Në suren Hud ajeti 113 thuhet:
وَلا تَرْكَنُوا إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ أَوْلِيَاءَ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ
“Dhe mos anoni nga ata që bëjnë padrejtësi, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.”
Islami e kundërshton ashpër padrejtësisë (zullumin) dhe e ndalon rreptësisht atë. Islami na porosit e na urdhwron tw jemi tw drejtw dhe tw largohemi nga padrejtwsia.
Allahu i Madhëruar është i Drejtë dhe kurrë nuk bën padrejtësi. Në suren Junus, ajeti 44 Allahu thotë:
{إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ النَّاسَ شَيْئًا وَلَـكِنَّ النَّاسَ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ}.
“Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes.”
Në një hadith Kudsij, Allahu i Madhëruar thotë: “O robtë e Mi, Unë ia kam ndaluar Vetes zullumin dhe e kam bërë të ndaluar mes jush, prandaj mos i bëni zullum njëri-tjetrin.”
PADREJTËSIA ËSHTË NË TRE LLOJE:
Lloji i parë: Padrejtësia e njeriut ndaj Zotit të tij. Më e madhja prej tyre është mosbesimi, politeizmi dhe hipokrizia. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Vërtet, politeizmi është një padrejtësi e madhe. ”
Lloji i dytë është padrejtësia e një personi ndaj njerëzve të tjerë, siç është ngrënia e parave të një jetimi, apo marrja e pasurive të tjerëve padrejtësisht, etj.
Lloji i tretë është padrejtësia e një personi ndaj vetvetes duke vazhduar të shtypë të tjerët, e cila është mjaft e përhapur këto ditë dhe justifikohet me argumente të shpikura si: liria e fjalës, e drejta për tu vetmbrojtur, etj.
Islami e kundërshton përkrahjen e zullumqarit. Këtë e dëshmon ajeti 112 i sures Hud i cili na urdhëron që të largohemui nga zullumqarët. Ajeti thotë: “Dhe mos anoni nga ata që bëjnë padrejtësi, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.”
Ka hadithe të shumta nga Profeti Muhamed dhe nga Ehli Bejti i tij qëflasin për zullumin dhe për pasojat e tij në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër.
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kini frikë nga padrejtësia (zullumi), sepse në Ditën e Kiametit padrejtësia do të shndërrohet në errësira.”
Hadithet e Profetit dhe të Ehli Bejtit na ndalojnë që të përkrahim zullumqarët.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij): “Kushdo që ndihmon një zullumqar në padrejtësinë e tij, do të vijë në Ditën e Kijametit dhe në ballin e tij është shkruar: “I dëshpëruar nga mëshira e Allahut”.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij): “Kushdo që ecën me një zullumqar për ta ndihmuar duke e ditur se ai është zullumqar, ai ka dalë nga Islami.”
Imam Sadiku (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kushdo që e ndihmon një zullumqar kundër një të shtypuri, Allahui Madhëruar do të jetë i zemëruar me të derisa ai të ndalojë së ndihmuari.”
Islami urdhëron për përkrahjen e të shtypurit.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij): “Kushdo që ia merr të drejtën të shtypuarit nga shtypësi do të jetë me mua në Xhenet.”
Kur u godit nga Abdurrahman ibn Mulxhemi, Imam Aliu (as) i porositi dy djemtë e tij Hasanin dhe Huseinin (Paqja qoftë mbi ata të dy!): “Bëhuni kundërshtar për zullumqarin shtypësin dhe ndihmues për të privuarin, të shtypurin.”
كُونَا-لِلظَّالِمِ-خَصْماً،-وَلِلْمَظْلُومِ-عَوْناً
Zullumi ka shumë forma në realitetin e njerëzve dhe dënimi i tij është i rëndë në këtë botë dhe në Ahiret. Për shkak të zullumit Allahu mund ta shpejtojë ndëshkimin.
Zullumqari jeton me mundim psikologjik dhe me ankth të vazhdueshëm. Atë e përndjek e keqja e padrejtësisë, edhe nëse ai pretendon se është i lumtur dhe i gëzuar. Ndërgjegjja e tij e përndjek dhe e qorton edhe pas kalimit të viteve. Pendimi i zullumqarit pranohet vetëm kur ai ia kthen të drejtën atij që i bën zullum, qoftë me vepër apo me fjalë.
Sigurisht aty ku gjendet zullumi shkelen të drejtat dhe shenjtëritë e njetëzve, (Allahu na ruajtë!).
Allahu i Madhëruar nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave të zullumqarëve. Në suren Ibrahim, ajeti 42 thuhet:
وَلاَ تَحْسَبَنَّ اللّهَ غَافِلاً عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الأَبْصَار«
“Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin).”
Besimtarët e devotshëm e të palëkundur të cilët jetojnë me krenari në këtë jetë kurrë nuk i frikësohen zullumqarëve
Allahu i Madhëruar thotë në suren Ali Imran ajeti 173:
ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُواْ لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَٰنًا وَقَالُواْ حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ
“Atyre të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
Vërtetësinë e kësaj thënie të Allahut e shohim sot në Palestinë. Allahu i ndihmoftë!
FUNDI ZULLUMQARËVE
Në Suren Safat, ajetet 22-23 Allahu thotë:
{احْشُرُوا الَّذِينَ ظَلَمُوا وَأَزْوَاجَهُمْ وَمَا كَانُوا يَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ فَاهْدُوهُمْ إِلَى صِرَاطِ الْجَحِيمِ.}
“Tubojini ata që bënë zullum, të ngjashmit e tyre dhe çfarë kanë adhuruar përveç Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!”
Allahu na ruajtë nga zullumi dhe zullumqarët! https://youtu.be/nVdDTFMB0aw

