Çfarë thotë Kur’ani për edukimin e fëmijëve?
Në ajetin 21 të sures “Et-Tur” Allahu i Madhëruar thotë:
وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ
“E ata që besuan dhe pasardhësit e tyre i ndoqën në besim, Ne do t’i bashkojmë me pasardhësit e tyre…”
Ky ajet tregon se besimi dhe edukimi i drejtë i fëmijëve ka ndikim edhe në Botën Tjetër.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Një nga amanetet më të mëdha që Allahu i ka dhënë njeriut është edukimi i fëmijëve. Fëmijët nuk janë vetëm një dhuratë, por edhe një përgjegjësi. Ata janë si një tokë e pastër ku mbillet ajo që ne u japim: besimi, morali, dashuria, dituria ose, nëse neglizhojmë, mund të mbillen, sjellje e keqe, dobësi dhe devijime.
Kur’ani nuk e sheh fëmijën vetëm si një individ që duhet ushqyer dhe veshur, por si një shpirt që duhet edukuar për të njohur Allahun dhe për të ndërtuar një jetë me vlera.
Kur’ani I Shenjtë thotë se prindërit e kanë detyrë të ruajnëfëmijtë dhe familjen e tyre.
Në ajetin 6 të sures “Et-Tahrijm” Allahu i Madhëruar thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا
“O ju që besuat! Ruajeni veten dhe familjet tuaja nga zjarri…”
Ky ajet nuk do të thotë vetëm t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet fizike, por edhe nga shkatërrimi shpirtëror dhe moral.
Prindërit duhet të pyesin vetat e tyre se: Çfarë i mësoi fëmijës së tij? Çfarë shembulli i dha? A e mësoi të njohë Krijuesin, Allahun e Plotfuqqishëm? A e mësoi të jetë i sinqertë, i vërtëtë, i drejtë dhe i mëshirshëm?
Edukimi nuk fillon me fjalët, por me shembullin. Fëmija mëson më shumë nga sjellja e prindit sesa nga këshillat e tij.
2- Shembulli i Lukmanit në edukimin e djalit të tij
Një nga modelet më të bukura të edukimit të fëmijës në Kur’an është këshilla e Lukmanit ndaj djalit të tij. Sa mirë do të ishte që prindërit t’i lexonin këto këshilla që gjenden në suren “Lukman”.
Në këto ajete thuhet:
وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ
“(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O biri im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”.
Në këtë ajet vërejmë se Lukmani nuk filloi me urdhra të ashpëra, por iu drejtua birit të tij me dashuri: “O biri im…” Kjo tregon se edukimi islam ndërtohet mbi dashurinë, afërsinë dhe respektin.
Pastaj Lukmani i thotë birit të tij: “mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”.
Gjëja e parë që prindërit duhet t’i mësojnë fëmijës është njohja me Krijuesin se Ai është Një i Vetëm dhe i Pashoq. Fëmijës duhet t’i mësohet se ai është krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm dhe nuk e ka prejardhjen nga majmuni.
Më pas Lukmani vazhdon duke e këshilluar birin e tij duke i thënë: “O biri im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!
Ky ajet na mëson se namazi është lidhja e njeriut me Allahun, urdhërimi për të mirën është përgjegjësia ndaj shoqërisë, ndalimi nga e keqja është mbrojtja e fesë dhe e moralit, ndërsa durimi është forca që e bën njeriun të qëndrojë i palëkundur përballë sprovave. Kur fëmija edukohet me këto katër cilësi, ai ecën në rrugën e njerëzve të drejtë dhe fiton suksesin në këtë botë dhe në Botën Tjetër.
Namazi nuk është vetëm një veprim fizik, por edukim i shpirtit. Ai i mëson fëmijës disiplinën, pastërtinë dhe kujtimin e Allahut.
Kur’ani i kushton rëndësi të madhe moralit. Këtë e dëshmojnë edhe fjalët e Lukmaniot drejtuar birit të tij: “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit”!
Në këto dy ajete Allahu na mëson se madhështia e njeriut nuk qëndron në krenari e zhurmë, por në përulësi, sjellje të hijshme dhe fjalë të matura. Ai që është i përulur para Allahut, është i sjellshëm me njerëzit dhe ruan edukatën në të folur, fiton dashurinë e Allahut dhe respektin e njerëzve. Kur fëmija edukohet me këto veti të larta morale, padyshim që do të jetë I dobishëm për veten, familjen dhe shoqërinë e tij.
Sipas Kur’anit fëmija duhet të edukohet me drejtësinë, mëshirën, durimin, respektin për të tjerëve, ndershmërinë, sjelljen e mirë, përulësinë. Sot shumë fëmijë dinë shumë gjëra për botën, përshkak të teknologjisë modern, por ata nuk dinë si të kontrollojnë zemërimin, si të respektojnë prindërit dhe njerëzit që i rrethojnë, si të jenë të përgjegjshëm, nuk dinë të komunikojnë.Ata ulërasin shajnë e ofendojnë. Prandaj edukimi nuk është vetëm të bësh fëmijën të suksesshëm në shkollë, por ta bësh atë njeri të mire në jetë.
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ishte shembulli më i madh i dashurisë ndaj fëmijëve. Transmetohet se ai i puthte nipërit e tij, Imam Hasanin dhe Imam Husejnin (Paqja qoftë mbi ta!). Një person e pa këtë dhe tha: ‘Unë kam dhjetë fëmijë dhe nuk kam puthur asnjërin.’
Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) iu përgjigj: “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.”
Islami nuk e pranon edukimin me ftohtësi dhe dhunë. Fëmija ka nevojë të ndiejë se është i dashur, sepse zemra që mbushet me dashuri është më e gatshme të pranojë këshillën.
5- Të mos neglizhohet edukimi shpirtëror
Sot shumë prindër shqetësohen për: ushqimin e fëmijëve, shkollën, profesionin, të ardhmen ekonomike. Sigurisht, të gjitha këto janë të rëndësishme, por pyetja më e madhe është: A do të jetë fëmija im në rrugën e Krijuesit? A do tetë afër Allahut?
Fëmija i mirë është gëzim jo vetëm për syrin, por për zemrën dhe shpirtin.
6- Prindi duhet të jetë i kujdesshëm me ndikimet e kohës
Në kohën e sotme fëmijët përballen me shumë ndikime, siç janë: rrjetet sociale, kultura të ndryshme, modele pa moral, humbja e vlerave familjare. Prandaj, prindërit nuk duhet vetëm ta ndalojnë fëmijën, por duhet të ndërtojnë një alternativë të bukur, si përshembull: lidhja e fëmijës me Kur’anin; dashuri për namazin, shoqëri të mirë, biseda të hapura, shembull personal. Një fëmijë që rritet me dashurinë e Allahut në zemër është më i fortë përballë sfidave.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Fëmijët janë amanet nga Allahu. Ata nuk janë vetëm pjesë e së tashmes sonë, por janë ndërtuesit e së ardhmes së vendit e të shoqërisë.
Edukimi i vërtetë sipas Kur’anit fillon me besimin në Allahun, me dashurinë dhe mëshirën, me namazin, me moralin dhe sjelljen e mirë dhe me shembullin e prindërve.
Le të mos harrojmë se një fëmijë i edukuar mirë mund të bëhet një burim i mirësisë për familjen dhe shoqërinë.
Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Zemra e fëmijës është si toka e papunuar; çfarëdo që të mbillet në të, ajo e pranon.”
Prandaj le të mbjellim në zemrat e fëmijëve tanë besim, dashuri, dituri dhe moral, që ata të jenë dritë për familjet tona dhe për shoqërinë.
Le të lutemi siç na mëson Kur’ani në ajetin 74 të sures “El-Furkan e të themi:
رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ
“Zoti ynë, na dhuro nga bashkëshortet dhe pasardhësit tanë kënaqësi të syve…” (Sure
O Allah, na ndihmo t’i edukojmë fëmijët tanë në rrugën Tënde dhe bëji ata prej robëve të Tu të mirë!
