në suren “Nisa” ku thuhet:
﴿ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلَا تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلَّا الْحَقَّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ…﴾
“O ithtarë të Librit! Mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni për Allahun tjetër veçse të vërtetën. Mesihu, Isa, i biri i Merjemes, është vetëm i dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën Ai ia shpalli Merjemes, dhe një shpirt prej Tij.”
Ndërsa në ajetin 75 të sures “Maide” thuhet:
﴿ مَا الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِ الرُّسُلُ وَأُمُّهُ صِدِّيقَةٌ كَانَا يَأْكُلَانِ الطَّعَامَ انْظُرْ كَيْفَ نُبَيِّنُ لَهُمُ الْآيَاتِ ثُمَّ انْظُرْ أَنَّى يُؤْفَكُونَ ﴾ [المائدة: 75].
“Mesihu, i biri i Merjemes, nuk është tjetër veçse një i dërguar; para tij kanë kaluar edhe të dërguar të tjerë; nëna e tij ishte e sinqertë; që të dy ushqeheshin me ushqim. Shiko si ua sqarojmë atyre argumentet, pastaj shiko se si largohen nga e vërteta.”
Kur’ani e mohon thënien se Mesihu është biri i Allahut. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Teube”, ajeti 30:
﴿ وَقَالَتِ الْيَهُودُ عُزَيْرٌ ابْنُ اللَّهِ وَقَالَتِ النَّصَارَى الْمَسِيحُ ابْنُ اللَّهِ ذَلِكَ قَوْلُهُمْ بِأَفْوَاهِهِمْ يُضَاهِئُونَ قَوْلَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ قَبْلُ قَاتَلَهُمُ اللَّهُ أَنَّى يُؤْفَكُونَ ﴾
“Hebrenjtë thanë: Uzejri është biri i Allahut”, dhe të krishterët thanë: “Mesihu është biri i Allahut”. Këto janë fjalë që i thonë me gojët e tyre, duke imituar fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. Allahu i shkatërroftë! Si po largohen nga e vërteta.”
Gjithashtu, dëshmi për këtë është edhe fjala e Allahut në suren Merjem, ajetet 29-30:
﴿ فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَنْ كَانَ فِي الْمَهْدِ صَبِيًّا * قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا ﴾
“Ajo bëri shenjë nga ai. Ata thanë: “Si t’i flasim dikujt që është ende foshnjë në djep?” Ai tha: “Unë jam rob i Allahut; Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë profet.”
Kur’ani përmend se Mesihu distancohet nga ata që e hyjnizuan. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Maide”, ajetet 116-118:
﴿ وَإِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ أَأَنْتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ اتَّخِذُونِي وَأُمِّيَ إِلَهَيْنِ مِنْ دُونِ اللَّهِ قَالَ سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِي بِحَقٍّ إِنْ كُنْتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلَا أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ إِنَّكَ أَنْتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ * مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَا أَمَرْتَنِي بِهِ أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ وَكُنْتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنْتَ أَنْتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنْتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ * إِنْ تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِنْ تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ﴾
“Dhe kur Allahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes! A u the ti njerëzve: ‘Më merrni mua dhe nënën time si dy zota përveç Allahut’?” Ai tha: “I lartësuar qofsh Ti! Nuk më takon mua të them atë që nuk kam të drejtë ta them. Nëse do ta kisha thënë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di ç’ka në shpirtin Tënd. Me të vërtetë, Ti je Njohësi i të gjitha të fshehtave. Unë nuk u kam thënë atyre tjetër veçse atë që më ke urdhëruar: ‘Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj.’ Kam qenë dëshmitar mbi ta për sa kohë isha mes tyre, e kur Ti ma more shpirtin, Ti ishe Mbikëqyrësi i tyre. Ti je dëshmitar për çdo gjë. Nëse i ndëshkon ata, ata janë robtë e Tu; e nëse i fal, me të vërtetë Ti je i Plotfuqishmi, i Urti.”
Dhe fjala e Allahut në suren “Zukhruf”, ajeti 64:
﴿ إِنَّ اللَّهَ هُوَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ هَذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ ﴾
“Me të vërtetë, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Ky është rruga e drejtë.”
Kur’ani përmend se ata që thonë për hyjninë e Mesihut ose për trininë janë jobesimtarë. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren Maide ajeti 72:
﴿ لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ وَقَالَ الْمَسِيحُ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ ﴾
”Me të vërtetë, kanë mohuar ata që thanë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes”, ndërsa Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit! Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj. Vërtet, kush I shoqëron Allahut diçka, Allahu ia ka ndaluar atij Xhenetin dhe vendbanimi i tij është zjarri; dhe për zullumqarët nuk ka ndihmues.”
Në ajetin 73 të sures “Maide” Allahu i Madhëruar thotë:
﴿ لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ ثَالِثُ ثَلَاثَةٍ وَمَا مِنْ إِلَهٍ إِلَّا إِلَهٌ وَاحِدٌ وَإِنْ لَمْ يَنْتَهُوا عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ ﴾
“Me të vërtetë, kanë mohuar ata që thanë: “Allahu është i treti i treve”, ndërkohë që nuk ka të adhuruar tjetër përveç një Zoti të vetëm. Nëse nuk heqin dorë nga ajo që thonë, patjetër që do t’i godasë një dënim i dhembshëm ata që mohuan prej tyre.”
Kur’ani na thotë se është detyrim për të besuar në Profetin Isa dhe në atë që i është shpallur, Inxhilin. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Bekare”, ajeti 136:
: ﴿ قُولُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ ﴾
“Thuani: “Ne besojmë në Allahun dhe në atë që na është shpallur neve, dhe në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe fiseve; dhe në atë që iu dha Musait dhe Isait, dhe në atë që iu dha profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej tyre dhe Atij i jemi të dorëzuar.”
Kur’ani thotë se Shembulli i Mesihut te Allahu është si shembulli i Ademit. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren Ali Imran”, ajeti 59:
﴿ إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ ﴾
“Me të vërtetë, shembulli i Isait te Allahu është si shembulli i Ademit: Ai e krijoi atë nga dheu, pastaj i tha: “Bëhu!”, dhe ai u bë.”
Kur’ani përmend besimin e havarijnëve (Dishepujve) në Isain. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Ali Imran” ajetet 52 dhe 53:
﴿ فَلَمَّا أَحَسَّ عِيسَى مِنْهُمُ الْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنْصَارِي إِلَى اللَّهِ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ آمَنَّا بِاللَّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ * رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنْزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ ﴾
“Kur Isa e vuri re mosbesimin prej tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” Havarijët thanë: “Ne jemi ndihmuesit e Allahut. Besuam në Allahun dhe dëshmo se ne jemi myslimanë. Zoti ynë! Ne besuam në atë që ke shpallur dhe e ndoqëm të dërguarin, prandaj na shkruaj ndër dëshmitarët.”
Dhe fjala e Tij në suren “Maide” ajeti 111:
﴿ وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى الْحَوَارِيِّينَ أَنْ آمِنُوا بِي وَبِرَسُولِي قَالُوا آمَنَّا وَاشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ ﴾
“Dhe kur Unë u shpalla havarijëve: “Besoni në Mua dhe në të dërguarin Tim”, ata thanë: “Besuam dhe dëshmo se ne jemi myslimanë.”
Kur’ani flet për zbritjen e sofrës (tryezës) nga qielli Profetit Isa (Paqja qoftë mbi të!) me këkesë të Harainjve. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Maide”, ajetet 112 dhe 113:
﴿ إِذْ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ هَلْ يَسْتَطِيعُ رَبُّكَ أَنْ يُنَزِّلَ عَلَيْنَا مَائِدَةً مِنَ السَّمَاءِ قَالَ اتَّقُوا اللَّهَ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ * قَالُوا نُرِيدُ أَنْ نَأْكُلَ مِنْهَا وَتَطْمَئِنَّ قُلُوبُنَا وَنَعْلَمَ أَنْ قَدْ صَدَقْتَنَا وَنَكُونَ عَلَيْهَا مِنَ الشَّاهِدِينَ ﴾
“Kur havarijët thanë: “O Isa, i biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” Ai tha: “Kini frikë Allahun, nëse jeni besimtarë.” Ata thanë: “Ne duam të hamë prej saj, të na qetësohen zemrat, të dimë se na ke thënë të vërtetën dhe të jemi prej dëshmitarëve për të.”
Kur’ani na flet për përgëzimi Mesihut për ardhjen e Profetit Muhamed.
Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren “Saff”, ajeti 6:
﴿ وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِنْ بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ فَلَمَّا جَاءَهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا هَذَا سِحْرٌ مُبِينٌ ﴾
“Dhe kur Isa, i biri i Merjemes, tha: ‘O bijtë e Izraelit! Unë jam i dërguari i Allahut tek ju, duke vërtetuar atë që ishte para meje nga Tevrati dhe duke përgëzuar për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.’ E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: ‘Kjo është magji e qartë.’”
Kur’ani na flet për ngritjen e Mesihut (Isait) në qiell dhe mohon vrasjen dhe kryqëzimin e tij. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në suren Ali Imran”, ajeti 55:
﴿ إِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا وَجَاعِلُ الَّذِينَ اتَّبَعُوكَ فَوْقَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنْتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ ﴾
“Kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr dhe do të të ngre tek Unë, do të të pastroj nga ata që mohuan dhe do t’i bëj ata që të pasuan ty mbi ata që mohuan deri në Ditën e Kiametit. Pastaj tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për atë në të cilën keni pasur mospajtime.”
Dhe fjala e Allahut në suren “Nisa” nga ajeti 156 deri te ajeti 158:
﴿ بِكُفْرِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُونَ إِلَّا قَلِيلًا * وَبِكُفْرِهِمْ وَقَوْلِهِمْ عَلَى مَرْيَمَ بُهْتَانًا عَظِيمًا * وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا الْمَسِيحَ عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ اللَّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَكِنْ شُبِّهَ لَهُمْ وَإِنَّ الَّذِينَ اخْتَلَفُوا فِيهِ لَفِي شَكٍّ مِنْهُ مَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ إِلَّا اتِّبَاعَ الظَّنِّ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًا * بَلْ رَفَعَهُ اللَّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا ﴾
“Për shkak të mohimit të tyre, ata nuk besojnë, përveçse pak; dhe për shkak të mohimit të tyre dhe thënies së tyre kundër Merjemes një shpifje të madhe; dhe thënies së tyre: ‘Ne e vramë Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut.’ Por ata nuk e vranë dhe as nuk e kryqëzuan, por iu duk ashtu atyre. Dhe ata që u përçanë rreth tij janë vërtet në dyshim për të; ata nuk kanë asnjë dijeni për të, përveç ndjekjes së hamendjes; dhe ata nuk e vranë atë me siguri. Përkundrazi, Allahu e ngriti atë tek Vetja. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.”

