Në ajetin 97 të sures “Nahl” Allahu i Madhëruar thotë:
﴿مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً﴾
“Kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, dhe është besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë.”
Ndërsa në ajetin 77 të sures “Kasas” Allahu i Madhëruar thotë:
﴿وَابْتَغِ فِيمَا آتَاكَ اللَّهُ الدَّارَ الْآخِرَةَ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا﴾
“Kërko me atë që të ka dhënë Allahu banesën e Botës Tjetër, por mos harro edhe pjesën tënde nga kjo botë.”
Islami ka përcaktuar ligje dhe rregulla të qarta që sigurojnëlumturinë e njeriut në jetën tokësore, edhe pse kjo jetë, sipaskuptimit fetar, nuk është tjetër veçse një urë kalimi drejt botëstjetër. Jeta e vërtetë, për të cilën duhet të përpiqet njeriu, ështëJeta e Përjetshme në Botën Tjetër.
Kur’ani i Shenjtë trajton disa prej aspekteve më thelbësoreqë i sigurojnë njeriut lumturinë në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Disa prej tyre janë:
1- Dimensioni shpirtëror i lumturisë
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَاصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَا وَمِنْ آنَاءِ اللَّيْلِ فَسَبِّحْ وَأَطْرَافَ النَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرْضَى﴾
“Bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë, dhe madhëroje Zotintënd me lavdërim para lindjes së diellit dhe para perëndimittë tij; dhe madhëroje Atë në pjesë të natës dhe në skajet e ditës – që të mund të jesh i kënaqur.” (Sure “Taha”, ajeti 130)
Në këtë ajet, Allahu i drejtohet Profetit (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me dy udhëzimethemelore: Të tregojë durim ndaj fjalëve dhe shpifjeve tënjerëzve, dhe të përkujtojë Zotin me lavdërim në kohët e caktuara të përmendura në ajet.
Allahu e ka bërë kënaqësinë e brendshme qëllimin përfundimtartë këtyre veprimeve, kur thotë: “që të mund të jesh i kënaqur”,dhe nuk tha “që Unë të jem i kënaqur me ty”.
Kënaqësia e shpirtit ka një lidhje të fortë me lumturinë, sepsekënaqësia është themeli dhe shtylla e lumturisë.
Lumturia ekziston bashkë me kënaqësinë dhe zhduket me mungesën e saj; ajo shtohet e pakësohet në përpjesëtim me kënaqësinë. Prandaj, shkalla më e lartë e lumturisë është qënjeriu të jetë i kënaqur me atë që i ka dhënë Allahu nga mirësitë, arritjet, madje edhe me sprovat.
Kur Allahu ia përmendi begatitë e Tij Profetit Muhamed (Paqjae bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) i tha:
﴿وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى﴾
“Zoti yt do të të japë, saqë do të jesh i kënaqur.” (Sure “EdDuha”, ajeti 5).
Allahu nuk i tha “do të jesh i lumtur”, megjithëse kuptimi është ingjashëm, sepse kënaqësia është vetë thelbi i lumturisë.
Në një thënie të imam Aliut (Paqja qoftë mbi të) thuhet:“Lumturia e njeriut është kënaqësia dhe pranimi (i asaj që i jepZoti).”
Ndërsa realiteti i kënaqësisë është që robi t’i thotë Zotit të tij:“O Zoti im, nëse më jep, unë e pranoj; nëse më ndalon, unë jam i kënaqur; nëse më lë, unë të adhuroj; e nëse më thërret, unë tëpërgjigjem.”
2. Dimensioni shoqëror i lumturisë
Allahu i Lartësuar thotë:
﴿خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ﴾
“Pranoje faljen, urdhëro për të mirën dhe shmangu nga tëpaditurit.” (Sure “El A‘raf”, ajeti 199)
Ky ajet paraqet një model kur’anor të komunikimit shoqëror qëçon drejt rehatisë psikologjike dhe lumturisë që shumë njerëz e kërkojnë në marrëdhëniet njerëzore.
Fraza e ajetit: “Pranoje faljen” do të thotë të jesh i butë dhetolerant me njerëzit; Të falësh gabimet dhe të mos mbash inatForca e besimtarit qëndron në falje, jo në hakmarrje.
Fraza e ajetit “Urdhëro për të mirën” do të thotë të nxisëshnjerëzit drejt së mirës, moralit dhe drejtësisë; Të jesh shembullpozitiv në shoqëri; Të kontribuosh për përmirësimin e komunitetit. Besimtari nuk është pasiv, por aktiv në përhapjen e së mirës.
Fraza e ajetit: “Shmangu nga të paditurit” do të thotë që tëmos futesh në debate të kota; Të mos reagosh ndaj provokimevedhe fyerjeve; Të ruash qetësinë dhe dinjitetin. Mençuria është tëdish kur të heshtësh dhe të largohesh.
Ky ajet na mëson tre shtylla të karakterit të lartë: Falje nëmarrëdhënie; Angazhim për të mirën; Vetëpërmbajtje ndajinjorancës. Pra, Sillu me njerëzit me mirësi, puno për të mirëndhe mos u ul në nivelin e të paditurve. Nëse zbatohen këtoparime të këtij ajeti të begatë arrihet lumuria shoqërore.
3. Dimensioni material i lumturisë
Lumturia në Islam nuk nënkupton mohimin e aspektit material të jetës. Përkundrazi, mjetet materiale janë pjesë e lumturisë,megjithëse ato kanë rëndësi dytësore pas aspektit shpirtëror.Allahu i Madhëruar thotë:
﴿وَالأَنْعَامَ خَلَقَهَا لَكُمْ فِيهَا دِفْءٌ وَمَنَافِعُ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ * وَلَكُمْ فِيهَا جَمَالٌ حِينَ تُرِيحُونَ وَحِينَ تَسْرَحُونَ﴾
“Ai krijoi bagëtitë për ju – në to ka ngrohtësi, përfitime dheprej tyre hani. Në to keni bukuri kur i ktheni në mbrëmjedhe kur i nxirrni në mëngjes.” (Sure “En Nahl”, ajetet 5–6)
Gjithashtu, Allahu thotë:
﴿قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللّهِ الَّتِيَ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالْطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ قُلْ هِي لِلَّذِينَ آمَنُواْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا خَالِصَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ﴾
“Thuaj: Kush i ka ndaluar stolitë e Allahut që Ai i ka nxjerrë për robërit e Tij dhe ushqimet e mira që Ai ka dhënë? Thuaj: Ato janë për ata që besojnë në këtë jetë, dhedo të jenë krejtësisht për ta në Ditën e Kiametit.” (Sure “ElA‘raf”, ajeti 32)
Në hadithet profetike dhe të Ehli Bejtit theksohen gjithashtufaktorët materialë që ndihmojnë lumturinë:
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhembi familjen e tij!) ka thënë: “Ndër shenjat e lumturisë së njëmyslimani janë: fëmija që i ngjan atij, gruaja e bukur dhe fetare, kafsha e rehatshme dhe shtëpia e gjerë.”
Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Tri gjëra janë ngalumturia: bashkëshortja e mirë, fëmija i bindur dhe furnizimi imjaftueshëm që njeriu e fiton dhe me të mban familjen e tij.”
Imam Zejnul Abidini (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Ndërshenjat e lumturisë së njeriut është që tregtia e tij të jetë nëvendin e tij, shokët e tij të jenë të mirë dhe të ketë një fëmijë që e ndihmon.”
Dhe në një hadith të Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thuhet: “Kush zgjohet i sigurt në vendin e tij, i shëndoshë në trup dhe ka ushqimin e ditës së tij, atij i është dhënë gjithë bota.”
Ky hadith përmbledh tri shtyllat kryesore të lumturisë materiale:E para: Siguria shoqërore; E dyta: Shëndeti trupor; E treta: Furnizimi i mjaftueshëm.

