Në ajetin 214 të sures “Bekare” Allahu i Madhëruar thotë:
﴿أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُواْ الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُم مَّثَلُ الَّذِينَ خَلَوْاْ مِن قَبْلِكُم مَّسَّتْهُمُ الْبَأْسَاء وَالضَّرَّاء وَزُلْزِلُواْ حَتَّى يَقُولَ الرَّسُولُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ مَتَى نَصْرُ اللّهِ أَلا إِنَّ نَصْرَ اللّهِ قَرِيبٌ﴾
“Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Vërtet, ndihma e Allahut është afër!”
Në këtë ajet Allahu thotë se hyrja në Xhennet nuk është diçka e lehtë. Ky ajet është një ligj i përgjithshëm i Allahut se Rruga drejt Xhennetit kalon përmes sprovave të rënda dhe përballjes me vështirësi. Besimtarët do të kalojnë sprova, ashtu siç kaluan popujt e mëparshëm dhe ndjekësit e profetëve.
Ata u goditën nga varfëria dhe vështirësitë (mjerimi), u sprovuan me sëmundje dhe fatkeqësi, u tronditën aq shumë, sa edhe të dërguarit dhe besimtarët thirrën: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?” Dhe përgjigjja hyjnore është: “Pa dyshim, ndihma e Allahut është afër.”
Ky ajet pwrmban disa mesazhet qw janw:
Mesazhi i parë: Rruga e Xhennetit kalon përmes sprovave
Disa njerëz mund të mendojnë se mjafton të besosh për të hyrë në Xhennet. Por, ky ajet e korrigjon këtë dhe thotë që besimi duhet të provohet në praktikë, përmes sjelljes, durimit, sacrificws dhe qëndrueshmërisë në vështirësi. Ky ajet rrëzon idenë se besimi është adhurim dhe rehati. Por ajeti thotw se çdo njeri që synon Xhennetin duhet të përgatitet për vështirësi, sakrifica dhe qëndrueshmëri në fe.
Mesazhi i dytë: Edhe më të mirët janë sprovuar
Sprovat nuk janë dënim, por janë një mjet edukimi shpirtëror dhe një mënyrë për të dalluar besimtarin e fortë nga besimtari i dobët. Sprovat pastrojnë zemrën, forcojnë besimin, dhe e afrojnë njeriun me Allahun e Madhëruar. Edhe profetët edhe besimtarët më të devotshëm janë tronditur nga sprovat. Kjo tregon se vështirësitë nuk janë shenjë e dobësisë, por pjesë e rrugës së drejtë. Sprovat janw ligj i Allahut dhe tw gjithw njerwzit sprovohen nw kwtw jetw. Nw ajetet155-157 tw sures “Bekare”, Allahu i Madhwruar thotw: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”
Prej qwllimeve tw sprovws wshtw njohja e tw vwrtetit dhe gwnjeshtarit, siç thotw ajeti 3 nw suren “Ankebut”: “Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.”
Mesazhi i tretë: Momenti i dëshpërimit është afër ndihmës
Në këtë ajet përmenden tri gjendje: “el be’sau” (mjerimi, varfëria), “ed-derrau” (sëmundje, dhimbje) dhe “zilzalu” (tronditje e fortë shpirtërore). Kjo tregon se sprovat mund të jenë materiale, fizike dhe psikologjike njëkohësisht. Kur besimtari arrin pikën më të vështirë dhe thotë “Kur do të vijë ndihma e Allahut?”, atëherë ndihma është shumë afër, siç thotw ajeti: “Vërtet, ndihma e Allahut është afër!”. Ky është një ligj i Allahut se pas kulmit të vështirësisë, vjen lehtësimi.
Mesazhi i katërt: Edukim për durim dhe besim
Ajeti na thotë të kemi durim kur na godasin fatkeqwsitw dhe problemet, të mos e humbim shpresën dhe të kemi besim të plotë në ndihmën e Allahut Fuqiplotë. Allahu I madhwruar i shpwrblen pa masw durimtarwt, siç thuhet nw ajetin 10 tw sures “Zumer”: “…Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Ky ajet pwrmban mësim mësim praktik për jetën tonw dhe na thotë se kur përballesh me varfëri, sëmundje, padrejtësi, apo lodhje shpirtërore, kujto këtë ajet dhe thuaj: Kjo është rruga e atyre para meje, dhe ndihma e Allahut është afër.
Ky ajet na mëson se Xhenneti fitohet me durim dhe sakrificë, sprovat janë pjesë e rrugës së besimit, dhe ndihma e Allahut vjen gjithmonë, shpesh pikërisht kur duket më e largët.
Fraza e ajetit: “Ndihma e Allahut është afër” na mwson se ndihma vjen zakonisht kur njeriu arrin kufirin e durimit dhe përpjekjes.
Kjo frazw e ajetit forcon shpresën, e lidh besimtarin me Allahun dhe e pengon dëshpërimin.
Ky ajet na bwn thirrje dhe na thotw: Mos u trondit nga vështirësitë në rrugën e Allahut.
Mos mendo se sprovat janë shenjë braktisjeje, por ato janë pjesë e rrugës, dhe janë lajmëruese e afërsisë së ardhjes sw ndihmës së Allahut.
Ajeti na meson se Xhenneti nuk arrihet pa provë, sprovat janë shkollë shpirtërore, kulmi i vështirësisë është paralajmërim për ndihmën e Allahut dhe besimtari duhet të qëndrojë i fortë deri në fund.
Në përfundim, ajeti 214 i sures “El Bekare “na kujton një të vërtetë themelore të jetës: rruga drejt suksesit dhe shpëtimit nuk është e lehtë, por është e mbushur me sprova, vështirësi dhe durim. Ai na mëson se edhe besimtarët më të mirë para nesh janë përballur me sfida të mëdha, derisa arritën një gjendje ku kërkuan ndihmën e Allahut me sinqeritet të plotë.
Ky ajet nuk është vetëm një tregim historik, por një udhëzim i gjallë për çdo kohë. Ai na fton të mos dëshpërohemi përballë vështirësive, por të qëndrojmë të palëkundur në besim, duke pasur bindjen e fortë se ndihma e Allahut është gjithmonë afër.
Prandaj, le të jetë ky ajet një burim force për ne: të përballojmë sprovat me durim, të forcojmë besimin tonë dhe të mos harrojmë kurrë se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, dhe se fitorja u përket atyre që qëndrojnë të qëndrueshëm në rrugën e drejtë.

