Siç e dimë muaji i Madhnushëm i Ramazanit është imbushur me ngjarje dhe ndodhi të ndryshme. Ato ndodhi janë:Ndërrimi jetë i nënës së besimtarëve Hatixheja (Paqja qoftë mbitë!), ndërrimi jetë i Ebu Talibit, ditëlindja e imam Hasanit, betejae Bedrit, Nata e Kadrit, dhe martirizimi i imam Aliut (Paqjaqoftë mbi të!).
Sigurisht që dita e martirizimit të Prijësit të besimtarëve, imam Aliut, është një ditë dhimbjeje dhe pikëllimi për të gjithëmyslimanët.
Imam Aliu ishte: kushëriri i Profetit Muhamed, dhëndri itij, babai i Hasanit dhe Husejnit, dy zotërinjtë e të rinjve tëbanorëve të Xhennetit, dhe një nga personalitetet e mëdha tënjerëzimit pas Profetit Muhamed. Atë e rriti dhe e edukoi vetëProfeti Muhamed (Paqjqa e bekimet e Allahut qofshin mbi tëdhe mbi familjen e tij!), për të cilin ka thënë: “Unë jam qyteti idijes dhe Aliu është porta e tij.”
Kjo tregon madhështinë e dijes dhe pozitën e imam Aliut nëIslam.
Ai ishte pranë Profetit Muhamed në çdo betejë: në Bedër, nëUhud, në Hendek, në Hajber, etj. Profeti ka thënë: “Goditja e Aliut në ditën e Hendekut është më e vlefshme se adhurimi injerëzve dhe xhindëve.”
1– Imam Aliu – simbol i drejtësisë
Kur flasim për Imam Aliun, flasim për një njeri qëdrejtësinë e kishte mbi gjithçka.
Allahu në Kur’an thotë: “Vërtet Allahu urdhëron drejtësi dhemirësi.” (Sure “En Nahl”, ajeti 90). Imam Aliu ishte zbatimipraktik i këtij ajeti.
Në historinë islame tregohet një ngjarje e famshme. Imam Aliu pati një mosmarrëveshje me një hebre për një mburojë. Çështja shkoi në gjykatë te gjykatësi Shurejh. Edhe pse imam Aliu ishte khalif, gjykatësi kërkoi dëshmi. Kur Aliu nuk sollidëshmi të mjaftueshme, gjykatësi vendosi në favor të hebreut.
Ky drejtim absolut i drejtësisë e mahniti hebreun dhe ai tha: “Ky është gjykim i profetëve”, dhe pranoi Islamin. Kjoështë drejtësia e imam Aliut.
2– Jeta e tij ishte sakrificë për Islamin
Imam Aliu ishte i pari mashkull që pranoi Islamin. Ai ishtegjithmonë pranë Profetit Muhamed në momentet më tëvështira. Një nga ngjarjet më të mëdha është nata e Hixhretit, kur armiqtë kurejshitë rrethuan shtëpinë e Profetit për ta vrarë, dhe imam Aliu pranoi të flinte në shtratin e tij, duke rrezikuarjetën.
Për këtë Allahu zbriti ajetin: “Ka prej njerëzve që e shesinveten e tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut.” (Sure “El Bekare”, 207) Dijetarët e tefsirit thonë se ky ajet zbriti për Imam Aliun.
3– Goditja në natën e Kadrit
Ngjarja më tragjike ndodhi në 19 Ramazan të vitit 40 tëHixhrit. Imam Aliu shkoi në xhaminë e Kufes për namazin e sabahut. Ai ishte duke falur namaz dhe ishte në mihrab, duke adhuruar Allahun.
Një njeri i devijuar, e i mallkuar, i quajtur Abdurrahman ibn Mulxhim, e goditi me shpatë të helmuar në kokë. Në atëmoment Imam Aliu tha fjalët e famshme: “Fuztu ue RabbilKa’beti” “Pasha Zotin e Qabes, unë fitova.”
Shikoni madhështinë e këtij njeriu. Në momentin kur u godit dhe ishte pranë vdekjes, ai nuk tha fjalë ankese. Ai tha: “Unë fitova.” Sepse ai e shihte martirizimin si takim me Allahun.
Imam Aliu e dinte se martirizimi është fitore. Prandaj ai nuk e pa vdekjen si humbje, por si sukses.
4– Amanetet e fundit të imam Aliut
Në momentet e fundit të jetës së tij, imam Aliu dha disakëshilla shumë të rëndësishme për njerëzit. Ai ka thënë: “Kijeni frikë Allahun. Mos e braktisni Kur’anin. Mos e lininamazin. Kujdesuni për jetimët. Mos e shkatërroni unitetin e muslimanëve.”
Ai, gjithashtu, ka thënë: “Mos u bëni mbështetës tështypësit dhe mos e lini të vetëm të shtypurin.” Kjo ështëfilozofia e drejtësisë së imam Aliut.
5- Edhe ndaj vrasësit ai tregoi drejtësi
Një nga momentet më të mahnitshme të historisë ështëqëndrimi i tij ndaj vrasësit.
Ai u tha fëmijëve të tij: “Nëse unë vdes nga kjo goditje, jepini vetëm një goditje si kundërpërgjigje dhe mos e torturoni.”
Edhe ndaj njeriut që e goditi, ai kërkoi drejtësi dhe jo hakmarrje. Kjo tregon madhështinë e moralit të tij.
6- Dhimbja e umetit
Me martirizimin e imam Aliut, umeti humbi një ngaudhëheqësit më të drejtë.
Dijetarët thonë: “Nuk ka pasur sundimtar më të drejtë se Aliu.”
Ai jetonte si njerëzit e varfër. Rrobat e tij ishin tëthjeshta. Ushqimi i tij ishte bukë dhe kripë.
Imam Aliu thoshte: “Si mund të fle i qetë kur në shoqërinëtime ka njerëz që vuajnë nga uria?”
7- Çfarë duhet të mësojmë nga imam Aliu?
Martirizimi i imam Aliut nuk është vetëm një ngjarjehistorike. Është një mësim për jetën tonë. Duhet të mësojmë ngaai:
1– Drejtësinë: Të jemi të drejtë edhe kur është kundërinteresit tonë.
2– Devotshmërinë: Ai kalonte netët në adhurim dhe ditët nëshërbim të njerëzve.
3– Guximin: Ai ishte hero në fushën e betejës dhe i butë me të dobëtit.
4– Dashurinë për Allahun: E gjithë jeta e tij ishte përAllahun.
Të dashur vëllezër dhe motra!!
Imam Aliu u godit në mihrab, në vendin e adhurimit. Kjotregon se jeta e tij filloi dhe përfundoi me Allahun.
Ai jetoi për drejtësi dhe vdiq për drejtësi. Prandaj historia e tij nuk do të harrohet kurrë. Ai nuk është pronë private dhe as iposaçëm për një Medh’heb apo sekt apo tarikat. Imam Aliu është i të gjithë myslimanëve.
Ka shumë hadithe të ardhura nga Profeti Muhamed qëflasin për pozitën e imam Aliut. Prej tyre përmendim:
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tëdhe mbi familjen e tij!) ka thënë për të: “Aliu është me tëvërtetën dhe e vërteta është me Aliun.”
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tëdhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Mbajtësi i flamurit tim në këtëbotë dhe në Botën Tjetër është Aliu.” (“Kenzul Ummal”, vëll. 6, f. 122; Taberiu, vëll. 2, f. 201; El Khaurizmi f. 250; “El Fedail” i Ahmed ibn Hanbel f. 253; Ibn El Megazili, vëll. 42, f. 200.)
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhembi familjen e tij!) ka thënë: “Të vërtetët (siddikët) janë tre: besimtari i familjes së Jasinit, besimtari i Faraonit, dhe më imiri prej tyre është Aliu.” (“El Menakib”, i Ahmedit f. 194 dhe239; “Kenzul Ummal”, vëll. 5, f. 31; “El Xhami‘u”, i Sujutit, vëll. 2, f. 83; Ibn El Megazilij, f. 245; “Jenabi‘ul-Meveddeti”, f. 126.).
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhembi familjen e tij!) ka thënë: “Çdo profet ka një trashëgimtardhe kujdestar; ndërsa trashëgimtari dhe kujdestari im është Ali ibn Ebi Talibi.” (“Kenzul Ummali”, vëll. 6, f. 158; “TarijkhBagdad”, i Khatijb El Bagdadij, vëll. 11, f.173; “Sheuahidu Et Tenzil”, vëll. 2, 223; “Jenabi‘ul Meveddeti”, f. 94.)
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tëdhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Më i dituri i umetit tim pas meje është Aliu.” (“Menakibul Imam Ali ibn Ebi Talib” i Ibn El Megazilij Esh Shafi‘ij.)
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tëdhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Më i mjeri ndër të parët dhetë fundit është vrasësi i Aliut.” (“Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 141; “Musned Ahmed”, vëll. 4, f.263; “El Khasais” iNisaiut, f. 39; Taberiu, vëll. 2/‘, f. 408; “Kenzul Ummal”, vëll. 5, f. 58.)
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tëdhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kushdo që më ka muaudhëheqës, edhe Aliu është udhëheqësi i tij.” (Hadithi i njohur iGadirit. “Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 129; “KenzulUmmal”, vëll. 6, f. 157; Dejlemij.
Le ta lusim Allahun që të na japë dashurinë për Imam Aliun, të na bëjë ndjekës të drejtësisë së tij, dhe të na ringjallë nëDitën e Gjykimit me familjen e Profetit.
Allahu na bëftë prej atyre që ecin në rrugën e drejtësisë së imam Aliut!
