Çfarë thotë Kur’ani për gënjeshtrën

Në Kur’an, gënjeshtra paraqitet si një nga mëkatet më të rënda morale dhe shpirtërore. Ajo lidhet drejtpërdrejt me hipokrizinë, prishjen e besimit dhe largimin nga udhëzimi i Allahut.

Allahu e dënon qartë gënjeshtrën në shumë ajete, duke e konsideruar atë shenjë të njerëzve të devijuar ose të hipokritëve.

Fjala “gënjeshtër” dhe rrënjët e saj në arabisht, përmenden më shumë se 250 herë në forma të ndryshme, folje dhe emër.

Kur’ani flet shpesh për kuptime të lidhura me gënjeshtrën, si: shpifja, mashtrimi, fshehja e së vërtetës dhe dëshmia e rreme.

Kur’ani i Shenjtë ka adhur për ta pastruar njeriun nga mëkatet dhe të këqijat dhe një prej këtyre mëkateve është edhe gënjështra të cilën Kur’ani e ndalon rreptësisht.

1- Sipas Kur’anit gënjeshtra është shenjë e mosbesimit. Në ajetin 3 të sures “Ez Zumer” Allahu i Madhëruar thotë 

{…إِنَّ ٱللَّهَلَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ}

“Vërtet, Allahu nuk udhëzon atë që është gënjeshtar dhe mohues.”

2- Sipas Kur’anit gënjeshtra është cilësi e hipokritëve. Në ajetin e parë të sures “El Munafikun” Allahu i Madhëruar thotë: 

{…وَٱللَّهُ يَشۡهَدُ إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ لَكَٰذِبُونَ}

“…Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë.” Pra, kur ata flasin gënjejnë. 

3- Sipas Kur’anit gënjeshtra sjell mallkim dhe largim nga mëshira e Zotit

Kjo kuptohet nga thënia e Allahut në ajetin 61 të sures “Ali Imran” thuhet:

{…فَنَجْعَل لَّعْنَتَ اللهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ}

“…dhe të vendosim mallkimin e Allahut mbi gënjeshtarët.”

Ky ajet është ndër më të fortët në Kur’an për mallkimin mbi gënjeshtrën e qëllimshme në çështjet e së vërtetës.

Ndërsa në ajetin 7 të sures “En Nur” thuhet: 

وَٱلۡخَٰمِسَةُ أَنَّ لَعۡنَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

“…dhe mallkimi i Allahut qoftë mbi të nëse është prej gënjeshtarëve.”

4- Sipas Kur’anit gënjeshtra shkatërron të vërtetën. Në ajetin 42 të sures “El Bekare” Allahu i Madhëfuar thotë: 

وَلَا تَلۡبِسُواْ ٱلۡحَقَّ بِٱلۡبَٰطِلِ وَتَكۡتُمُواْ ٱلۡحَقَّ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

 “Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën me vetëdije.”

5- Sipas Kur’anit gënjeshtari është ai person tek i cili është zhdukur besimi në Allahun e Lartësuar, dhe se gënjeshtari i vërtetë janë mosbesimtarët. Në ajetin 105 të sures “En Nahl” Allahu i Madhëruar thotë: 

{إِنَّما يَفْتَرِي الْكَذِبَ الَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ بِآياتِ اللهِ وَأُولئِكَ هُمُ الْكاذِبُونَ}

“Me të vërtetë shpifin gënjeshtër vetëm ata që nuk besojnë në ajetet e Allahut, dhe pikërisht ata janë gënjeshtarët.”

Personat që gënjejnë nuk besojnë në Allahun e Lartësuar, domethënë, besimi nuk bashkohet me gënjeshtrën, dhe besimtari i vërtetë nuk e lëviz kurrë gjuhën e tij në drejtim të gënjeshtrës.

6- Sipas Kur’anit ata që gënjejnë nuk do të kenë sukses. Në ajetin 69 të sures “Junus” Allahu i Madhëruar thotë: 

{قُلْ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللهِ الْكَذِبَ لا يُفْلِحُونَ}

“Thuaj: Me të vërtetë, ata që shpifin gënjeshtër kundër Allahut nuk do të kenë kurrë sukses.”

Kuptimi i këtij ajeti është se ata që trillojnë gënjeshtra dhe ia atribuojnë ato Allahut, pra shpifin kundër Tij duke thënë gjëra të pavërteta për fenë, shpalljen apo ligjet e Tij, nuk do të arrijnë sukses të vërtetë as në këtë botë dhe as në Botën Tjetër. Ajeti thekson se gënjeshtra ndaj Allahut është një rrugë që çon në dështim, sepse ajo bie ndesh me të vërtetën absolute, dhe për këtë arsye pasojat e saj janë humbja dhe mosfitorja në fund.

Mirëpo, njerëzit gënjeshtarë ndonjëherë duken sikur janë më të suksesshëm, sepse gënjeshtra shpesh u jep një përfitim të shpejtë: fitojnë besim të rremë, paraqiten më të aftë se ç’janë, fshehin gabimet ose manipulojnë mendimin e të tjerëve. Por ky “sukses” zakonisht është sipërfaqësor dhe i përkohshëm.

Shpesh njerëzit shohin vetëm anën e jashtme: pasurinë, famën, pozitën apo vetëbesimin e tyre. Nuk shohin ankthin, frikën e zbulimit, humbjen e besimit të njerëzve dhe boshllëkun shpirtëror që sjell gënjeshtra. Një ndërtesë mund të duket madhështore nga jashtë, por nëse themeli është i dobët, herët a vonë rrëzohet.

Edhe në jetën fetare kjo është theksuar: Allahu mund t’i lërë disa njerëz të vazhdojnë për një kohë në mashtrimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se Ai është i kënaqur me ta. Ndonjëherë kjo është sprovë për ta dhe për të tjerët. Suksesi i vërtetë nuk matet vetëm me atë që njeriu fiton përkohësisht, por me qetësinë e zemrës, ndershmërinë dhe përfundimin e mirë. Një njeri i sinqertë mund të ecë më ngadalë, por ecën mbi tokë të fortë. Ndërsa gënjeshtari mund të vrapojë shpejt, por mbi akull të hollë.

7- Sipas Kur’anit Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar. Në ajetin 3 të sutes “Ez Zumer” Allahu i Madhëruar thotë: 

}إِنَّ اللهَ لا يَهْدِي مَنْ هُوَ كاذِبٌ كَفَّارٌ{.

“Me të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe mohues (i së vërtetës).”

Kuptimi i ajetit është se Allahu nuk i jep udhëzim dhe sukses në të vërtetën atyre njerëzve që bashkojnë gënjeshtrën me mohimin e së vërtetës. Pra, personi që këmbëngul në gënjeshtër dhe në refuzimin e të vërtetës e humb aftësinë për të pranuar udhëzimin hyjnor, sepse zemra e tij është larguar nga sinqeriteti dhe nga kërkimi i së vërtetës.

8- Sipas Kur’anit shejtani zbret tek gënjeshtarët. Në ajetet 221-223 të sures “Esh Shuara” Allahu i Madhëruar thotë: 

}هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَى مَن تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ* تَنَزَّلُ عَلَى كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ* يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ{

“A t’ju tregoj se mbi kë zbresin shejtanët? Ata zbresin mbi çdo gënjeshtar të madh dhe mëkatar. Ata i përcjellin (dëgjojnë dhe përhapin thashetheme), por shumica e tyre janë gënjeshtarë.”

Ky ajet tregon se shejtanët nuk zbresin te njerëzit e sinqertë dhe të pastër, por te ata që janë të zhytur në gënjeshtër dhe mëkate të mëdha. Këta njerëz pranojnë pëshpëritjet dhe lajmet e rreme nga shejtanët dhe pastaj i përcjellin ato, por shumica e tyre shtojnë gënjeshtra dhe nuk thonë të vërtetën. Ajeti thekson lidhjen mes gënjeshtrës, mëkatit dhe ndikimit të shejtanit mbi njeriun.

9- Sipas Kur’anit gënjeshtari është më i padrejti, siç thotë ajeti 68 në suren “Ankebut”: 

{وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَبِالْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُ…}

“Dhe kush është më i padrejtë se ai që shpif gënjeshtër kundër Allahut, ose e përgënjeshtron të vërtetën kur i vjen?”

Ky ajet thekson se nuk ka askënd më të padrejtë dhe më të humbur se ai që ose shpik gënjeshtra për Allahun (duke i atribuar Atij gjëra që nuk i përkasin), ose e refuzon të vërtetën kur ajo i bëhet e qartë. Ajeti tregon rëndësinë e pranimit të së vërtetës dhe rrezikun e madh të mohimit dhe shpifjes kundër Zotit, pasi këto janë format më të rënda të padrejtësisë dhe devijimit.

10- Sipas Kur’anit ata që përgënjeshtojnë takimin me Allahun janë të humbur, siç thotë ajeti 31 në suren “El En’am”:

قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِلِقَاءِ اللَّهِ

“Me të vërtetë kanë humbur ata që e përgënjeshtrojnë takimin me Allahun (Ditën e Kiametit).”

11- Sipas Kur’anit ata që gënjejnë janë në errësirë siç thotë ajeti 39 në suren “El En’am”:

{وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا صُمٌّ وَبُكْمٌ فِي الظُّلُمَاتِ..}

“Dhe ata që i përgënjeshtrojnë ajetet (shenjat) Tona janë të shurdhër dhe memecë, në errësira.”

Kuptimi i këtij ajeti është se ata që i mohojnë dhe i refuzojnë shenjat dhe argumentet e Allahut e humbin aftësinë për t’i kuptuar dhe pranuar të vërtetat shpirtërore. Përshkrimi “të shurdhër dhe memecë në errësira” nuk nënkupton domosdoshmërisht gjendje fizike, por gjendje shpirtërore: ata nuk dëgjojnë me vëmendje të vërtetën, nuk e thonë atë dhe jetojnë në errësirën e devijimit, larg dritës së udhëzimit.

12- Sipas Kur’anit gënjeshtarët do të ndëshkohen në Botën Tjetër

Kur’ani paralajmëron se gënjeshtarët dhe shpifësit do të kenë dënim të rëndë në Jetën Tjetër.

Në ajetin 48 të sures “Ta Ha” thuhet;

}إِنَّا قَدْ أُوحِيَ إِلَيْنَا أَنَّ الْعَذَابَ عَلَىٰ مَن كَذَّبَ وَ تَوَلَّىٰ {

“Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që përgënjeshtron) dhe i kthen shpinën”.

بَلْ كَذَّبُوا بِالسَّاعَةِ ۖ وَأَعْتَدْنَا لِمَن كَذَّبَ بِالسَّاعَةِ سَعِيرًا

Në ajetin 86 ë sures “Maide” Allahu i Madhëruar thotë:

}وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَـٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ{

Në ajetet 92-93 të sures “El Uakiah” thuhet:

{وَأَمَّا إِن كَانَ مِنَ الْمُكَذِّبِينَ الضَّالِّينَ * فَنُزُلٌ مِّنْ حَمِيمٍ}

“Nëse ai është nga përgënjeshtruesit e humbur, atëherë vendi i tij do të jetë prej uji të valuar.”

Të dashur vëllezër dhe motra!

Në përmbledhje të temës themi se:

Sipas Kur’anit gënjeshtra është mëkat i madh moral, është shenjë e hipokrizisë dhe devijimit, shkatërron individin dhe shoqërinë dhe e largon njeriun nga mëshira e Allahut.

Gënjeshtra prish besimin dhe karakterin

Gënjeshtra e bën njeriun të humbasë besueshmërinë dhe dinjitetin.

Gënjeshtra shkatërron marrëdhëniet shoqërore.

Gënjeshtri çon në hipokrizi

Gënjeshtra të devijon nga e vërteta dhe udhëzimi

Kur njeriu mësohet me gënjeshtrën, ai gradualisht largohet nga e vërteta dhe nga udhëzimi i Allahut.

Në një hadith Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) na porosit dhe na thotë: “Ruhuni nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra të çon në shthurje, dhe shthurja të çon në Zjarr.”