Allahu i Lartësuar i ka zbritur shpallje Profetit të tij

All‟llahu i Lartësuar i ka zbritur Shpallje Profetit të Tij, Muhammedit (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) sikurse i ka zbritur Shpallje edhe Profetëve të tjerë që kanë ardhur pas Profetit Nuh (Paqja e All‟llahut qoftë mbi të!).

E ka frymëzuar atë njësoj sikurse ka frymëzuar Ibrahimin, Ismailin, Is‟hakun, Jakubin, Isain, Ejubin dhe Junusin, Harunin, Sulejmanin, Dautin, etj. All‟llahu i Lartësuar thotë:

Ne të frymëzuam ty (o Muhammed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe Profetët pas tij. Siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin dhe bijtë e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin.” (Sure En Nisa, ajeti 163)

Ky ajet u përgjigjet jehudinjve, duke dëshmuar dhe përforcuar se legjislacionet e Profetëve të mëdhenj kanë ardhur nga një burim, i cili quhet Revelatë hyjnore dhe se ata ecin të gjithë në një rrugë të vetme dhe për këtë nuk duhet që të bëhen dallime ndërmjet tyre.

Ka mundësi që ky ajet të jetë mesazh për idhujtarët dhe mohuesit prej arabëve para Islamit, të cilët shfaqnin habinë për ardhjen e revelatës Profetit të Islamit, Muhammedit (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Ajeti është një përgjigje e sigurt për ata që të mos habiten për shpalljen e Revelatës Muhammedit (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) sepse Revelata u ka zbritur edhe Profetëve të mëparshëm.

Pastaj ajeti sqaron se zbritja e Revelatës nuk është e kufizuar vetëm me këta Profetë, por u është shpallur edhe Profetëve të tjerë, tregimet e disave prej tyre All‟llahu ia ka treguar Profetit Muhammed (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), dhe të disave nuk ia ka përmendur. Të gjithë ata Profetë All‟llahu i ka dërguar te krijesat e Tij dhe u ka zbritur atyre Revelatën nga ana e Tij. All‟llahu i Lartësuar thotë: Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty.”

Ky ajet në fund tregon një çështje shumë të rëndësishme dhe ajo është se All‟llahu i ka folur Musait, në vend që t‟i shpallë Revelatë. Ajeti thotë: Dhe (është e vërtetë se) Allllahu i ka folur Musait drejtpërdrejt. Duke u bazuar mbi këtë me të vërtetë lidhja (zinzhiri) e Revelatës ka mbetur në mesin e njerëzve dhe nuk është në drejtësinë e All‟llahut të Lartësuar, që të lërë njerëzimin pa udhëzues dhe pa udhëheqës apo që t‟i lërë ata pa u përcaktuar atyre detyrat dhe obligimet e tyre.

Ai është i Cili i ka dërguar Profetët dhe të dërguarit përgëzues dhe qortues, që t‟i përgëzojnë njerëzit për mëshirën dhe për shpërblimin dhe t‟u të rheqin atyre vërejtje nga ndëshkimi dhe të mos ketë asnjë prej tyre shkak apo argument për t‟u shfajësuar e për t‟u justifikuar.

All‟llahu i Plotfuqishëm dhe i Plotpushtetshëm e ka forcuar planin e dërgimit të Profetëve dhe e ka zbatuar atë me shumë përpikëri. Me këtë ajeti: Vërtet Allllahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. argumenton se urtësia e Tij obligon realizimin e kësaj vepre. Në të kundërt neglizhimi i kësaj çështjeje të rëndësishme ose tregon mungesën e dijes apo të informacionit ose tregon paaftësinë dhe All‟llahu i Madhëruar është i pastër nga të gjitha këto të meta.

Ndërsa ajeti 166 I po kësaj sureje e qetëson Profetin (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe i qartëson se e rëndësishme është që All‟llahu është dëshmitar për zbritjen e Librit dhe nuk është e rëndësishme që të besojnë një grup prej tyre në këtë Libër apo të mohojnë. Ajeti thotë: Por Allllahu dëshmon për atë që të ka shpallur ty (o Muhammed).

Përzgjedhja e Profetit Muhammed (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) në pozitën e profetësisë, nga ana e All‟llahut, nuk ka qenë një çështje loje dhe e pabazë – All‟llahu na ruajtë – por kjo përzgjedhje ka qenë nga burimi i dijes së Tij se Profeti (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) gëzonte aftësinë dhe meritën për këtë pozitë madhështore dhe për zbritjen e ajeteve të Tij. Për këtë ajeti thotë: se Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij.

Çfarë i ka shpallur All‟llahu Profetit të Tij nga ajetet, ato burojnë nga deti i pashterur i dijes së All‟llahut të Lartësuar. Përmbajtja e këtyre ajeteve konsiderohet argumenti më i qartë se ato rrjedhin nga dituria e All‟llahut. Duke u bazuar mbi këtë, dëshmia e vërtetësisë së Profetit Muhammed (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) janë ajetet e Kur‟anit dhe nuk ka nevojë për argument tjetër për të konstatuar thirrjen e tij.

Sikur Muhammedi (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) të mos e merrte Revelatën nga ana e All‟llahut të Lartësuar, asnjëherë nuk do të kishte mundësi – kur është e ditur se ai ka qenë analfabet – që të sillte një libër si Kur‟ani, i cili përfshin mësimet më të larta dhe filozofitë, ligjet dhe parimet e moralit dhe programet shoqërore.

Kur‟ani Famëlartë argumenton se nuk është vetëm All‟llahu që dëshmon se thirrja e Muhammedit (Paqja dhe bekimet e All‟llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është e vërtetë, por me atë dëshmojmë edhe melekët në vërtetësinë e kësaj thirrjeje, edhe pse dëshmia e All‟llahut është e mjaftueshme në këtë fushë. Ajeti i begatë thotë: “Allllahu është i mjaftueshëm si dëshmitar.”