Çfarë thotë Kur’ani për dynjajnë

Në ajetin 17 të sures “Kamer” Allahu i Madhëruar thotë:

وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ

“Vërtet, Ne e kemi bërë Kur’anin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!”

Allahu na thotë në këtë ajet se Ai vetë e ka bërë Kur’anin të thjeshtë për t’u lexuar, kuptuar, mësuar përmendësh dhe për t’u kujtuar. Pra, mesazhet e tij nuk janë të pakapshme apo të komplikuara për natyrën njerëzore. Allahu i fton njerëzit të afrohen te Kur’ani jo vetëm për ta lexuar, por për ta përjetuar dhe ndjekur. Është një thirrje e drejtpërdrejtë për reflektim dhe udhëzim. Ajeti nënkupton se Kur’ani nuk është i kufizuar vetëm për specialistët, por është i hapur për çdo njeri që kërkon udhëzim, qoftë i thjeshtë apo i ditur.

Kurani është i lehtë dhe i arritshëm për këdo që dëshiron t’i afrohet me sinqeritet. Allahu e ka bërë Librin e Tij të kuptueshëm dhe të dobishëm, prandaj njeriu nuk ka justifikim për t’u larguar nga këshilla dhe udhëzimi i tij.

Ndër çështjet që flet Kur’ani është edhe dynjaja. Po t’i grumbullojmë ajetet e Kur’anit që flasin për dynjanë do të shohim se ato përmbajnë mësime, këshilla dhe paralajmërime.

Në ajetet e tij Kur’ani na thotë se:

Dynjaja është e shkurtër

Në ajetet 112-114 të sures “Mu’minun” thuhet: 

{قَٰلَ كَمۡ لَبِثۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ عَدَدَ سِنِينَ (112) قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖ فَسۡـَٔلِ ٱلۡعَآدِّينَ (113) قَٰلَ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ لَّوۡ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ}

“Ai do t’u thotë (jobesimtarëve): “Sa vjet keni qëndruar në Tokë?” Ata do të përgjigjen: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë dite. Pyesni ata që i kanë numëruar!” Ai do të thotë: “Keni qëndruar shumë pak. Eh, sikur ta kishit ditur!”

Kur’ani thotë se dynjaja është mashtruese

Në ajetin 5 të sures “Fatir” Allahu i Madhëruar thotë:

{يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۖ وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّهِ الْغَرُورُ}

“O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.”

Ndërsa në ajetin 51 të sures “A’raf” thuhet: 

{ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَهُمۡ لَهۡوٗا وَلَعِبٗا وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا…}

“Ata që e morën fenë e tyre si lojë e zbavitje, dhe i mashtroi jeta e kësaj bote…”

Kur’ani thotë dynjaja është lojë e zbavitje

Në ajetet e tij Kur’ani e paraqet dynjajnë si “lojë, zbavitje, dëfrim dhe garë, për pasuri, fëmijë dhe mburrje.

Në suren “El Ḥadijd”, ajeti 20 Allahu i Madhëruar thotë:

{ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞ وَزِينَةٞ وَتَفَاخُرُۢ بَيۡنَكُمۡ…}

“Dijeni se jeta e kësaj bote është vetëm lojë, zbavitje, stoli dhe krenari ndërmjet jush…”, Ky ajet na e bën të qartë se kënaqësitë e kësaj bote janë kalimtare dhe të pavlera në raport me Jetën e Përtejme.  

Ndërsa në ajetin 64 të sures “Ankebut” Allahu i Madhëruar thotë: 

وَمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا لَهۡوٞ وَلَعِبٞ…

“Kjo jetë e kësaj dynjaje është vetëm lojë e zbavitje…”

Kur’ani thotë se dynjaja është sprovë për besimtarin

Kur’ani na mëson se kjo jetë nuk është qëllimi përfundimtar ajo është një mundësi për t’u përgatitur për Botën Tjetër (Ahiretin). Begatitë, pasuria, koha, shëndeti etj., gjithçka janë provim.  

Në ajetin 2 të sures “Mulk” Allahu i Madhëruar thotë:

{ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗا}

“Ai e krijoi jetën dhe vdekjen që t’ju sprovojë se kush prej jush është më i miri në vepra.”

Kur’ani na thotë që të mos e bëjmë dynjanë qëllimin kryesor dhe mos ta bëjmë prioritet përballë Ahiretit

Kur’ani na paralajmëron duke thënë se kush e kthen dynjajnë në synimin kryesor, dhe dëshiron mirësi e shpërblim vetëm në këtë dynja, ai do të humbasë shpërblimin në Jetën Tjetër.

Në ajetin 20 të sures “Esh Shura” Allahu i Madhëruar thotë: 

}…مَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِ مِنۡهَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِن نَّصِيبٖ{

“Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t’I japim pjesë prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në Tetën Tjetër.

Kur’ani na thotë se dynjaja është vendi i kënaqësive kalimtare

Në ajetin 3 të sures “Ali Imran” Allahu i Madhëruar thotë:

}وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلۡغُرُورِ{

“…Ndërsa jeta e kësaj bote (dynjasë) është vetëm kënaqësi mashtruese.”

Në ajetin 26 të sures “Rra’d” Allahu I Madhëruar thotë:

﴿ اللَّهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ وَفَرِحُوا بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا فِي الْآخِرَةِ إِلَّا مَتَاعٌ ﴾.

“…por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.”

Kur’ani e krahason dynjanë me shiun

Në ajetin 27 të sures “Junus” Allahu i Madhëruar thotë:

﴿ إِنَّمَا مَثَلُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ مِمَّا يَأْكُلُ النَّاسُ وَالْأَنْعَامُ حَتَّى إِذَا أَخَذَتِ الْأَرْضُ زُخْرُفَهَا وَازَّيَّنَتْ وَظَنَّ أَهْلُهَا أَنَّهُمْ قَادِرُونَ عَلَيْهَا أَتَاهَا أَمْرُنَا لَيْلًا أَوْ نَهَارًا فَجَعَلْنَاهَا حَصِيدًا كَأَنْ لَمْ تَغْنَ بِالْأَمْسِ كَذَلِكَ نُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ﴾

“Me të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që Ne e lëshojmë nga qielli e me të përzihet toka dhe bën bimë, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët. E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorët e saj mendojnë se janë zotërues të saj (për ta vjelur a korrur), iu vjen urdhri ynë, natën ose ditën dhe Ne e bëjmë atë si të ishte e korrur, thuajse nuk kishte lulëzuar të djeshmen. Kështu, Ne ua shpjegojmë shpalljet Tona njerëzve që mendojnë.”

Ashtu si shiu që bie dhe i jep tokës gjallëri, bukuri dhe shumëllojshmëri, edhe dynjaja shkëlqen, lulëzon dhe i tërheq njerëzit me pamjen e saj. Por kjo gjallëri është e përkohshme. Ajeti të kujton se çdo zbukurim i jetës, pasuria, pozitat, kënaqësitë, kanë një jetë të shkurtër dhe kalimtare. Kur toka lulëzon, njerëzit mendojnë: “e kemi nën kontroll, është e jona, do të përfitojmë prej saj si të duam”. Po kështu njeriu, kur arrin sukses, pasuri apo fuqi, mendon se çdo gjë është në dorën e tij. Ajeti paralajmëron se kjo është një ndjenjë mashtruese. Dynjaja është e bukur, të josh, por është e përkohshme e kalimtare; prandaj njeriu nuk duhet t’i dorëzohet mashtrimit të saj, por të jetojë me vetëdijen se qëndrueshmëria e vërtetë është tek Allahu dhe tek Bota Tjetër.

Kur’ani na thotë se nuk është e gabuar të lutemi për të mirat në dynja dhe të mirat në Ahiret”

Kur’ani lejon dhe nxit të lutesh dhe t’i kërkosh Allahut mirësi në dynja dhe në Ahiret, por me vetëdije se dynjaja është kalimtare. Një prej këtyre lutjeve është në suren “Bekare”, ajeti 201, i cili thotë:   

 {رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ حَسَنَةٗ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ}

“O Zoti ynë! Na jep të mira në dynja dhe të mira në Ahiret, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.”

Të dashur vëllezër dhe motra!

Nga ato që thamë nab ëhet e qartë se Kur’ani I Shnejtë na mëson se:

Dynjaja është kalimtare, e përkohshme dhe në shumicën e rasteve mashtruese;

Jeta e dynjajës është një mundësi dhe sprovë për besim dhe për t’u përgatitur për Botën Tjetër;

Kjo dynja është kënaqësi e përkohshme, ajo nuk është jo qëllimi kryesor, ajo nuk vlen as sa krahu i mizës dhe nuk krahasohet me Ahiretin (Jetën Tjetër).

Është e pranueshme të kërkojmë mirësi në këtë dynja, por të mos e bëjmë dynjajën qëllim kryesor;

Vlera reale është në Ahiret. Mos u kap te pasuria, pozita, reputacioni dhe kënaqësitë të përkohshme.

Meqenëse është e tillë përse të mbajmë mëri ndaj njëri-tjetrit, përse të kemi zili ndaj njëri-tjetrit, përse të mos jemi paqësor, të dashur, fjalëbukur, solidarizues, vëllezër e motra, bashkëpunues, respekues.  

Besimtari i mençur e përdor dynjanë si urë drejt Ahiretit (Jetës Tjetër), e cila është jeta e vërtetë.