وعن أمير المؤمنين (عليه السلام): أنه قال : (اليوم لنا عيد، وغداً لنا عيد، وكل يوم لا نعصي الله فيه فهو لنا عيد). [مستدرك الوسائل، الميرزا النوري: ج6، ص154].
Është transmetuar nga imam Ali ibn Abi Talib (Paqja qoftë mbitë!) se ka thënë “Dita e sotme është festë për ne, edhe nesërështë festë për ne. Çdo ditë në të cilën nuk i bëjmë mëkatAllahut, ajo është festë për ne.” Burimi: “Mustedrekul Uesail”, iautorit El Mirza En Nurij, vëll. 6, f. 154.
Të dashur vëllezër dhe motra,
Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, kam nderin dhekënaqësinë që, në emrin tim personal dhe në emër tëFondacionit të Kur’anit, t’ju përcjell urimet më të përzemërtapër paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja.
Kurban Bajrami është festa e sakrificës, bindjes dhedevotshmërisë ndaj Allahut të Madhëruar. Është dita kurkujtojmë sinqeritetin e Profetit Ibrahim (a.s.) dhe përkushtimin e tij të plotë ndaj urdhrit hyjnor.
Në ajetin 37 të sures “El Haxh” Allahu i Madhëruar thotë:
﴿لَن يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ التَّقْوَىٰ مِنكُمْ﴾
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve tuaja, por arrin devotshmëria juaj.”
Ky ajet na kujton se thelbi i kësaj feste nuk është vetëm sakrificamateriale, por pastrimi i zemrës, afrimi me Zotin dhe kujdesindaj njerëzve në nevojë.
Në literaturën e Ehli Bejtit (a.s.), Kurban Bajrami konsiderohetnjë festë e mëshirës dhe solidaritetit. Imam Aliu (a.s.) thotë:“Dita e Bajramit është festë për atë, të cilit Allahu ia ka pranuaragjërimin dhe adhurimin.” (Transmetuar në Bihar al-Anëar)
Ndërsa imam Xhafer Sadiku (Paqja qoftw mbi tw!) namëson se një nga veprat më të dashura tek Allahu në këto ditëështë gëzimi i zemrës së besimtarit dhe ndihma ndaj të varfërvee jetimëve. Kjo na fton që Bajramin ta jetojmë jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete dashurie, bamirësie dhe uniteti.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për afërsi shpirtërore, për mirësi mes njëri-tjetrit dhe për forcimin e lidhjeve familjaree shoqërore. Le ta shfrytëzojmë këtë festë për të falur, për tëpajtuar zemrat dhe për të hapur dyert e mëshirës ndaj çdo njeriu.
Në Hytben e mbajtur në ditën e Kurban Bajramit imam Aliu(Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “…Dijeni se kjo ditë është njëditë me shenjtëri të madhe, me begati të shpresuar dhe me faljetë dëshiruar. Prandaj, përmendeni shumë Allahun dheekspozohuni ndaj shpërblimit të Tij me pendim, kthim tek Ai, përgjërim dhe përulësi. Sepse, Ai e pranon pendimin e robërvetë Tij, i fal gjynahet dhe Ai është Mëshiruesi, Plot Dashuri.
Përmirësojeni adhurimin tuaj, jepeni dëshminë me drejtësi, dëshironi atë që Allahu ka caktuar për ju, bëjini detyrimet qëAllahu ju ka bërë obligim, urdhëroni për të mirën dhe ndaloninga e keqja, ndihmojeni të dobëtin dhe përkrahni të shtypurin, ndalojeni dorën e zullumqarit dhe të dyshimtit, silluni mirë me gratë tuaja dhe me ata që janë nën përgjegjësinë tuaj.
Flisni të vërtetën, çoni në vend amanetin, përmbushnibesëlidhjen, jini të palëkundur në drejtësi, plotësojeni drejtmatjen dhe peshoren, luftoni në rrugën e Allahut ashtu siç e meriton lufta për Të dhe mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote, e as mashtruesi të mos ju mashtrojë për Allahun.”
Lus Allahun e Madhëruar që të pranojë kurbanet, lutjet dheveprat tona të mira; t’i sjellë paqe vendit tonë, unitet umetitislam dhe shëndet e begati në familjet tuaja.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Allahu ju bekoftë ju dhe familjet tuaja me mirësi, dritë dhemëshirë të pafund.

