Çfarë thotë Kur’ani për Barzakhun? Çfarë kuptimi ka Barzakhu dhe cila është e vërteta e botës së Barzakhut?

Për ta njohur kuptimin e “Barzakhut” në terminologjinë fetare, duhet së pari të njohim kuptimin e tij gjuhësor.

Kur u drejtohemi librave të gjuhës, gjejmë se “Barzakh” do të thotë: Pengesa ndërmjet dy gjërave, dhe ajo që i ndalon ato të përzihen dhe të bashkohen me njëra-tjetrën.

Fjala “Barzakh” është përmendur në Kur’anin e Shenjtë në tre vende, dhe në të gjitha ato ka kuptimin gjuhësor që përmendëm.  

Ajetet në të cilat Barzakhu është përmendur Kur’an janë:

1- Ajetet 19- 20 në suren “Err Rrahmnan”.

Në këto ajetet Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ مَرَجَ الْبَحْرَيْنِ يَلْتَقِيَانِ * بَيْنَهُمَا بَرْزَخٌ لَا يَبْغِيَانِ ﴾

“Ai i ka lënë dy detet të takohen, ndërmjet tyre ka një pengesë (Barzakh) që nuk e kapërcejnë.”

2- Ajeti 53 në suren “El Furkan”.

Në këtë ajet Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ وَهُوَ الَّذِي مَرَجَ الْبَحْرَيْنِ هَٰذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ وَهَٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ وَجَعَلَ بَيْنَهُمَا بَرْزَخًا وَحِجْرًا مَحْجُورًا ﴾

Dhe Ai është që i ka lënë të rrjedhin dy detet: ky është i ëmbël dhe freskues, ndërsa ky është i kripur dhe i hidhur; dhe ndërmjet tyre ka vendosur një pengesë (Barzakh) dhe një ndarje të pakalueshme.”

3- Ajeti 100 në suren “El Mu’minun.

Në këtë ajet Allahu i Lartësuar thotë:

﴿ لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ ﴾

“Që të bëj vepra të mira në atë që kam lënë pas!” Kurrsesi! Ajo është vetëm një fjalë që ai e thotë. Dhe para tyre gjendet një Barzakh deri në Ditën kur do të ringjallen.”

Kur’ani i Shenjtë e përdor këtë fjalë për të sqaruar se ekziston një botë tjetër, e cila ndan këtë botë (dynjanë) nga Bota Tjetër (Ahireti), dhe nëpër të cilën kalon njeriu. Prandaj thotë: “Dhe para tyre gjendet një Berzakh…” Pra, Barzakhu është botë e ndërmjetme midis dynjasë dhe Ahiretit.

Hadithet e ndershme, në përputhje me këtë ajet, theksojnë se “Barzakhu” është periudha ndërmjet jetës së njeriut në këtë botë dhe ringjalljes së tij në Botën Tjetër; pra, nga çasti i vdekjes deri në ringjalljen në Ditën e Ringjalljes.

Realiteti i botës së Berzahut

Pikëpamja islame për botën e Barzakhut është se vdekja nuk është fundi i jetës dhe se jeta nuk zhduket me vdekjen. Përkundrazi, njeriu, përmes vdekjes, kalon nga një etapë në një tjetër, nga jeta në këtë dynja në një jetë në një botë tjetër që quhet bota e Barzakhut, e cila qëndron ndërmjet botës së dynjasë dhe botës së Ahiretit. Pra, njeriu pas vdekjes vazhdon të ketë ndjesi dhe vetëdije, dhe kalon në atë botë, ku përjeton kënaqësi ose ndëshkim sipas veprave të tij.

Sa i përket realitetit të botës së Barzakhut, duhet thënë se natyra e saj nuk është plotësisht e qartë dhe ne nuk dimë shumë për të, përveç asaj që është përmendur në mënyrë të tërthortë në ajetet fisnike dhe hadithet e nderuara. Këto mund të përmblidhen në pikat e mëposhtme:

1- Jeta në Barzakh është një jetë që qëndron në mes të jetës së njeriut në këtë botë (dynja) dhe jetës së tij në Botën Tjetër (Ahiret). Ajo fillon që nga momenti kur shpirti i njeriut del nga trupi i tij dhe ai vendoset në varr, dhe vazhdon deri në Ditën Ringjalljes.

2- I vdekuri, sapo të vendoset në varrin e tij, e presin dy engjëjt: Nekiri dhe Munkeri, të cilët e pyesin atë: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është profeti yt? Nëse i vdekuri është i mirë, i drejtë, ai nderohet dhe shpërblehet me mirësi. Por, nëse është i keq, i prishur, ai ndëshkohet.

3- Allahu i Madhëruar e përshkruan jetën në Barzakh të jobesimtarëve dhe mëkatarëve, veçanërisht të familjes së Faraonit, duke thënë: 

﴿ النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ ﴾

“Zjarri ku ata ekspozohen mëngjes e mbrëmje, dhe ditën kur do të ndodhë Ora (Ringjallja: ‘Futeni familjen e Faraonit në dënimin më të ashpër.’” (Sure “Gafir”, ajeti 46)

Ky ajet tregon se familja e Faraonit i ekspozohet zjarrit në mëngjes dhe në mbrëmje para Ditës së Ringjalljes, ndërsa pas saj ata futen në Zjarr (Xhehennem), siç thotë Allahu i Madhëruar:

﴿ … وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ ﴾

 “Dhe ditën kur të ndodhë Ora (Ringjallja), futeni familjen e Faraonit në dënimin më të rëndë.”

4- Jeta e dëshmorëve në Barzakh përshkruhet nga Allahu i Madhëruar kështu:

﴿ وَلَا تَقُولُوا لِمَنْ يُقْتَلُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتٌ بَلْ أَحْيَاءٌ وَلَٰكِنْ لَا تَشْعُرُونَ ﴾

 “Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugë të Allahut se janë të vdekur; përkundrazi, ata janë të gjallë, por ju nuk e ndjeni.” (Sure “El Bekare”, ajeti 154)

Në një ajet tjetër, gjendja e dëshmorëve në jetën e Barzakhut përshkruhet si gjendje gëzimi dhe lumturie, ku Allahu thotë:

﴿ فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِمْ مِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ﴾

 “Të gëzuar për atë që Allahu u ka dhënë nga mirësia e Tij, dhe gëzohen për ata që ende nuk u janë bashkuar pas tyre, duke mos pasur frikë për ta dhe as nuk do të pikëllohen.” (Sure “Ali Imran”, ajeti 170)

5- Gjendja e begatisë që e përjetojnë besimtarët në jetën e Barzakhut, megjithëse është e madhe dhe është nga llojet e mirësive të Xhenetit, nuk arrin nivelin e atyre mirësive të plota të Xhennetit. Po ashtu, edhe ndëshkimi i mëkatarëve dhe jobesimtarëve në Barzakh, megjithëse është i dhimbshëm, në krahasim me dënimin që do të përjetojnë në Ahiret në Zjarrin e Xhehenemit, është më i rëndë dhe më i dhembshëm.

6- Gjendja e Barzakhut është në përputhje me veprat e njeriut. Nëse ai është i mirë dhe i drejtë, gjendja e tij në Berzah do të jetë e mire. Ndërsa nëse është i prishur, jeta e tij berzakhore do të jetë e rëndë dhe e vështirë.

Për këtë imam Xha’ferr Sadiku (Paqja qoftë mbi të!) kur ka thënë: “…Vërtet varri ka një fjalë çdo ditë dhe thotë: Vërtet, varri ka një fjalë që e thotë çdo ditë: Unë jam shtëpia e mërgimit, unë jam shtëpia e vetmisë, unë jam shtëpia e krimbave. Unë jam varri: ose një kopsht prej kopshteve të Xhenetit, ose një gropë prej gropave të Zjarrit.” (El Kafij”, vëll. 3, f. 242.)

Të dashur vëllezër dhe motra!

Në mbyllje të temës themi se

Barzahu është botë reale, jo metaforë

Shpirti nuk zhduket pas vdekjes dhe ai ka perceptim dhe vetëdije

Barzakhu është një fazë e veçantë e ekzistencës

Barzakhu ka lidhje direkte me veprat e njeriut.

E përfundojmë temën me ajetin 105 në suren “Et Teube” që thotë:

﴿ وَقُلِ اعْمَلُوا فَسَيَرَى اللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ ۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ﴾

“Thuaj: Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.”