Në ajetin 21 të sures “Ahzab” Allahu i Madhëruar thotë:
{لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا}
“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.”
Ky ajet na flet qartë se shembulli më i mirë dhe modeli më i lartë për ne në jetën tonë është Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Ai është mësuesi, udhëzuesi dhe fanari ndriçues. Porositë e tij sigurojnë lumturinë dhe shpëtimin në të dy botët.
Profeti ynë i dashur na njeh me mirësitë e muajit të begatë të Ramazanit, të cilat i ka përmendur në hytben e tij, në pritje të ardhjes së muajit të Ramazanit, Profeti Muhamed (Paqja e bekimet qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) na njeh me mirësitë e mëdha të këtij muaji të begatë, si dhe na prezanton një program të mrekullueshëm për këtë muaj të begatë. Në atë hytbe profeti ynë i dashur, ndër të tjera ka thënë:
“Kush e zbukuron moralin e tij në këtë muaj, do të ketë lejekalimi të sigurt mbi Urën e Siratit.
Me këtë thënie Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) na mëson se muaji i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit fizik, por mbi të gjitha është muaj i pastrimit dhe zbukurimit të moralit. Kush përpiqet në në këtë muaj të përmirësojë sjelljen e tij, duke qenë i durueshëm, i butë, falës, i sinqertë dhe i drejtë, ai përgatit veten për shpëtimin në Ditën e Gjykimit.
Kalimi mbi Urën e Siratit simbolizon momentin më të vështirë dhe vendimtar për njeriun në Botën Tjetër. Morali i mirë në këtë botë bëhet shkak për siguri dhe shpëtim në atë Botë. Kjo tregon se shpëtimi nuk varet vetëm nga adhurimet formale, por edhe nga pastërtia e zemrës dhe nga bukuria e karakterit. Muaji i Ramazanit është një mundësi për të ndërtuar një karakter të bukur, sepse morali i mirë është çelësi i shpëtimit dhe i sigurisë në Ditën e Gjykimit.
Gjithashtu, Profeti ynë i dashur (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush e përmban të keqen e tij në të, Allahu do ta përmbajë zemërimin e Vet ndaj tij.”
Sa e bukur kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), e cila na mëson se vetëkontrolli dhe përmbajtja nga e keqja janë ndër cilësitë më të larta të besimtarit. Kur njeriu e ndalon veten nga padrejtësia, nga dëmtimi apo lëndimi i të tjerëve, nga zemërimi i pakontrolluar dhe nga veprat e këqija, ai tregon frikë ndaj Allahut dhe pastërti të brendshme.
Si shpërblim, Allahu e trajton atë me mëshirë dhe nuk e godet me zemërimin e Tij në Ditën e Gjykimit. Kjo tregon se mënyra se si ne i trajtojmë të tjerët dhe si e kontrollojmë veten në këtë botë, ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si Allahu do të na trajtojë në Botën Tjetër. Ai që e kontrollon veten dhe përmbahet nga e keqja, fiton mëshirën dhe mbrojtjen e Allahut. Vetëkontrolli është rrugë drejt shpëtimit dhe fitimit të kënaqësisë së Allahut.
Ndër të tjera Profeti Muhamed(Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush e nderon një jetim në të, Allahu do ta nderojë atë.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) na mëson se kujdesi dhe respekti ndaj jetimit janë ndër veprat më të dashura tek Allahu. Jetimi është në një gjendje dobësie dhe ka nevojë për mëshirë, dashuri dhe mbështetje, prandaj ai që e nderon atë, në të vërtetë tregon fisnikëri shpirtërore dhe ndjeshmëri njerëzore.
Allahu e shpërblen këtë vepër duke e nderuar atë person, si në këtë botë me respekt dhe bereqet, ashtu edhe në Botën Tjetër me shpërblim dhe pozitë të lartë. Kjo tregon se mënyra se si ne i trajtojmë më të dobëtit, është shkak për nderimin dhe mëshirën e Allahut ndaj nesh.
Nderimi dhe kujdesi për jetimin është rrugë drejt nderimit dhe mëshirës së Allahut, dhe është shenjë e një zemre të pastër dhe besimi të sinqertë.
Më pas në atë hytbe Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)ka thënë: “Kush e mban lidhjen farefisnore në të, Allahu do ta lidhë me mëshirën e Tij.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thekson rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve familjare dhe farefisnore, e cila është një nga veprat më të dashura tek Allahu. Kur njeriu kujdeset për të afërmit e tij, i viziton, i ndihmon dhe nuk i ndërpret marrëdhëniet me ta, ai tregon bindje ndaj Allahut dhe fisnikëri morale.
Si shpërblim, Allahu e lidh atë person me mëshirën e Tij, që do të thotë se e përfshin në kujdesin, faljen dhe bekimet e Tij, si në këtë botë ashtu edhe në Botën Tjetër. Kjo tregon se mëshira e Allahut fitohet duke treguar mëshirë, dashuri dhe përgjegjësi ndaj familjes. Mbajtja e lidhjeve familjare është shkak për fitimin e mëshirës së Allahut dhe është shenjë e besimit të vërtetë dhe e moralit të lartë.
Ndërsa për sa i përket ndërprerjes së lidhjeve familjare, Profeti Muhamed(Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush e ndërpret lidhjen farefisnore në të, Allahu do ta ndërpresëprej tij mëshirën e Vet.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) paralajmëron për rrezikun e madh të ndërprerjes së lidhjeve familjare dhe farefisnore. Kur njeriu largohet nga të afërmit e tij, i neglizhon ose i ndërpret marrëdhëniet me ta pa arsye të drejtë, ai shkel një detyrë të rëndësishme morale dhe fetare. Si pasojë, ai e privon veten e tij nga mëshira e Allahut, sepse Allahu e trajton robin sipas veprës së tij. Ai që nuk tregon mëshirë, dashuri dhe kujdes ndaj familjes së tij, rrezikon të humbasë përfshirjen në mëshirën e Allahut dhe bekimet e saj.
Ndërprerja e lidhjeve familjare dhe farefisnore është shkak për privimin nga mëshira e Allahut, ndërsa mbajtja e tyre është rrugë drejt mëshirës, faljes dhe shpëtimit.
Më tej në atë hytbe Profeti Muhamed(Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush fal në të një namaz vullnetar, Allahu do t’i shkruajë atijshpëtim nga Zjarri.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) na mëson se namazi vullnetar është një shenjë e dashurisë dhe përkushtimit të sinqertë ndaj Allahut. Kur besimtari nuk mjaftohet vetëm me detyrimet, por afrohet më shumë tek Allahu përmes adhurimeve vullnetare, ai tregon dëshirën për afërsi shpirtërore dhe për pastrim nga mëkatet.
Si shpërblim, Allahu i premton atij shpëtim nga Zjarri, që do të thotë mbrojtje nga dënimi dhe fitim i sigurisë në botën tjetër. Kjo tregon se veprat vullnetare kanë një vlerë të madhe dhe janë shkak për mëshirën dhe faljen hyjnore.
Namazi vullnetar është rrugë për t’u afruar me Allahun dhe shkak për shpëtim nga dënimi, duke e ngritur besimtarin në shkallët më të larta të mëshirës dhe shpërblimit.
Gjithashtu ka thënë: “Kush kryen në të një obligim (farz), do të ketë shpërblimin e atijqë ka kryer shtatëdhjetë obligime.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij) tregon madhështinë dhe vlerën e veçantë të veprave obligative, sidomos në kohë të bekuara si muaji i Ramazanit. Kur besimtari i kryen detyrimet e tij fetare me sinqeritet dhe përkushtim, Allahu e shumëfishon shpërblimin e tij në mënyrë të jashtëzakonshme.
Shpërblimi i një obligimi me shtatëdhjetë obligime tregon bujarinë dhe mëshirën e madhe të Allahut, dhe është një ftesë për besimtarin që të mos e neglizhojë asnjë detyrim, por ta kryejë me vetëdije, përkushtim dhe respekt.
Kryerja e obligimeve në kohë të bekuara ka vlerë shumë të madhe dhe shpërblim të shumëfishtë, prandaj besimtari duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë detyrimeve dhe t’i kryejë ato me sinqeritet dhe devotshmëri.
Po ashtu i dashur i zemrave tona ka thënë: “Kush e shton në të salavatin për mua, Allahu do t’ia rëndojëpeshoren e veprave të mira.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij!) tregon rëndësinë dhe fuqinë e salavatit për Profetin dhe Ehli Bejtin. Kur besimtari e lëvdon Profetin dhe dërgon bekimet e Allahut për të, kjo nuk është vetëm një adhurim, por edhe një veprim që pastron zemrën, forcon lidhjen shpirtërore dhe sjell shpërblim të madh nga Allahu. Si shpërblim i dërgimit të salavatit për Profetin dhe Ehli Bejtin, Allahu ia rëndon këtij personi peshën e veprave të mira në Ditën e Gjykimit, duke e bërë më të lehtë kalimin e provave dhe fitimin e shpërblimeve të mëdha. Kjo tregon se dashuria dhe nderimi për Profetin janë burim i shumëfishtë i mirësive dhe bekimeve. Salavati për Profetin Muhamed është rrugë për pastrim shpirtëror dhe rritje të veprave të mira. Çdo urim dhe lëvdatë ndaj Profetit shpërblehet shumëfish nga Allahu.
E mbyllim temën e sotme me thëënien e Profetit Muhamed në atë hytbe, i cili ka thënë: “Kush lexon në të një ajet nga Kur’ani, do të ketë shpërblimin e atij që e ka përfunduar (hatme) tërë Kur’anin.”
Kjo thënie e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij) tregon madhështinë dhe shpërblimin e leximit të Kur’anit. Edhe një ajet i vetëm i lexuar me sinqeritet ka vlerë të madhe, sepse Allahu e shumëfishon shpërblimin e tij si ai që ka përfunduar tërë Kur’anin.
Kjo tregon se vlera e Kur’anit nuk matet vetëm me sasinë e lexuar, por edhe me sinqeritetin, përkushtimin dhe dashurinë për fjalën e Allahut. Leximi i rregullt dhe meditimi mbi ajetet e Kur’anit është një rrugë për rritje shpirtërore dhe fitim të shpërblimeve të mëdha. Edhe një ajet i vetëm i lexuar me sinqeritet ka shpërblim të madh, prandaj besimtari duhet ta lexojë Kur’anin vazhdimisht dhe me përkushtim, duke kërkuar bekim dhe udhëzim nga Allahu.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) na mëson se Ramazani nuk është vetëm agjërim, por është: Muaji i Ramazanit është kontroll i vetes dhe edukim i karakterit. Muaji i Ramazanit forcon solidaritetin, familjen dhe dhembshurinë. Çdo vepër në Ramazan ka peshë shumëfish më të madhe. Muaji i Ramazani është një mundësi e bekuar ku në të morali ngrihet, mëshira zgjerohet, lidhjet forcohen, veprat shumëfishohen, dhe rruga drejt shpëtimit lehtësohet. Prandaj, mos e humb këtë mundësi! Çdo vepër e vogël në Ramazan mund të bëhet e madhe tek Allahu.
Ky muaj është ofertë e hapur për falje, ngritje shpirtërore dhe shpëtim.
Allahu na e pranoftë agjërimin dhe veprat në këtë muaj të begatë!

