Ajeti 61 i sures Ali Imran quhet “Ajeti i Mubahales”. Nw kwtw ajet Allahu I Madhwruar thotw:
“E kush të polemizon ty për të, pasi të ka ardhur dija, thuaju: Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetet tona dhe vetet tuaja, pastaj të lutemi me përulje dhe ta bëjmë mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.”
Sa i përket kuptimit gjuhësor të fjlalws “mubahale”, ajo do të thotë mallkim i ndërsjellë dhe lutje kundër palës tjetër për shkatërrim e humbje. Fjala e Allahut të Madhëruar: “…të bëjmë mubahale…” do të thotë: të mallkojmë njëri-tjetrin.
Sipas deklarimeve të të gjithë komentuesve të Kur’anit, ky ajet zbriti në lidhje me një ngjarje që ndodhi mes të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!), dhe të krishterëve të Nexhranit. Ja hollësitë e saj:
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) i shkroi një letër “Ebu Harithes”, peshkopit të Nexhranit, në të cilën i ftoi banorët e Nexhranit në Islam. Ebu Harithe u këshillua me një grup nga populli i tij dhe më pas u vendos që të dërgohej një delegacion prej gjashtëdhjetë burrash nga të mëdhenjtë dhe dijetarët e Nexhranit, për t’u takuar me Profetin dhe për të diskutuar ose negociuar me të.
Kur delegacioni mbërriti në Medine, mes Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) dhe tyre u zhvillua një debat dhe bisedë e gjatë, por pa arritur në ndonjë rezultat. Atëherë Profeti, me urdhër të Allahut, u propozoi atyre mubahalen. Ata e pranuan dhe caktuan për këtë një ditë, ditën e njëzet e katërt të muajit Dhul Hixhe, në vitin 10 hixhri.
Mirëpo në ditën e caktuar, kur delegacioni i Nexhranit pa se Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) kishte marrë me vete njerëzit më të dashur për të: Ali ibn Ebi Talibin, vajzën e tij Fatimen, Hasanin dhe Husejnin, dhe se Profeti ishte ulur në gjunjë në përgatitje për mubahale, delegacioni u mahnit nga madhështia shpirtërore e Profetit dhe e Ehli Bejtit të tij, si dhe nga hijeshia e madhështia që Allahu u kishte dhënë atyre. Prandaj, ata refuzuan të bënin mubahale.
Dijetari Et Turejhi, autori i librit “Mexhma‘ul Bahrejn” ka thënë: Ata thanë: ‘Le të kthehemi dhe të mendojmë.’ Kur mbetën vetëm me njëri-tjetrin, i thanë El Akibit, i cili ishte njeriu i mendimit ndër ta: ‘O Abdul Mesih, çfarë mendon?’ Ai tha: ‘Pasha Allahun, ju e dini se Muhamedi është profet i dërguar dhe se ai ju ka sjellë fjalën vendimtare për çështjen e shokut tuaj. Pasha Allahun, asnjë popull nuk ka bërë mubahale me një profet dhe të ketë mbijetuar i madhi i tyre apo të jetë rritur i vogli i tyre. Nëse refuzoni gjithçka përveç fesë suaj, atëherë bëni paqe me këtë njeri dhe kthehuni në vendin tuaj.’
Kjo ndodhi pasi Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) doli duke mbajtur për dore Aliun, ndërsa Hasani dhe Husejni ishin përpara tij, dhe Fatimja pas tij. Të krishterët dolën të udhëhequr nga peshkopi i tyre, Ebu Harithe. Peshkopi tha: ‘Unë po shoh fytyra që, sikur t’i kërkonin Allahut të zhvendoste një mal, Ai do ta zhvendoste për hir të tyre. Mos bëni mubahale, sepse do të shkatërroheni dhe nuk do të mbetet asnjë i krishterë mbi faqen e dheut deri në Ditën e Kiametit.”
Atëherë ata thanë: ‘O Ebu Kasim, ne nuk do të bëjmë mubahale me ty, por do të pajtohemi me ty.’
Kështu i Dërguari i Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) bëri marrëveshje paqeje me ta, që ata t’i jepnin çdo vit dy mijë rroba: një mijë në muajin Sefer dhe një mijë në muajin Rexheb; si dhe t’i jepnin hua tridhjetë parzmore, tridhjetë kuaj dhe tridhjetë shtiza.
Profeti (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, shkatërrimi ishte afruar mbi banorët e Nexhranit. Sikur të kishin bërë mubahale, ata do të shndërroheshin në majmunë dhe derra, lugina do të digjej mbi ta me zjarr, dhe nuk do të kalonte viti pa u shkatërruar të gjithë të krishterët.”
Për kë zbriti Ajeti i Mubahales?
Dijetarët në librat e tefsirit dhe hadithit kanë rënë dakord se ky ajet zbriti për pesë persona:
1- Profetin e nderuar Muhamed, i Dërguari i Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!).
2- Imam Ali ibn Ebi Talibin (Paqja qoftë mbi të!).
3- Zonjën Fatime Zahranw (Paqja qoftë mbi të!).
4- Imam Hasanin, birin e Ali ibn Ebi Talibit (Paqja qoftë mbi të!).
5- Imam Husejnin, birin e Ali ibn Ebi Talibit (Paqja qoftë mbi të!).
Në “Sahihun e Muslimit” thuhet: Kur zbriti ky ajet: “…thuaju: Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj…”, i Dërguari i Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe tha: “O Allah, këta janë familja ime.”
Në “Sahih Tirmidhij”, nga Sa’d ibn Ebi Uekkas transmetohet se ka thwnw: Kur Allahu zbriti këtë ajet: “…t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj…”, i Dërguari i Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!)thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin dhe tha: “O Allah, këta janë familja ime.”
Edhe në “Musnedin e Ahmed ibn Hanbelit” transmetohet e njëjta gjë.
Në tefsirin “El-Keshshaf”, në komentimin e fjalës së Allahut: “Thuaju: Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetet tona dhe vetet tuaja, pastaj të bëjmë mubahale…” thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) doli duke mbajtur Husejnin në krahë, duke marrë Hasanin për dore, ndërsa Fatimja ecte pas tij dhe Aliu pas saj. Ai thoshte: “Kur unë të lutem, ju thoni: Amin.”
Peshkopi i Nexhranit tha: ‘O grup i të krishterëve, unë shoh fytyra që, nëse Allahu do të donte të zhvendoste një mal nga vendi i tij për shkak të tyre, do ta zhvendoste. Mos bëni mubahale, sepse do të shkatërroheni dhe nuk do të mbetet asnjë i krishterë mbi faqen e dheut deri në Ditën e Kiametit.’
Ka edhe dhjetëra libra të tefsirit dhe hadithit që përmendin se Ajeti i Mubahaleszbriti për Ehli Bejtin (Paqja qoftë mbi ta!) dhe jo për të tjerë.
Top of Form
Mësimet e Ditës së Mubaheles:
1- Kjo ditë Tregon vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
2- Dëshmon pozitën e lartë të Ehli Bejtit (Familjes së Profetit).
3- Tregon se Ali ibn Abi Talib ka një pozitë të veçantë, pasi në ajet përmendet si “vetja jonë” (أنفسنا).
4- Thekson rëndësinë e mbrojtjes së së vërtetës me argumente dhe sinqeritet.
Për këtë arsye, Dita e Mubaheles konsiderohet një nga ditët më të bekuara dhe më domethënëse në historinë islame, veçanërisht në traditën e Ehli Bejtit (Paqja qoftë mbi ta!).

