Vetmia e njeriut para Allahut

Vetmia e njeriut para Allahut

Në ajetin 94 të sures “El-En’am” Allahu i Madhëruar thotë: 

َلَقَدۡ جِئۡتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَتَرَكۡتُم مَّا خَوَّلۡنَٰكُمۡ وَرَآءَ ظُهُورِكُمۡۖ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمۡ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ أَنَّهُمۡ فِيكُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْۚ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيۡنَكُمۡ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ﴾

“Ju keni ardhur tek Ne të vetëm, ashtu siç ju krijuam herën e parë, dhe keni lënë pas shpine atë që Ne ju dhamë. Dhe nuk shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj, të cilët ju pretendonit se ishin ortakë (shokë) në mes jush (dhe Allahut). Është shkëputur krejt lidhja mes jush dhe është zhdukur ajo që ju e pretendonit.”

Ky ajet është një nga ajetet më tronditëse dhe më të qarta për realitetin e vdekjes, ringjalljes dhe qëndrimit të njeriut para Allahut, Zotit të gjithësisë.

Ky ajet zhduk iluzionin më të madh të njeriut në këtë jetë se ai do të shkojë në Jetën Tjetër me pasuri, me njerëz, me ndërmjetësues tVetmia e njeriut para Allahut

Në ajetin 94 të sures “El-En’am” Allahu i Madhëruar thotë: 

َلَقَدۡ جِئۡتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَتَرَكۡتُم مَّا خَوَّلۡنَٰكُمۡ وَرَآءَ ظُهُورِكُمۡۖ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمۡ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ أَنَّهُمۡ فِيكُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْۚ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيۡنَكُمۡ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ﴾

“Ju keni ardhur tek Ne të vetëm, ashtu siç ju krijuam herën e parë, dhe keni lënë pas shpine atë që Ne ju dhamë. Dhe nuk shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj, të cilët ju pretendonit se ishin ortakë (shokë) në mes jush (dhe Allahut). Është shkëputur krejt lidhja mes jush dhe është zhdukur ajo që ju e pretendonit.”

Ky ajet është një nga ajetet më tronditëse dhe më të qarta për realitetin e vdekjes, ringjalljes dhe qëndrimit të njeriut para Allahut, Zotit të gjithësisë.

Ky ajet zhduk iluzionin më të madh të njeriut në këtë jetë se ai do të shkojë në Jetën Tjetër me pasuri, me njerëz, me ndërmjetësues të rremë, apo me mbështetje tjetër përveç veprës së tij.

Ky ajet është një thirrje e fortë për vetëdije dhe zgjim shpirtëror. Ai na kujton një të vërtetë që njeriu shpesh e harron: përfundimi i tij para Allahut do të jetë individual, pa asnjë shoqërues.

Në këtë ajet Allahu na thotë: 

– Ju do të vini tek Ne të vetëm, ashtu siç u krijuat herën e parë. Kjo do të thotë se njeriu do të dalë para Allahut i vetëm, pa shoqërues dhe pa mbështetje, njësoj siç ka ardhur në këtë botë në lindjen e tij: i zhveshur nga çdo forcë, pasuri apo ndikim. Në Ditën e Gjykimit secili qëndron individualisht për llogari.

– Do të lini pas gjithçka që ju është dhënë në dynja. Kjo tregon se të gjitha gjërat e kësaj bote, pasuria, pronat, fëmijët, pozita dhe gjithçka tjetër, mbeten prapa në këtë botë. Njeriu nuk merr asgjë materiale me vete pas vdekjes; gjithçka shkëputet nga ai.

– Nuk do të keni me vete as pasuri, as familje, as pushtet. në momentin e gjykimit asgjë nga ato që njeriu mbështetej në dynja nuk i bën dobi. Nuk ka pasuri që shpëton, as familje që ndërhyn, as pushtet që mbron. Çdo mbështetje njerëzore bie.

– Do të zhduken të gjitha “ndërmjetësimet” e rreme që i mendonit si shpëtim. Kjo do të thotë se çdo shpresë e gabuar që njeriu kishte te idhujt, njerëzit që mendonte se i shpëtojnë pa lejen e Allahut, ose çdo “garanci” e imagjinuar, do të shkatërrohet plotësisht. Në atë ditë nuk funksionon asgjë përveç asaj që Allahu lejon.

Ky ajet përmbledh një të vërtetë të madhe, e cila është: Njeriu shkon në Jetën Tjetër i zhveshur nga çdo gjë përveç veprës së tij.

Sqarimi i ajetit

Ky ajet fisnik na sqaron të vërtetën e Botës Tjetër dhe se të gjithë do të dalim para Allahut për të dhënë llogari për gjithçka që bëjmë në këtë jetë kalimtare.

Fjala të vetëm, “فرادى” që gjendet në këtë ajet nuk nënkupton vetëm mungesën fizike të njerëzve. Ajo nënkupton se në Ditën që do të dalësh para Zotit nuk ka pasuri që të të ndihmojë; Nuk ka pozitë shoqërore; Nuk ka familje që të ndërhyjë; Nuk ka miq që të mbrojnë; Nuk ka pushtet që të shpëtojë.

Në atë moment njeriu është vetëm me veprat e tij Ky është realiteti që Kur’ani e përsërit në shumë vende dhe prej tyre është ajeti 38 në suren “El-Muddeththir” që thotë: “Çdo njeri është peng i asaj që ka punuar (fituar).”

Kur Allahu thotë: “ashtu siç ju krijuam herën e parë” Ai na kujton fillimin tone. Ne kemi ardhur në këtë botë pa asgjë: pa pasuri, pa emër, pa fuqi. Dhe po ashtu do të kthehemi njësoj të zhveshur nga gjithçka Ky është barazimi i madh i njerëzimit para Allahut.

Më pas ajeti thotë: “Keni lënë pas atë që ju ishte dhënë”. Nga kjo thënie e ajetit kuptojmë se gjithçka që njeriu grumbullon në jetë, si: pasuria, shtëpitë, statusi, bizneset, familja, të gjitha mbeten pas. Ky është një mesazh shumë i fortë:  Njeriu nuk e zotëron realisht dynjanë, por vetëm e përdor përkohësisht. Kjo na tregon se dynjaja është vetëm një etapë kalimtare, jo vendbanim i përhershëm.

Në vazhdim të ajetit Allahu thotë: “Nuk shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj…”.

Në dynja disa njerëz mbështeten te idhujt e ndryshëm dhe më i Madhi i tyre është egoja, mbështeten te njerëzit e fuqishëm, mbështeten te lidhjet e ndryshme sociale e politike, mbështeten te pasuria dhe mendojnë se dikush do t’i shpëtojë. Në realitet ky është iluzion për ndërmjetës të rremë. Sepse në Ditën e Gjykimit të gjitha këto bien dhe çdo ndërmjetësim i rremë zhduket, siç e thotë ajeti: “Është shkëputur çdo lidhje”. Ky është fundi i shpresave të rreme sepse lidhjet e rreme janë ndërprerë, shpresat e kota janë zhdukur dhe besimet e gabuara janë shuar. Të gjitha ato që njeriu mendonte se do ta shpëtonin, zhduken plotësisht.

Në atë moment njeriu kupton se ka mbetur vetëm Allahu dhe vetëm veprat e tij kanë vlerë.

Mesazhet e këtij ajeti

Ky ajet fisnik na përcjell disa mesazhe kryesore, tëcilët janë:  

Mesazhi i parë:  Vetmia në Botën Tjetër është e pashmangshme. Secili do të qëndrojë vetëm para Allahut.

Mesazhi i dytë: Dynjaja është e përkohshme. Gjithçka që zotërojmë është amanet. Prandaj le ta ruajmë mirë.

Mesazhi i tretë:  Ndërmjetësimet e rreme nuk vlejnë Vetëm ajo që Allahu pranon ka vlerë.

Mesazhi i katërt: Veprat janë kapitali i vetëm në Botën Tjetër. Nuk merret asgjë tjetër përveç veprave. Vetëm veprat e sinqerta kanë vlerë në Ditën e Gjykimit.

Mesazhi i pestë: Njeriu duhet të jetojë me vetëdije për Botën Tjetër dhe të mos jetëojë me mashtrimin e dynjasë.

Mesazhi i gjashtë: Njeriu është përgjegjës individualisht para Allahut.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Ky ajet na pyet e na thotë: A po jetojmë sikur do të qëndrojmë përgjithmonë në këtë botë? A po mbështetemi te njerëzit më shumë se te Allahu? A po përgatitemi për atë Ditë kur do të jemi vetëm? A po mendojmë se pasuria do të na shpëtojë? A po jetojmë sikur nuk do të dalim para Allahut? A po përgatitemi për atë moment kur do jemi “të vetëm” para Krijuesit?

Ky ajet nuk është vetëm paralajmërim, por edhe zgjim shpirtëror. Ai na thotë: Mos u mashtro me dynjanë. Mos u mbështet në krijesa. Mos harro momentin kur do të jesh vetëm para Allahut. Dhe në atë moment, e vetmja gjë që do të ketë vlerë është besimi i sinqert, veprat e mira dhe zemra e pastër. Ai që e kupton këtë ajet, nuk mashtrohet nga dynjaja dhe nuk ia jep zemrën asaj.

Kur’ani na thotë se atë Ditë as njerëzit tanë më të afërt nuk do t’i kemi pranë. Këtë e përmend në suren “Abese” në ajetet 35- 37 ku thotë:

{يَوۡمَ يَفِرُّ ٱلۡمَرۡءُ مِنۡ أَخِيهِ (34) وَأُمِّهِۦ وَأَبِيهِ (35) وَصَٰحِبَتِهِۦ وَبَنِيهِ (36) لِكُلِّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ يَوۡمَئِذٖ شَأۡنٞ يُغۡنِيهِ (37) {

“Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.

Sa bukur na flet ajeti 33 në suren “Lukman”:

﴿ يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ وَاخْشَوْا يَوْمًا لَّا يَجْزِي وَالِدٌ عَن وَلَدِهِ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِ شَيْئًا ۚ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّهِ الْغَرُورُ﴾

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.”

Prandaj, le ta ndërtojmë jetën tonë mbi besimin e pastër, vepra të sinqerta dhe përgatitje për takimin me Allahun.

O Zot! Na bëj prej atyre që e kuptojnë realitetin e kësaj bote, dhe na bëj prej atyre që vijnë para Teje me zemra të pastra dhe vepra të pranuara!