Allahu i Madhëruar në Kur’anin e Shenjtë thotë: “O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të jeni të devotshëm.”  (Sure “El Bekare”, ajeti 183) Muaji i begatë i Ramazanit u rikthye sërish tek ne. E falenderojmë Allahun i cili na mundësoi që të jemi të pranishëm. U rikthye tek ne muaji bujar dhe vizitori i dashur me të cilin gëzohen zemrat e besimtarëve, kënaqen shpirterat e të devotëshmëve e të punëmirëve. Ky muaj i begatë mbart me vete freski për besimin dhe shumë dhurata të begata nga Allahu i Madhëruar. Agjërimi i këtij muaji të begatë është bërë obligim për mualimanët në vitin e dytë të hixhrit. Ai është muaji më i mirë i cili na sjell flladet e mëshirës dhe na zgjeron kraharorët me bindje e qetësi. Ai largon shpirtin e mërzitjes e të plogështisë, e çliron njeriun nga sundimi i egos dhe i epshit dhe i hap atij dyert e pendimit. Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit. Djajtë prangosen dhe gjynahet falen. Muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës, devotshmërisë, mirësisë, faljes dhe i bereqetit. Është muaji qe i afron muslimanet me njeri-tjetrin dhe i afton ata te Allahu. Qellimi i tij nuk ëdhtë thjesht të ndaluarit nga të ngrenit dhe të pirët por qellimi i agjërimit në muajin e Ramazanit është të ndaluarit nga gjithçka që e zemëron Allahun. Imam Aliu (a.s) ka thënë: Agjëroje muajin e Ramazanit sepse ai (agjërimi) është mburojë nga dënimi.” (Nehxhul Belaga, ligjerata nr. 110) Dhe: “Për çdo gjë ka pastrues dhe pastruesi i trupave është agjërimi.”  (Nehxhul Belaga, urtësia 136) Imam Sadiku (a.s) ka thënë: “Muaji i Ramazanit nuk ka muaj të ngjashëm me të . Ai ka të drejta dhe shenjtëri prandaj fal sa më dhumë namaze nëse mundesh.” (El Kafij, 2/618) Sa bukur na e pershkruan Profeti Muhamed (s) muajin e begate të Ramazanit në hytben e mbajtur në xhumanë e fundit të muaji Sha’ban. Profeti Muhamed (s) ka thënë: “O njerëz, për ju po afrohet muaji i Allahut me begati, me mëshirë e me falje mëkatesh; muaji që tek Allahu është më i miri i muajve. Ditët e këtij muaji janë ditët më të mira, netët e këtij muaji janë netët më të mira, orët e këtij muaji janë orët më të mira. Është muaji në të cilin jeni të ftuar mysafirë të Allahut. Në këtë muaj jeni bërë prej të nderuarve të Allahut; frymëmarja juaj në këtë muaj është madhështim i Allahut, gjumi juaj në këtë muaj është adhurim, puna juaj në këtë muaj është e pranueshme, lutja juaj në këtë muaj gjen përgjigje, prandaj lutjuni Allahut, Zotit tuaj, me qëllim të sinqertë e me zemër të pastër që t’jua bëjë mbarë agjërimin e këtij muaji dhe leximin e Librit të Tij. Me të vërtetë, i keq është ai person, të cilit në këtë muaj të madh i është ndaluar falja e mëkateve prej Allahut. O njerëz. Me urinë e me etjen tuaj në këtë muaj, kujtoni urinë dhe etjen e Ditës së Gjykimit. Jepuni sadaka të varfërve e të mjerëve tuaj, nderoni të moshuarit tuaj, mëshironi të vegjëlit tuaj, mbani lidhje me njerëzit e gjakut tuaj, ruani gjuhët tuaja, ulini sytë tuaj që ato të mos shikojnë në atë që është e ndaluar të shihet dhe mbyllni veshët tuaj që ato të mos dëgjojnë atë që është e ndaluar të dëgjohet. https://youtu.be/jeItzg36sFI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fill out this field
Fill out this field
Please enter a valid email address.
You need to agree with the terms to proceed