Arroganca – sëmundja që shkatërron njeriun dhe shoqërinë

Në suren “El Isra”, ajeti 37, Allahu i Madhëruar thotë:

{وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّكَ لَن تَخۡرِقَ ٱلۡأَرۡضَ وَلَن تَبۡلُغَ ٱلۡجِبَالَ طُولٗا}

“Mos ec në tokë me arrogancë (mendjemadhësi), sepse ti as nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.”

Arroganca është një cilësi djallëzorë dhe është themeli i mjerimit në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Ajo çon në zemërimin e Allahut dhe në dënimin e Tij të dhembshëm. Ajetet kur’anore paralajmërojnë ashpër kundër arrogancës dhe e konsiderojnë ndër mëkatet e mëdha që e pengojnë njeriun të hyjë në Xhennet.

1- Kuptimi i arrogancës 

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe fjala arrogancë do të thotë:  Sjellje e vrazhdë, e pakulturuar; qëndrim përbuzës e mospërfillës kundrejt të tjerëve, trajtimi i të tjerëve me mendjemadhësi e në mënyrë fyese

Arroganca në Islam quhet “kibrun”, dhe do të thotë: Ta shohë njeriu veten e tij më të lartë se të tjerët dhe ta refuzojë të vërtetën. Arroganca nuk është vetëm mënyrë ecjeje apo fjalësh, por gjendje e brendshme e zemrës.

2- Arroganca sipas Kur’anit

Kur’ani e paraqet arrogancën si një nga mëkatet më të rënda, sepse ajo ishte shkaku i parë i mosbindjes ndaj Allahut. Kur’ani përmend shembuj për arrogancën:

a- Shembulli i Iblisit

Në suren “El Bekare”, ajeti 34 Allahu i Madhëruar thotë:

{إِلَّآ إِبۡلِيسَ أَبَىٰ وَٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ }

“përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua arrogant dhe u bë mosbesimtar.”

Ndërsa në ajetin 12 të sures “A’raf” thuhet:

{…قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ}

 “Unë jam më i mirë se ai; më krijove nga zjarri, kurse atë nga balta.”.

Kjo arrogancë e tij e nxori nga mëshira e Allahut.

b- Kur’ani përmend njerëz arrogantë

Në suren “Ankebut” ajeti 39 Kur’ani flet për arrogancën e Faraonit, Karunit dhe Hamanit.

}وَقَارُونَ وَفِرْعَوْنَ وَهَامَانَ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُم مُّوسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ وَمَا كَانُوا سَابِقِينَ{

“Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan arrogancë (mendjemadhësi) në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit.”

Pëshkak të pasojave të rënda që sjell arrogance, Allahu I Madhëruar na porosit që të qëndrojm larg arrogancës. Në suren “El Isra”, ajeti 37, Allahu I Madhëruar thotë:

{وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّكَ لَن تَخۡرِقَ ٱلۡأَرۡضَ وَلَن تَبۡلُغَ ٱلۡجِبَالَ طُولٗا}

“Mos ec në tokë me mendjemadhësi, sepse ti as nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.”

Nësuren “En Nahl”, ajeti 23 thuhet:

{إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡتَكۡبِرِينَ }

 “Vërtet, Ai (Allahu) nuk i do arrogantët.”

Arroganca më e madhe është  arroganca ndaj adhurimit të Allahut. Në suren “A‘raf,” ajeti 146 thuhet:

{سَأَصۡرِفُ عَنۡ ءَايَٰتِيَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ …}


“Do t’i largoj nga shenjat e Mia ata që sillen me arrogancë në tokë pa të drejtë.”

Ky ajet na mëson se arroganca dhe mendjemadhësia e padrejtë e verbojnë zemrën e njeriut, aq sa ai humbet aftësinë për ta kuptuar dhe për të pranuar të vërtetën. Allahu, si ndëshkim i drejtë, ia heq udhëzimin atij që refuzon përulësinë, sepse ai njeri e zgjodhi vetë largimin nga e vërteta. Udhëzimi I Allahut fitohet me përulësi, jo me krenari boshe.

3- Arroganca në fjalët e Profetit Muhamed (s.a.a.s)

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij!) ka thënë: “Rrini larg arrogancës, sepse njeriu vazhdon të jetë arrogant derisa Allahu i Madhëruar të thotë: ‘Shkruajeni këtë rob timin ndër tiranët.’” Burimi: “Kenzul Ummal”, hadithoi nr. 7729

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Nuk hyn në Xhenet ai që në zemrën e tij ka peshën e një grimce arrogance.”

Një burrë tha: ‘Njeriu dëshiron të veshë rroba të bukura dhe të mbathë këpucë të mira.’

Profeti tha: “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë. Arroganca është mohim i së vërtetës dhe përbuzje ndaj njerëzve.” (Et Tergijb ue Et Terhijb: vëll. 3, f. 567, hadithi 31)

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Më i urryer për mua nga njerëzit është arroganti.” (Biharul Enuar”, vëll. 73, f. 231, hadithi 23.)

4- Arroganca në thëniet e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!)

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Çudi për birin e Ademit: fillimi i tij është një pikë sperme, fundi i tij një kufomë e qelbur, dhe në mes ai është enë për papastërtinë… dhe pastaj sillet me arrogancë?!” (“Biharul Envar”, vëll. 73, f. 234, hadithi 33)

Në librin Nehxhul Belaga Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thotë: “Sa e shëmtuar është arroganca te robi, kur ai është i krijuar nga balta dhe përfundon në varr.” (Nehxhul Belagha)

Imami Bakir (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur hyn arroganca në zemrën e një njeriu, atij i pakësohet arsyeja e tij aq sa arrogancë ka hyrë, qoftë ajo e vogël apo e madhe.” (Biharul Enuar”, vëll. 78, f. 186, hadithi nr. 16)

Në këtë thënie, theksohet se arroganca e dëmton arsyen dhe mençurinë e njeriut, sado pak të jetë ajo.

Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk ka njeri që tregohet arrogant apo tiran, përveçse e bën këtë nga një ndjenjë poshtërimi që ndjen në vetvete.” (“El Kafi”, vëll. 2, f. 312, hadithi 17). Kjo tregon se arroganca është maskë e dobësisë shpirtërore.

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk sillet me arrogancë veçse njeriu i ulët.” “Gurrerul Hikem”, hadithi nr. 9467

Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Fruti i arrogancës është poshtërimi.” (“Gurrerul Hikam”, hadithi nr.  4614).

5- Pasojat e arrogancës

E para: Humbja e lidhjes me Allahun. Arroganti nuk përkulet para së vërtetës, prandaj Allahu e lë në humbje. Në ajetin 146 të sures “Araf” thuhet: “Do t’i largoj nga shenjat e Mia ata që tregohen arrogantë në tokë pa të drejtë.”

E dyta:  Verbëria shpirtërore. Arroganti sheh, por nuk kupton; dëgjon, por nuk pranon.

E treta: Urrejtja e njerëzve. Arroganca e prish shoqërinë, familjen dhe vëllazërinë mes besimtarëve.

 6- Fund i keq i arrogantit në Jetën Tjetër

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Tiranët dhe arrogantët do të ringjallen në Ditën e Gjykimit në formë milingonash; njerëzit do t’i shkelin me këmbë për shkak të përçmimit të tyre te Allahu.” (“El Mehexhetul Bejdha”, vëll. 6, f. 215).

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “A t’ju tregoj kush janë banorët e Zjarrit? Çdo njeri i vrazhdë, egoist dhe arrogant.” (“Tergijb ue Terhijb”, vëll. 3, f. 563, hadithi 16.)

Po ashtu, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Në Xhehenem ka një luginë që quhet ‘Hebheb’. Është e drejtë e Allahut që çdo tiran arrogant të banojë aty.” (“El Mehaxhetl Bejdha”, vëll. 6, f. 215.)

7- Si ta shërojmë veten nga arroganca?

Kujto origjinën tënde që është balta

 Kujto fundin tend, varrin.

 Prano të vërtetën, edhe kur vjen nga dikush më i vogël.

 Shërbeji njerëzve me përulësi.

 Mbaje afër Kur’anin, Profetin, Ehli Bejtin e pastër dhe shokët e zgjedhur e besnikë të Profetit, sepse ata ishin kulmi i përulësisë.

Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) thotë: “Lum ai që përul veten për hir të Allahut.”

Të dashur vëllezër dhe motra!

Arroganca është armiku i madh i njeriut. Ajo shkatërron zemrën, mendjen, fenë, dhe Jetën Tjetër të tij. Ndërsa përulësia është çelësi i afërsisë me Allahun.

Sa e mrekullueshme është porosia e Likmanit për djalin e tij që përmendet në suren “Lukman, ajetet 17-19:

}يَٰبُنَيَّ أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَٱنۡهَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَآ أَصَابَكَۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ (17) وَلَا تُصَعِّرۡ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٖ (18) وَٱقۡصِدۡ فِي مَشۡيِكَ وَٱغۡضُضۡ مِن صَوۡتِكَۚ إِنَّ أَنكَرَ ٱلۡأَصۡوَٰتِ لَصَوۡتُ ٱلۡحَمِيرِ {

17.“O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!

18. Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me arrogancë, se Allahu nuk i do arrogantët mburracakët!

19. Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit”!

Lusi Allahun të na ruajë nga arroganca, të na stolisë me përulësi dhe të na bëjë ndjekës të sinqertë të Profetit Muhamed dhe të Ehli Bejtit të tij të pastër (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi ta!).